
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri do të mbahet më 14 qershor në Gjakovë.
Kurti e konfirmoi lajmin gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ku shtoi se do të nënshkruhen disa marrëveshje me Shqipërinë në disa fusha të ndryshme.
“Sot një javë do të jetë mbledhja 9-të e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri, e treta në më pak se dy vjet. Në mbledhjet e deritanishme kemi nënshkruar 41 marrëveshje”, ka thënë Kurti.
Do ishte e rendesishme te dinim se sa dhe si jane zbatuar ato marreveshje?
Keto mbledhje jane kot fare sepse dyshja Osmani Kurti jane percares te kombit.