Nisin punimet për krijimin e Qendrës së Kulturës për Fëmijë, Rama: Vepër ikonike për kryeqytetin, por na duhen dhe njerëz të kualifikuar

15 Shkurt 2023, 16:16Politika TEMA

Nisin punimet për krijimin e Qendrës së Kulturës për

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë për nisjen e punimeve për krijimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, pranë Parkut të Liqenit në Tiranë. Rama e ka konsideruar ndërtimin e saj si një vepër ikonike për kryeqytetin.

“Ishte e paimagjinueshme që fëmijët të mos kishin një Teatër të denjë Kukullash, por vazhdonin të frekuentonin teatrin e vjetër që tani i është nënshtruar një restaurimi, sepse është Monument Kulture i mbrojtur.

Do jetë një hapësirë me të gjitha kushtet për fëmijët dhe një vepër ikonike e transformimit të Shqipërisë, kryeqytetit dhe një territori të tërë si ky”, u shpreh ai.

Më tej, kryeministri tha se veç ndërtimit dhe kushteve të reja, ky investim i ri ka nevojë dhe për njerëz të përkushtuar dhe të kualifikuar, që të krijojnë dhe shfaqin përmbajtje cilësore.

“Dua të theksoj që përtej godinave, përtej infrastrukturave të reja, përtej kushteve të reja, na duhen njerëz të përkushtuar, të kualifikuar dhe të angazhuar për t’i mbushur këto hapësira me përmbajtjen po aq cilësore.

Kjo është detyra tjetër e Ministrisë së Kulturës, e qeverisë, e jona, bashkë me Bashkinë, për të bërë gati një skuadër të denjë për këtë vepër”, u shpreh Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

14 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    O hajduti i Lindes, ke dy vjet qe ke hapur nje grope si Hajdin Sejdise ne mes te Tiranes. Nderto teatrin o LEGENI i Lindes !

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      i ka qejf bunkeret, Eddroga...lol ne mes te pyllit....

      Përgjigjjuni
    2. R
      Reka

      Kioske cigaresh po nderton?!

      Përgjigjjuni
      1. l
        labi 1

        Reka palikari,sa mire te kujtohen kioskat e sales ,ku e kishe tenden,te parku RINIA besoj.

        Përgjigjjuni
      2. G
        Goni

        Do jete dicka shume e mire per femijet

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roni

          Po beni investime shume te mira

          Përgjigjjuni
          1. A
            Anjeza

            Si gjithmone qeveria nuk zhgenjen,nje super projekt i cili ka per te ndikuar shume ne zhvillimin e talenteve.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Klevis

              Keshtua vazhdoni,sillni sa me shume projekte te tilla ne Shqiperi se ky vend ka nevoje per to.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Askushi

                Se mos beni ndonje te tille veç ne Qender, te Liqeni, te Blloku, te rr. elbasanit. Aty ku jetoni ju, te tjeret duhet te marrin taksi te vijne e pushojne te liqeni...e nuk jane pak por ndoshta 500 mije njerez qe i keni lene pa asnje park, qendra kulturore, kinema..por, veten aty...

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Goni

                  Te gjitha premtimet e mbajtura po realizohen,nuk ka me bukur

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Notknow

                    Ja pra i gjithe vendisa vjen e po perparohet,femijet do ken mundssi shume te mira per te ardhmen e tyre

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Drita

                      bravo per keto investime mos i ndalni asnjehere

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Artjola

                        nje premtim qe ju e keni mbajtur.bravo

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          astriti

                          pse sja le saliut ta ndertoje ed . ai ka ide arkitekturore te bukura .jam i sigurte qe teatrin e kukllave do ta ndertonte te lana .pastaj ne bileten e cfaqjes ne pakete pas cfaqjes do afronte dhe nje larje ne ujerat qelibare te lanes sic di ti pastroje ai.arkitekti i ndertimeve magjepsese ne lane . krijuesi i pasurimit te njeriut duke ndenjur ne shtepi me qera pasi ke shitur shtepine sipas metodes sudiste .vebiste .populliste kamberiste e te tjera .aman lerja ta beje ai projektin e teatrit popullor .se na ka marre malli per ringjalljen e pallateve te egjyptianit .el sajed .ty ste pelqenin kryeveprat e tij frut i psikollogjise arkitekturore te saliut .dhe stadiumin tja kishe lene atij ta benta projektin .thone qe i ben te gjitha vete.pervec urines .ka filluar te kete veshtiresi .imagjinoj nje stadium te projektuar nga ai .te jesh i sigurte qe do shfaqeshin gladiatoret.i afte per te na kthyer prapa me qindra vjet . por ti e nise vlla shko perpara se sa me shume ecen ti aq me mbrapa mbetet ai e sa me mbrapa mbetet ai aq me shprese ka per ne per femijte tane e per femijte e tyre .respekte ed cke bere deri tani do mbetet gjate ....

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje