Një ditë para Kongresit, Rama mbledh ministrat dhe deputetët

8 Prill 2022, 09:58Politika TEMA

Një ditë para Kongresit, Rama mbledh ministrat dhe deputetët

Një ditë para mbajtjes së Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me kabinetin qeveritar.  Burimet bëjnë me dije se takimi i Ramës me ministrat do të zhvillohet tek Vila 30.

Ndërkohë kujtojmë se nesër më 9 prill Partia Socialiste do të mbledhë kongresin, që duket se do të ketë një mënyrë ndryshe nga ato që janë zhvilluar më parë.

Kongresi i PS-së nuk do të jetë i vendosur vetëm tek Pallati i Kongreseve, por do të jetë i shtrirë dhe në sheshet e kryeqytetit dhe pjesë e tij do të jenë edhe qytetarët.

Ndërkaq më parë kreu i PS-së, Rama ka komentuar se në këtë kongres nuk do të ketë ndryshime në qeveri.

5 Komente

  1. B
    Besnik

    Kemi besim te ju qe do beni zgjedhjen e duhur

    Përgjigjjuni
    1. k
      koli

      Perpara per mandatin e 4 sepse e meritoni

      Përgjigjjuni
      1. b
        bardhi

        ishalla me naj lajm i mir

        Përgjigjjuni
        1. A
          Andi

          Shpresoj qe ky kongres te jet sa m produktiv

          Përgjigjjuni
          1. N
            Neritan

            Po normal qe do mblidhen se nuk jan si pd qe i merr vendimet vetem nji person

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje