Një Bushetë apo Dantes? Frenezia e fallit viral për Ben Ahmetajn

15 Korrik 2023, 19:29Politika TEMA

Një Bushetë apo Dantes? Frenezia e fallit viral për Ben Ahmetajn

Nga Ylli Pata

Përpos “epopesë së karkalecave” që po kërcejnë në katet e sipërme të Tiranës, mania më e re është falli e basti publik në lidhje me fatin e të arratisurit nga drejtësia, Arben Ahmetaj.

Edhe pse ka qenë rasti për të diskutuar realisht për çështjen “Ahmetaj”, akuzën ndaj një zyrtari të lartë nga institucioni që tashmë po kthehet në një mankth për të fuqishmit, asnjë gjë për këtë nuk është diskutuar fare.

Është krejt e natyrshme se palët, pra i akuzuari me ekipin e mbrojtjes apo edhe politika, do të kërcejnë në mënyrë pindarike për të gjetur argumente që i vijnë në favor të tyre. Por publiku kërkon të dijë, sepse nuk është aspak gjë e vogël. Mirëpo jo, për mbi një javë jemi kthyer në një Big Brother të madh, ku gjithçka po trajtohet si telenovelë, qoftë me destinacionin e Ahmetajt, apo pjesë të dosjes që e kanë bërë fërtele për gjithçka, por jo për të akuzuarin VIP.

Ndërkaq, tani ka nisur një frenezi në çdo panel, ku secili po parashikon se kur ish-zv-kryeministri do të kthehet në një Tomaso Buschetta, pra në një të penduar e nga i akuzuar do të kthehet në akuzues.

Por Arben Ahmetaj nuk pranoi të jetë një Pavel Vllasov i Maksim Gorkit, por një “shqiptar i mesëm” që për parim nuk ka aksiomën “burgu për burrat është”, po të famshmen thënie: “këmba e lehtë e faqja e bardhë”.

E ky është lajmi thelbësor në këtë ngjarje të madhe, e cila natyrisht pati e do të ketë edhe zhvillime të rëndësishme tip efekt domino. Por për këtë, nuk mund të hidhet fall, edhe pse kushdo mund ta bëjë, duhet pritur zhvillimet që të komentohet. Ama ka një aspekt këtu që bën mu, e që e bëjnë panelet.

Logjika konsiston në atë që “bëri mirë Ben se në burg je i shkatërruar”. Natyrisht është i lirë gjithkush ta komentojë në këtë mënyrë, por thelbi i asaj që publiku kërkon është se çdo zyrtar i akuzuar, duhet të përballojë procesin. Pasi nuk ka rrugë tjetër. Mund ta kërcënojnë, ta shantazhojnë, ta ç’gradojnë e ta telendisin, por në fund, heroi nuk është ai që ikën, por Edmond Dantesi i Alexander Dumas.

I cili pasi ja nxinë jetën katër vetë, ja del të mbijetojë e arratiset nga burgu, noton e noton derisa shkon në shpellat e thella ku kishte fshehur paratë e inceneratorëve, dhe me ato pare përgatit hakmarrjen ndaj armiqve të tij.

Por siç e tha dora vetë Ben Ahmetaj, ambicja e tij është më e madhe, pasi më shumë se një Dantes, po i pëlqente një Danton që do të prejë kokën e Mbretit, pasi sipas tij ndryshe ka dështuar revolucioni.

Një revolucion që sipas ithtarëve të rinj të “Dantonit” të momentit do të vijë me shkresa bombë. “Do të shikojmë sesi do të sillen nga jashtë letrat e Arben Ahmetajt që do të hedhin në erë Edi Ramën”, thonë të përhershmit që kanë mbajtur gjallë teorinë e revolucionit të paneleve në Tiranë, që në kohën Para Epokës Non Grata.

Përveç gallatës që sjell kjo parodi frenetike për të gjetur Buschetta-n tek Ben Ahmetaj, pyetja që lind spontane është: Ja edhe erdhën shkresat, a ndryshojnë gjë në thelbin e akuzës që SPAK ka ngritur ndaj zv.kryeministrit. Pasi shkresat që do sjellë “Dantoni” ende s’i kemi. Let’s talk about SPAK-s papers. 

Jo, vetëm për ato nuk flitet, për gjithçka tjetër, madje edhe për Nasufin e Baftjarin që emri u përmendet aty në ndonjë vend, e jo për njeriun që fluturoi ashtu me pantallona të shkurtëra në një vend ku thuhet se ka një mbret. Por që emrin nuk e ka Luigj po Hasan…

17 Komente

  1. k
    k

    Miu i kanaleve,jo tigri.

    Përgjigjjuni
    1. l
      l

      Ky eshte shembulli fshatarit delenxhi ,pa asnje moralitet dhe integritet shoqëror apo politik. Noblesse oblige.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdogan

        keshtu ke 3/4 e popullsise ne mos me shume.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Eni

        Po te jete burre ka ca documented dhe I nxjerre...kerkon strehim politik e ja japin dhe e fundos gjithe kupolen...por kte nuk do e beje dihet, se nuk e ka bere kush ndaj...

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lol

          Te japi doreheqjen padroni i Ahmetaj …… peshku i krimbur nga koka apo jo?…. Lol

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

            Tigri. 50 kilesh ....milona EURO

            Përgjigjjuni
            1. A
              Asd

              Kaq pa dinjitet ky njeri (Ahmetaj), po si e gjeti, ku e gjeti Rama dhe si nuk e paska njohur fare dhe i la miliardat e shtetit neper duar!? Apo ndoshta (ne te kunderten) Rama e njihte shume mire dhe ky debili i plotesonte te gjitha "rekuizitet" per tu bere loder e tij dhe se dyti per tia mbathur sic ia mbathi!? Iku Ahmetaj? Merr ne pyetje dhe heto Ramen.

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ish antar i PD

                Po Saliun me Liken ku jane?! Po Luli dhe gaz Bardhi me Joriden ku jane!Une- thote picirukja Tabaku -nuk dua qe Ahmetaj te shkoje ne burg?! Femije,mjerim berishizem! E gjithe vula dhe foltorja flasin gjuhen e Saliut,ai i ka pjelle te gjithe,mjerane dhe skllever!

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ish antar i PS

                  Po populli ku eshte?

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Busho

                  Fantazi provinciali, qe perpiqet te tregoje «kulture »

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    1

                    As BUSHET as Dantes thjesht lepurush

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arber

                      Sa bukur e ke zbukuruar mune me lule, sot eshte momenti per revolucion o rrote dhe jo per yjet rrine e veshtrojne. Nqs ky eshte niveli i gazetarise cfare do presesh nga populli.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Davidi

                        Mbake mend edhe Pavel Vllasovin o te qifsha trute.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Ramut korrupsioni sali gerrdeci

                          Ky kurva I quantum klysh miu, ka ikur ne koh te berishes per 2 vjet jasht shtetit kur e kerkonte prokuroria u kthye prap kur u mullen letrat nga sali gerrdeci Jan te gjith me nje Anne qe po mbytet si ramuti e sali gerrdeci

                          Përgjigjjuni
                          1. g
                            goni

                            Star Duck ......lot lot

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fjale pa vend

                              Surrati i ketij Ahmetajt te bind vertet se njeriu ka ardhur nga majmuni.

                              Përgjigjjuni
                              1. Z
                                Zigur Gopi

                                iky si mut i lagur ky superhajdut Minister.Pleher i felliqur, frikacak shume i ndyre dhe paska qene dhe Minister kurvar perrvec te qenit vjedhes i madh.Te ekstradohet sa me pare ky mut muti

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje