Përplasjet në mbledhjen e Kryesisë/ Kolegji i Kryetarëve të PD-së: Dënojmë çdo akt dhune

7 Qershor 2023, 13:03Politika TEMA

Përplasjet në mbledhjen e Kryesisë/ Kolegji i Kryetarëve

Kolegji i kryetarëve të partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me përplasjet mes deputetëve demokrat dhe militantëve të cilët mbështesin Lulzim Bashën.

Në reagim thuhet se dënojnë çdo akt dhune dhe bëhet thirrje që të respektohen zgjidhjet dhe vendimet institucionale.

“Kolegji i Kryetarëve në mbështetje dhe në besim të plotë të organeve drejtuese të Partisë Demokratike dënon çdo akt dhune duke bërë thirrje për të respektuar zgjidhjet dhe vendimet institucionale.

Partia Demokratike e Shqipërisë është ngritur dhe ekziston mbi sakrificën e qindra mijëra demokratëve të cilët sot më shumë se kurrë kërkojnë vetëm të dëgjohet zëri dhe vullneti i tyre, në shërbim të zgjidhjeve më të drejta për fuqizimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike.

Çdo përpjekje për ta zhbërë këtë vullnet, çdo tentativë për ta përbaltur mundin, sakrificën dhe shqetësimin e atyre demokratëve të ndershëm që kanë punuar pa u lodhur për çdo votë dhe çdo mandat të deputetëve të Partisë Demokratike, i shërben vetëm kundërshtarëve tanë politikë, i shërben atyre që duan shkatërrimin dhe asimilimin e Partisë Demokratike.

Mendimet ndryshe, alternativat për zgjidhjen më të mirë për të ardhmen e Partisë Demokratike, zgjidhen me të vetmin mjet demokratik që garanton standardin e çdo procesi dhe kjo është VOTA.

Përpjekjet për t’ju imponuar anëtarëve të Partisë Demokratike me mekanizma përtej votës, janë përpjekje të dështuara dhe nuk janë garanci për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe bashkërendimin e aksionit tonë politik”,-thuhet në reagimin e Kolegjit të Kryetarëve të PD.

3 Komente

  1. F
    Florenc oxha

    Pellumb Seferi ne krye te tavolines, denon aktin e cunave te vet. Ptuuu rrace e keqe ! Skane turp. Na bejne dhe parimorin tani. Ju qifte xhafer isufi

    Përgjigjjuni
    1. L
      Latif Dreqi

      Kolegji i Krye.areve! Cfare emertese...Gabimi me fatal i Berishes qe zgjodhi nje idiot si Basha per PD.. dhe idioti vetem idiotlleqe mund te beje.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Keta dine vetem nje sjellje dhe nje kulture modelin Alla Berisha .Po u kundershtove te pret huri

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje