Nikoll Lesi: Bajram Begaj ruan dinjitetin e shtetit shqiptar, duke mos shkuar në Greqi

19 Gusht 2023, 10:46Politika TEMA
Nikoll Lesi: Bajram Begaj ruan dinjitetin e shtetit shqiptar, duke mos shkuar

Nikoll Lesi ka komentuar në gazetën e tij, refuzimin e presidentit Bajram Begaj, për të marrë pjesë në darkën e kryeministrit grek me liderët e rajonit, darkë në të cilën kryeministri Edi Rama duket se u përjashtua për shkak të Belerit.

"Mes kryeministrit te Shqipërisë dhe atij të Greqisë ka marrëdhënie shumë të ftohta, të paktën për momentin.

Në darkën informale për liderët e Ballkanit Perëndimor, Kryeministri i Greqisë Kiriakos Micotakis nuk ftoi kryeministrin Edi Rama, por ftesën e dërgoi për presidentin Bajram Begaj. Ky i fundit e ka refuzuar duke nxjerrë si pretekst axhendën e ngarkuar për të hënën dhe nuk e ka parë të arsyeshme të pranojë një ftesë, që do të sfidonte kryeministrin e anashkaluar, Edi Ramën.

Më shumë se një ftesë për Bajram Begajn në takimin informal të liderëve të Ballkanit Perëndimor, zgjedhja që ka bërë Micotakis është anashkalim për Edi Ramën. Të dy kryeministrat kanë tentuar të ndërtojnë një marrëdhënie miqësore pak kohë më parë, kur Rama ka vizituar Greqinë dhe kur Micotakis erdhi në Himarë për një takim.

Por burgosja e Fredi Belerit dhe vendimi për të mos ta lënë të betohet deri në djegien e mandatit duket se i ka shkatërruar urat e komunikimit mes dy kryeministrave.

Të hënën e 21 gushtit në darkën informale të thirrur nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në Megaro Maximos nuk do të ketë një përfaqësues të Shqipërisë, ndërsa i vetmi përfaqësues i shqiptarëve do të jetë Albin Kurti. E ndërsa kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo.

Në diskutim do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve të rajonit që janë anëtare të BE-së dhe më konkretisht kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe i Rumanisë Ion-Marcel Ciolakou.

Dreka informale do të mbahet me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”. Sipas medias greke, kjo drekë ka si qëllim që kryeministri grek të riafirmojë mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, e cila bëhet edhe më e rëndësishme në mjedisin e ri të sfidave të krijuara nga pushtimi rus i Ukrainës.

Mosvajtja e Presidentit Begaj ka ruajtur fytyrën e shtetit shqiptar përballë Greqisë e cila ka dashur të ftojë Kryetarin e Shtetit për të denigruar kryeministrin.

Sido të jetë Begaj ka vepruar mirë dhe korrekt në raport dinjitetin e shtetit", shkruan Lesi.

26 Komente

  1. F
    FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

    Te qifte Bejleri ty dhe ç'far te mban pragu i shtepise dhe i shkerdhefte Kina Belerit me kuç e maç.....Shqiperia 30 vjet digjet ju sghkerdhata vazhdoni e QIHENI...

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      O N.Leshi, dhe ju o hipokrita te tjer. Me Greqin dihet Boterisht qe mund te besh "femijen kapricoz", sepse Greqia eshte ne Rolin e prindit qe kerkon qetesi dhe stabilitet ne Rajon. $$$$$$$$$ O Bajrom - Leshi, dhe ju o hipokrita te tjer te politikes, nje pyetje kisha, me VELLA turqir Erdoganin I beni dote gjysmat e ketyre trimerive, ose thjesht te dethrone nje zyrtar Turk te vizitoj monumentin e Skenderbeut ose Kruje. $$$$$$$$$ Ashtu sic detyron Turqia te vizitoni mauselumin e Ataturkut, I cilia ishte si qimja e karit te Skenderbeut. $$$$$$$$$ Atij I them dinjitet

      Përgjigjjuni
      1. u
        u shofshin zagaret

        . Vendos nje emer

        Përgjigjjuni
      2. F
        Free mind

        Nuk mund të jetë mbështetje për askënd në rajon një vend që aplikon prej 200 vjetësh, gjenocidin, inkuizicionin, terrorin dhe mohimin total në shekullin e 21 të çdo lloj minoriteti në shtetin më heterogjen të Ballkanit, duke na kujtuar momentet më të errëta të mesjetës. Është një turp dhe poshtërim për atë që Europa pretendon se është, por që çuditërisht ka dhe ushqen brenda saj të vetmin vend të botës që nuk njeh asnjë të drejtë minoriteti , që mban një ligj lufte dhe që në 200 vjet nga 95% shqiptarë, sllavë, turq, hebrenj, sirianë që e përbënin, sot i janë nënshtruar proçesit më të madh në historinë e Europës të gjenocidit, tjetërsimit të dhunshëm, terrorit sistematik, spastrimit etnik në një shtet në historinë njerëzore, në funksion të pushtetit të Jatollahëve Bizantinë dhe Greqisë Alla Frankeshtajn të zhvarrosur nga gërmadhat, për të ushqyer ideologjinë neokolonialiste perëndimore të demokracisë dhe vazhdimësisë së kulturës së Greqisë Antike. Rezultati: Një shtet klerikal kishtar, një shtet thellësisht fashist, një shtet barinjsh rrezikshmërisht i militarizuar dhe dopuar me armë të teknologjisë së lartë perëndimore, një shtet gjenocidal, shteti më i dopuar me borxhe në botë, një shtet me territoret dhe kostumet e popujve fqinjë një shtet i rrezikshëm që detin ja kanë shtrirë deri në kërthizë të Shqipërisë apo 2 km nga brigjet Turke, një shtet pa komb por me historinë FAKE më të jashtëzakonshme dhe kriminale që Europa me Rusinë ka sajuar, një shtet që nuk shumohet me lindje dhe kulturë, por me blerje lebërish në tregun e flliqsirave dhe barktharëve dhe llucë mesjetare jatollahësh që zhvarrosin kocka shqiptarësh për të ushqyer mostrat FAKE të Vorio Epirit. Shteti i Enver Hoxhës përballë Greqisë Europjane, për të drejtat dhe përfaqësimin e minoriteteve, duket si iluminizmi përballë inkuizicionit .

        Përgjigjjuni
        1. N
          Neandertali shpellave bizantine te mesjetes

          Shume i sakte "Free mind " , kjo eshte historia....

          Përgjigjjuni
        2. c
          ce

          Po cfare kryeministri eshte Micitaqis qe vepron me 2 standarte. Nga njera ane ne zgjedhjet e fundit ne Greqi urdheron marrjen e masave per te manipuluar zgjedhjet ne nje zone ku kandidati ishte mysliman brenda ne Greqi dhe nga ana tjeter merr ne mbrojtje nje hajdut votash i denuar nga gjykata me fakte se eshte kapur me presh ne dore, nje maskara i akuzuar per masakren e peshkopise.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luixhi

            O NIKOLL LESHI PO ÇFARE DINJITETI MBRON KY QE SKA AS DINJITET PERSONAL DHE AS SHTET DINJITOZ.AI ESHTE I PERFSHI NE AFERA ME PRONAT E USHTRISE ETJ ETJ KA AQ DINJITET SA KE DHE TI QE U PLAKE SU POQE POR MBETE SERVILOQE. DO NOI COP QE I BEN QOKE BEROM MAVRISE QI E KENA PESHQESH NGA RAM ZIU I ILIR METS.

            Përgjigjjuni
            1. $
              $$$$

              Ku ka prona te kene mbetur per tu perfshire Beromi......pronave ju shkerdheu kockat Sali Berisha e grupi tij....nga Veriu ne Jug....me....vjedhje...zaptime...e tjetersime....prandaj na i kurseni keto hajvonlliqe.....te jete per gjera te tjera ndoshta po.....por jo prona...

              Përgjigjjuni
            2. Q
              Qiforti

              Re Nikolla ,u krenove me refuzimin e presidentit,por si e ndjeve veten qe kryeministres italiane sju kerkua, ne cdo rakim qe ka ber Rama,as njeher deshperblimin e djemeve te mbytur nga marina italiane .... Thjesht jeni edhe ju nje antigrek se as nje patriot

              Përgjigjjuni
              1. b
                bashkimi për drejtësi

                BRAVO President , BEGA dinjiteti i shtetit dhe kombit qëndron mbi çdo interes tjetër dhe nuk duhet lejuar asnjë shantazhi që të thyej unitetin kombëtar e shtetëror. KM. E. Rama burrërisht po i bënë ballë këtyre anit demokrateve të pro rus e serb që në disa raste po përpiqen ta anashkalojnë Shqipërinë dhe Malin e zi që po ndjekin rrugën PRO EVROPJANE. Me sa duket bëhen përpjekje për të ringjallë Bllokun Politik e Ushtarak përkatësisht Boshtin rusë - ortodoks – bolshevik; Moskë - Budapest- Beograd - Prishtinë - Shkup - Athinë që ishte dhe mbeti gjithnjë de stabilizues i Ballkanit. Vuçiq dhe Obran bashkë me disa tjerë kanë marr rrolin e Putinit në Ballkan dhe po bëjnë ç’mos kundër BE që të realizojnë projektin pro rus.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rrema

                  Perpara per fitore te reja, rrofte uniteti parti popull, o mesjetar.

                  Përgjigjjuni
                2. C
                  Cubi

                  Shkurt fare greku me veprime te mira ose te keqija grek ngelet. Dhe ajo dihet boterisht se si e ka dashur shqiperin. Cudia eshte qe si nje shtet gjoja demokratik te mbaj akoma ligjin e luftes. Nuk ja vlen te komentosh. I nderuari zoti president ka vepruar jasht zakonisht mir duke ruajtur ato pak vlera qe na kan ngelur pa i shitur.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pitu

                    Esbte frikacak ne lidhje me marreveshjet me greqine duhet edhe firma e tij te perballet me kundershtaret jo te struket ne presidenc. Njerz pa dinigjitet

                    Përgjigjjuni
                    1. j
                      joel shkodra

                      Athua ka vendosur vete Bajrami?

                      Përgjigjjuni
                      1. l
                        loni

                        Jam shume dakort me komentuesin ''Free mind'' , nuk i heq asnje presje komentit te tij.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          RAIFI

                          Sado që në vend të komenteve të mirëfillta lidhur me pikëpamjet e artikullit,të vjen për të vjell nga gjuha banale rrugaqëve të pa edukate e të pa njerzii,nuk është vetëm turpë për ta por edhe për gazetën(portalin)që i boton.Këtu në komente të përditshme për shkrime të ndryshme në vazhdimsi ke luftë mes të keqes dhe të mirës,mes tradhtarëve dhe patriote,mesgreko-serbëve dhe shqiptarëve.Fatkeqësisht po dominojnë si shumicë grekofilët me komente të ndyra dhe pa nivel Po nuk mund të merren rrugaqet me Presidentin e një vendi.Shqipëria nuk është bashçe e grekëve që të përdhosin Shqipërinë,popullin e saj dhe klasën politike.A pak iu duket që Greqia ka çfaros popullsinë Qame dhe ka marr territoret shqiptare .

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Leshi

                            O Nikoll Leshi. Rama e ka treguar dinjitetin me miqesine me Vucic i cli eshte ish minister i Milloshevicit qe cfarosi e perdhunoi shqiptaret e nu u dihen as varet. Ky Presidenti nga Rogozhina e ka trreguar dinjitetin qe kur nga mjek pranoi te behet Shef i Shtabit te Pergjithshem dhe te drejtoje te gjithe komandantet e karjeres se ushtrise. E ti teveqel mos harro se teteqint mije shqiptare kane vajtur per copen e bukes ne Greqi. E na mbeti dinjiteti tani te rogozhinsi. O pika merresh dhe ti me pollitike.

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Ilir Meta

                              Bravo president,më në fund edhe shqiptarët po tregohen të zgjuar për të mos u bërë gogla në lojrat e ndyra të politikanëve grek që,gjatë gjithë historis ton kombëtare vetëm na kanë përçarë poshtëruar e masakruar nga paaftësitë e politikanëve tanë.Edhe një herë bravo.

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                katarakti

                                Eshtë në të mirën e Greqisë që ajo të ndryshojë politikën me Shqipërinë. Së pari pasi Shqipëria e sotme nuk është më ajo e vitit 1997. As ajo e vitit 1920. Edhe Shqipëria ka sot aleatë, siç ka dhe ka pasur Greqia. Futja e hundëve të Greqisë në punët e Shqipërisë është e papranueshme. Unë pyes veten se pse nuk i fuste kështu hundët Athina në Tiranë në kohën kur këtu sundonte Enver Hoxha?! Që iu tha grekërve publikisht "uleni bishtin"! Është në interesin e dy kombeve që të mos kemi probleme me njëri tjetrin. Boll me pretendime për Vorio Epirin, me varreza greke në Shqipëri, me gjendje lufte dhe budallalliqe të tjera. Duke vepruar kështu Greqia veçse na detyron të lidhemi edhe më shumë me Turqinë! Dhe në të ardhmen të nënshkruajmë me të edhe një traktat mbrojtjeje reciproke! Kur do ta kuptojë Athina se nuk ka interes ta ketë keq edhe me Shqipërinë, përveçse me Turqinë! 100 vjetëshi i marrëveshjes së Lozanës përfundoi!

                                Përgjigjjuni
                                1. h
                                  hyseni

                                  Sakte, greku do vetem forcen qe te zbythet si ne kohen e xhaxhit. Me elozhe greku nuk ze mend.

                                  Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje