
Deputeti demokrat Dash Sula i bashkohet politikanëve të djathtë që dënojnë dhunën e ndodhur mbrëmjen e djeshme në selinë e Partisë Demokratike.
Ai shënjestron Lulzim Bashën dhe thotë se ish-kryedemokrati nuk është larguar asnjëherë, edhe pse dha dorëheqjen.
“Është e paimagjinueshme dhe e patolerueshme për një forcë politike me orientim perëndimor, presioni dhe dhuna verbale që iu ushtrua deputetëve në mbledhjen e kryesisë dhe gazetarëve të palodhur që ndoqën me profesionalizëm zhvillimet. Është rregull i artë që ‘lajmsi nuk preket’.
Është në turpin e atyre që s’kanë ikur asnjëherë që të përdorin grupe të ‘fortësh’ për të hyrë në selinë e PD në mesnatë e të imponojnë vendimet e organeve drejtuese të PD.
Këto akte dëshmojnë edhe një herë se Partia Demokratike ka nevojë të reformohet ku të dominojnë forca argumentit dhe të mos trajtohet si një biznes për interesat e ngushta familjare.
Demokratët meritojnë të udhëhiqen nga njerëz që drejtohen nga vlerat dhe virtytet e jo nga grupime të ngjashme me ato paramilitare që kërkojnë pushtet për tu pasuruar”, shkruan Dashnor Sula.
E ka mire Edi Rama,keta jan te gjithe njesoj,mut njera pale dhe kake pala tjeter. Ky gjeli i Peqinit,Dash Sula e ka mendjen te Saliu,si Bardhi,Tabaku e gjithe tabaket e pd.
Pd e mori Luli prape...ne 2025 do nxjerri 4 deputete. Sala urgjentisht parti te re me kryetar te ri ndryshe..po pse o Dash behet gje pa te forte aty
Ne fillim, JU qe kerkoni largimin e Lulzim Bashes, duhet te mblidheni e ti kerkoni falje. Ti thoni : " Na fal, o Lulzim Basha, sepse ne deputetet, antaret e kryesise, antaret e keshillit kombetar, vet Sali Berisha dhe te gjithe demokratet qe te shajne tani , kemi qene qorra, medioker, interesaxhinjer qe te kemi votuar jo pak por 9 here kryetar partie ,edhe pse nuk e ke merituar. Pasi te beni kete filloni e llamatisni....
Gjel deti
Imagjinoni kush ka mbetur në PD, ky gjeli i Peqinit me shokë. Oh, si humbi ajo parti, si kova me ujë në rërë.
Dhe ne themI qe nuk e kemi prejardhjen nga majmuni......