REPLIKAT/ "Pusho mor dreq", Koduzi përplaset me Sulën: Doni të vini të na hiqnin pantallonat?!

8 Qershor 2023, 09:18Politika TEMA

REPLIKAT/ "Pusho mor dreq", Koduzi përplaset me Sulën: Doni

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Gazment Koduzi janë përfshirë në një debat në studion e emisionit “Open” në News24 gjatë diskutimit për tensionet mes demokratëve.

Teksa Koduzi po shprehej se nuk do ketë riantërësim në procesin zgjedhor në PD, Sula iu kthye duke thënë “pusho mor dreq”.

Anëtari i Kryesisë i është kthyer menjëherë duke i thënë “mos bëj si nevrik kot se nuk kam mbaruar”.

Sakaq, biseda ka vijuar me tone të larta mes dy demokratëve që janë përfshirë në debat për ndarjen tjetër të krijuar brenda Partisë Demokratike në lidhje me propozimet për procesin zgjedhor në parti.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Sefa: Në mbledhje kryesie ka pasur gjithmonë debat. Dje vetëm 2 anëtarë nuk kanë folur, të gjithë kanë folur nga 2-3 herë. Në fund po t’i analizosh të dy propozimet janë aq afër sa nuk do e besoni. Në mbledhje nuk ka hyrë njeri

Sula: Dy herë është hapur dera. Mos gënje.

Koduzi: Do të bësh viktimën tani, ty s’të tremb njeri ishte Visha që tha si jeni. Ne brenda sallës ishim të qetë.

Sula: Problemi është që nuk i falet zotërinjve që anë inskenuar grupimet e i sollën aty. Këtë po them unë.

Koduzi: Kush na ngacmoi ne?

Sula: Jo po të vinin të na hiqnin pantallonat

Koduzi: Nuk të ngacmoi njeri brenda

Sula: Më ngacmoi jashtë

Koduzi: Mos bëj viktimën kot.

Sula: Mos u bëj qesharak. Jashtë tonet ishin shumë të larta. Në fillim ishte shumë e qetë situata. nga ora 12 i erdhi ultimatumi edhe u thanë na e morën, si tek filmi “Çifti i lumtur” ma morën djalin.

 

2 Komente

  1. s
    sss

    Ky Sula, me portretin me te shemtuar se Lela, po na shfaqet ne studiot TV, sikur eshte shpetimtari i PD. Rri ore dhe bej hije sa e meriton; mbase ne zgjedhjet e ardhshme kandidon si i pavarur ne Peqin; pastaj mbase ia vlen te te degjojme.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Filluan komentet e enveristave te kesaj fletushke ne sherbim te hajnave te pushtetit per te perligjur veprimet e gjoja trimave te mafishjes ne misionin e Ali Bashes.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje