
Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, analisti Baton Haxhiu ka deklaruar se shumica e zyrtarëve të lartë që kanë dosje penale në SPAK, do kenë të njëjtën pasojë.
Ai u shpreh me siguri se “paprekshmëria e ka prekur fundin”. Nga ana tjetër, gazetari Artan Hoxha tha se të gjithë do të përballen me ligjin, përveç Kryeministrit.
Baton Haxhiu: Shqipëria po hyn në fazën kur paprekshmëria e ka prekur fundin. Dhe sipas asaj që unë kam informacion, nuk janë të paktë, nuk do mbetet më askush i paprekur dhe do të pësojnë fatin e zotit Dako shumica e atyre që kanë dosje penale në SPAK.
Blendi Fevziu: Si, si? Njerëz të rëndësishëm politikë po flasim?
Baton Haxhiu: Ata të kaluar dhe këta të tashëm! Nuk janë pak, ma besoni. Dako është model më shumë i një jehone ose presioni publik që vjen nga Prokuroria dhe Gjykata, që vjen dhe nga publiku dhe realisht është një lloj modeli i “këputjes së qafës”.
Blendi Fevziu: Pra, ti paralajmëron stinë të nxehtë nga vjeshta?
Baton Haxhiu: Jo e nxehtë, por nuk do të ndalet!
Blendi Fevziu: Stinë përvëluese? Me zyrtarë të lartë?
Baton Haxhiu: Ma beso, nuk do të ndalet!
Blendi Fevziu: Cila është dera e fundit?
Baton Haxhiu: Unë jam aq i përgjegjshëm sa mos të flas me emra.
Artan Hoxha: Heqim Ramën, të tjerët…të vishen trashë!
I qute shume Batoni! Po me i quti eshte Rama qe s'ka firmosur asnje shkrese te "nxehte". Ia firmosin Zv/kryeministrat. Refreni i ketyre koheve eshte: "Faji eshte individual". Partia dhe Enveri nuk di gje.
Doli ky spiuni i Serbise te na caj trapin, dhe te na hedhi hi syve me keto genjeshtrat e tij primitive
Asnje zyrtar i larte a i mesem nuk ka provuar pranga ne duar ne flagrance, pra gjate ushtrimit te detyres! Arrestimet ndodhin me pas, kur jane shtrydhur si limonj. Per tu zevendesuar nga te tjere qe vazhdojne vjedhin ne detyre per te mbushur xhepat e Edi Rames, e per tu hedhur prej tij si limone pasi i shtrydh deri ne piken e fundit. Dhe cikli do vazhdoje sa kohe te jete Edi Rama ne krye te ketij pusht-shteti.
Rama ja leshon spakut hajdutet e vet,saliu i shterngon rreth vetes qe te shpetoj veten.
Spiun i lindur...njeri i pështirë!!!
Ore Baton ! Mos eshte Muti Fevzi i prekur !?
Arestimi i Dakos eshte "paradhome" e arestimit te ardhshem ( dhe te pa bujshem) te Berishes.