
Ish kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko tha se “nuk bëhet më fjalë për bashkim të PD”.
I pyetur se përse në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike nuk u ftuan demokratët të cilët mbështesin Sali Berishën, ai tha se ata i përkasin një partie tjetër. Bejko tha gjithashtu se tashmë nuk flitet për një bashkim të Partisë Demokratike.
Sipas tij ajo që u fol e mbase është keqkuptuar është se po kërkohet bashkimi në bazë i demokratëve në mënyrë që ata persona demokratë të cilët besuan se do fitonin zgjedhjet me Berishën dhe sot ndihen të zhgënjyer të rikthehen te Partia Demokratike.
“Sa kohë të jetë Berisha atje, nuk bëhet fjalë fare për bashkim. Kjo pikë nuk ishte e sqaruar mirë te grupi parlamentar i Partisë Demokratike se thuhej se një nga pikat ishte bashkimi, kur pyetëm në kryesi bashkim me kë?
Me atë për të cilin jemi ndarë, me Berishën?
“Jo, bashkim në bazë”-thanë. Pra njerëzit që janë zhgënjyer nga Berisha sot që deri më dje e kanë ndjekur nga mbrapa dhe e panë që me të nuk fitohet, me ata do negociohet”,-tha Roland Bejko për Euronews Albania.
o tullac...qe ke aq men sa ai miku pa floke....Demokratet e kane partine o loqe pensionisti...vulen qe mund tju jape gjykata e nipit te Spiro Kolekes lidheni me gjalm e futeni ne bythe te Bashes, Alibeut
Sa te kete sali krimineli ,latif dreqet e shejtanet cecen,ju do hani kokat e njeri tjetrit,sidomos tani qe rritet edhe rrogat per vete
Bisha ju ka tjetersuar ne gjithcka ! Sa te jete fizikisht gjalle ju me nder i ........mune
Roland Bejko e dime qe ke shume te drejte per keto qe po ndodhin nePD por transmeto pak pozitivitet ne daljet e tua ne publik jo gjithe turi dhe nerva sikur ta kane fajin gazetaret dh njerezit pereth