Arrestimi i Vangjush Dakos, deputetët njëzëri: Flet drejtësia, kush gabon paguan

8 Qershor 2023, 10:48Politika TEMA

Arrestimi i Vangjush Dakos, deputetët njëzëri: Flet

“Drejtësia të bëjë punën.” Deputetë e ministra komentuan njëlloj arrestimin e ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakon.

Teksa po hynin në sallën e Kuvendit për të zhvilluar seancën plenare, e para që komentoi ishte Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila tha se drejtësia do duhet të bëj punën.

“Drejtësia të bëjë punën e saj, ne nuk komentojmë”- thotë Kushi. 

Ka pasur edhe nga ata të cilët vetëm kanë përshëndetur, ose shpërfillur gazetarët për të dhënë koment.

Edhe Dashamir Shehi, u shpreh se drejtësia do duhet të bëjë punën, ndërsa deputeti socialist, Fadil Nasufi tha se përgjegjësia është personale.

“Distancimi politik është i nevojshëm. Secili mban përgjegjësi personale.”- tha Fadil Nasufi.


“Kush ka gabuar do të pagojë. Jo për atë po për të gjithë.”- tha Shehu. 

Një koment disi më ndryshe e pati deputeti socialist, Bujar Çela tha se Dako nuk ka qenë kolegu i tij.

“Nuk ka qenë ndonjëhërë kolegu im Dako. Se s’kam qenë anëtar kryesie. Drejtësia mbi të gjitha, drejtësi e pavarur.”- tha Bujar Çela.

 

Lini një Përgjigje