
Nga Namir Lapardhaja
Një nga metodat më të poshtra dhe të papranuara për mua, është kultura e linçimit, e sharjes, e polarizimit ekstrem në mik (i yni) dhe armik (ai që s'mendon si ne). Kulturë e trashëguar nga enverizmi, si luftë e klasave, dhe e vijuar në demokraci nga një berishizëm, në dukje më i emancipuar, por, në thelb, po aq i rrezikshëm në ndasinë mes njerëzve, për shkak të tifozllikut, dhe jo të ideve dhe bindjeve. Idetë qëndrojnë përtej njerëzve, militantizmi lidhet me emrat konkretë.
Kjo marrëzi që zgjat përafërsisht prej dy vitesh në PD mishëron më së miri kulturën e trashëguar nga enverizmi dhe nxori edhe një herë zbuluar, meqenëse në 2005 menduam se ishte moderuar dhe e kishte tejkaluar vetveten në këtë drejtim, fytyrën e vërtetë të atij që i rritur mes bijëve të bllokut nuk mund të ishte ndryshe prej tyre. Përballë kësaj kulture, do të sjell në vëmendje Enkelejd Alibeajn, i dorëhequr tashmë nga drejtimi i komanduar i PD-së.
Duke qenë se, përveçse në televizor, që është dëshmi e të gjithëve, si nuk e dëgjova një herë atë njeri të shante, të linçonte apo të sulmonte me të njëjtën mënyrë dhe monedhë ata që përgjatë gjithë kohës nuk linin gjë pa thënë ndaj tij?! Edhe kur e "provokoje" për ndonjë, e kalonte me buzëqeshje, por duke mos artikuluar asnjë sulm, linçim apo sharje. E çuditshme.
E njëjta gjë edhe me L. Bashën, për të cilin nuk kanë lënë gjë pa thënë (të them të drejtën, i fortë është që vijon ende me gjithë atë baltosje). Si nuk artikulon asnjë akuzë apo sharje, e kam për bisedat private, ndaj atyre që paturpësisht mëngjes e mbrëmje vetëm shpifin dhe shajnë me libër shpie. Është e qartë që janë dy kultura të ndryshme.
Ky reflektim erdhi duke pirë kafen e mëngjesit dhe lexova me titra që qenkan ofenduar disa deputetë të PD nga mbështetës të Lulzim Bashës. Nuk e di se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por monopolin e kësaj kulture e ka Saliu në politikë.
Më së miri e dinë këtë D. Vrioni, G. Pollo, T. Shehu etj., të cilët kanë qenë dikur objekte të linçimit nga njerëzit e Berishës korridoreve të PD-së. Pala tjetër bën mirë të ndahet në gjithçka nga berishizmi dhe të krijojë një kulturë dhe narrativë të re. Edhe në drejtim të respektimit ndaj atyre që nuk ndajnë të njëjtin mendim.
Po ti a e kupton qe ne ate parti jane mbledh gjithe enveristet,sigurimsat dhe llumi 50 vjecar dhe nuk ka si te kete mentalitet tjeter.Mire qe po e kuptoni pas 30 vjetesh perfitimi
O namir o laperdhar po turp nuk ke qe permend Berishen nderkohe qe deputetet PD dhunohen nga sekseret e Lulqimit si Kapllanaj dhe Lorenc Hoxha! Kur shoh kete reagim bindem qe me i ndyre se sekseret e lulit jane vemje si ty qe i justifikojne!
Me keta horra dhe me nje kryesi prej 17 vetash do beni PD e re? Sali shko formo partine tende e mos u merr me keto therrime se nuk ia vlen. Lulit do i ikin dhe ata dy veta qe ka me vete se i ka mashtruar apo se e kane paguar
Nemesis,,,saliu do bej partine e shoqatave te te vdekurve ke sharrat,,,e pjerdhsh nga trute ti saliu e e te gjith ju loqeve qe mbani shprese ke saliu i rrjedhur nga trute ,80 vjec,,,akoma me saliun o palla,,,
Për z. Alibeaj ke të drejtë dhe unë kam simpati, por për Bashën o zotëri mendohu prap. Basha është një sociopat i ngulur në idenë fikse se duhet të bëhet kryeministër. Ai dhe saliu janë fatkeqësi e PD, janë i njëjti brumë, përlyer në të njëjtat krime dhe në dallim nga saliu ky është edhe i trashë dhe injorant.
Kultura e shantazhit nuk eshte produkt i eneverizmit. Ai e gjeti ulur kembekryeq ne mesin e shqiptareve. Si nje nga karakteristikat e popujve te varfer dhe me mungesa ne kulturen e bashkejteses. Kujtoni "mirekuptimin" partizane - balliste / noliste - zogiste / esadiste / princvidist / për të përfunduar tek skenderbeistë / hamzaistë. Te bashkejtosh ne kohen tone do të thotë të dialogosh dhe ngegociosh. Qe i ka ngritur ne piedestal dhe i jeteson cdo dite Sali Berisha. Gjithsesi, eshte koha ajo qe do te na mesoje se si duhet te sillemi me njeri tjetrin. Se pari, ne familje, me pas ne shoqeri, per te shkuar me pas te partite dhe institucionet shteterore. Deri atehere, rini te qete dhe merruni me sport.
Strumullari i te gjitha marzive dhe poshtersive ne Shqiperi eshte sali berisha dhe pik. Por cfar eshte sali berisha?Eshte kutija e mendjes jo, eshte hajduti me i madh i kombit Shqipetar qe e ka vjedhur kete vend e ka perdhosur. Ky person eshte poison i shoqeris Shqiptare, ne sali berishen duhet ta shikojm si njeri me rezikshmeri te lart per shoqerin Shqiptare prandaj ky mugabe duhet te izolohet sa me pare te jete e mundur. Amerik zgjohu leviz shpejt se po humbasim kohe kot. Z.Naim Lapardhaja respekte je shume i sakte.