"Berisha terrorist që duhet lidhur dhe burgosur", Frrok Çupi: Sulmet e tij të egra dhe helmuese ndaj ambasadores Kim të shëmtuara

8 Prill 2022, 09:16Politika TEMA

"Berisha terrorist që duhet lidhur dhe burgosur", Frrok

Analisti i njohur Frrok Çupi ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa e ka ndalur theksin tek sulmet e ish-kryeministrit Sali Berisha në adresë të amerikanëve dhe veçanërisht ndaj ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikë në Tiranë, Yuri Kim.

Çupi thekson se Berisha është një terrorist, që sipas tij, duhet lidhur dhe burgosur për llogari të Amerikës.

“Shtëpia e Bardhë sot reagoi ‘e tronditur’ nga sulmet e Sali Berishës dhe deputetëve që e mbështesin, kundër përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim. Zv. ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tundi kambanën e fortë se (Kujdes!) Kim është përfaqësuese personale e Presidentit Joe Biden, çka nënkupton se sulmet ndaj saj konsiderohen si sulme ndaj udhëheqësit amerikan.

Në sulmin e Berishës kundër përfaqësueses së Shteteve tëBashkuara janë rekrutuar qindra ‘zëra’, anonimë ose të paguar që të shajnë, të fyejnë, të godasin në imazh zonjën Kim, duke përdorur fjalorin e kriminelëve dhe të rrugaçëve. Por gjithnjë në ballë të kësaj turme hunjsh të ndezur me urrejtje dhe me poshtërim, ndodhet vetë Sali Berisha, ish president dhe ish- kryeministër i Shqipërisë. Sulmi i Berishës kundër përfaqësimit të Shteteve të Bashkuara është shtuar dhe degraduar pasi Departamenti i Shtetit e shpalli ‘non grata’ për një korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Por sulmet e Berishës e kanë fillimin në një datë të pa kontrolluar.

Në Lëvizjen Demokratike Berisha hyri si ‘Kalë Troje’ për të mbajtur gjallë orientimin anti- amerikan të qeverisë së re ‘Demokratike’. Në gjithë karrierën e tij veproi në kundërshtim me interesat e Shteteve të Bashkuara dhe orientimin pro- amerikan të Shqipërisë. Shtatë ambasadorët e SHBA që kanë shërbyer në Republikën e Shqipërisë i ka sulmuar, i ka etiketuar, i ka paragjykuar dhe ka tentuar t’i dëbojë nga vendi”, deklaroi ai.

Analisti Çupi i cilësoi sulmet e Sali Berishës ndaj ambasadores Kim si krim të shëmtuar.

“Sulmet e egra dhe helmuese të Berishës dhe kompanisë së tij, kundër ambasadores Yuri Kim, kanë për qëllim që të ushqejnë ‘korin’ anti- amerikan të terroristëve në botë. Berisha po e projekton veten si një ‘Putin’, por vulgar, që bën luftë kundër Shteteve të Bashkuara. Çfarë duhet të bëjë Shqipëria në mbrojtje të nderit dhe autoritetit të aleatit të vet strategjik, SHBA, në momentet kur Sali Berisha gjuan me gurë, me vulgaritet, me rrugaçëri dhe në një mundësi sa më të parë- me armë e me ushtrinë e tij- kundër Shteteve të Bashkuara?

Shteti shqiptar duhet të bëhet garant i mbrojtjes prej sulmit të tij ndaj dinjitetit të mikut të madh, të garantit të stabilitetit dhe paqes në vend. Në traditën dhe kodet e popullit tonë përcaktohet në një gjuhë lakonike dhe të saktë se i zoti i shtëpisë ‘duhet t’i lidhë qentë!’. Edhe në kohën kur Amerika nuk e arreston Sali Berishën, këtë duhet ta bëjë Shqipëria. Ky është një krim si gjithë sulmet e tjera mbi përfaqësitë amerikane në Nairobi, Teheran, Bengazi..., veçse të kryera akoma pa armë zjarri. Shqipëria është një aleate e afërt dhe e konfirmuar e Shteteve të Bashkuara; Tirana nuk duhet të lejojë dikë që të kryejë akte të kundërta që, sot për sot, mund të quhen ‘akte të terrorit të bardhë’ kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara. Deri më sot njihen mbi 730 sulme të kryera kundër ambasadave dhe konsullatave.

Në shënjestër kanë qenë misionet e më shumë se 90 shteteve. Shtetet e Bashkuara pësuan një në çdo pesë sulme prej numrit të përgjithshëm.  Rreth 20% e të gjitha sulmeve shkaktuan të paktën nga një viktimë. Cilat janë shkaqet pse janë sulmuar përfaqësitë e Shteteve të Bashkuara? Kjo është çështja kyç: Në një numër rastesh, veprimet u etiketuan si akte terroriste dhe shtetet përsëritën se mbrojtja e misioneve është detyrë e shtetit pritës.

Shkak i dytë janë pakënaqësitë serioze mes shtetit të përfaqësuar me sjelljen e shtetit pritës, si të thuash ‘pakënaqësi të Shqipërisë kundër SHBA’. Në këto raste marrëdhëniet diplomatike janë prishur kudo në botë.  Po vallë çfarë pakënaqësi ka në Shqipëri kundër Shteteve të Bashkuara?... Pikërisht këtë figurë të deformuar kërkon të krijojë Berisha dhe të tijtë me sulmet kundër Shteteve të Bashkuara...Edhe në të drejtën tonë zakonore, ne shqiptarët duhet të reagojmë e ‘tua lidhim’ sulmet prej tanëve. Se shtrohet një pyetje e thjeshtë: Kur nuk mbajmë në vathë Berishën, çfarë mund të bëjmë me Putinin”, nënvizoi Çupi.

 

3 Komente

  1. K
    K

    Maloku është e keqja absolute e kombit, ballkanit, evropes, sistemit tone diellor, dhe kostelacionit .

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nga e shkuara

      Nga e shkuara! Vetem njeriu i Zotit mund te qeverise mire, kur ka autoriten e Tij!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tedi

        Frrok ke të drejtë përgjithç’ka që thua, por kujt ja thua. Ky, berisha po shantazhon një shtet si amerika, po bën karshillëk ne këdo që e pengon të bëjë atë që do ai. Planet e tij mbështeten nga meta, dy gëlbazat e vëndit, ku për interesat e tyre ato do bëjnë gjithçka, duke shkatërruar e djegur. Një mut SPAK, që kishim shpresë se po ringjallemi, na ktheu ke pesimizmi për të vënë para drejtësisë kët killer, ku asnjëherë SPAK su muar me verishën por me njerëz që nuk krahasohen me ato që ka bërë e bën berisha e meta sot. Kjo ka demoralizuar dhe humbur besimin se ky shtet funksionon. Si mundet që berisha bën foltore e ner stadiume e lokale me qera, ku vijnë këto para. Nuk mund të besojmë tek SPAK, sepse ka dështuar me këtë njeri, që u bën karshillëk edhe SHBA. Nuk mjafton ajo që qënka non grada, kjo është për shba, por për shqiptarlt dhe drejtësinë shqiptare ky duhet të ishte me kohë në burg. Por realiteti që atij nuk i bën përshtypje as SPAK e as SHBA, do të thotë se shkalla e korrupsionit është më shumë se berisha. Të kemi dhjerë o shtet, besimi tek ju është zero.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje