Rama shpjegon me filxhan situatën në Fierzë: Shesim energji më lirë se sa e blejmë

8 Prill 2022, 09:23Politika TEMA

Rama shpjegon me filxhan situatën në Fierzë: Shesim energji

Kreu i qeverisë Edi Rama ka sqaruar në emisionin “Opinion” përse u shkarkuar Fierza, ndërkohë që më herët ka blerë energji me çmim më të shtrenjtë dhe e ka shitur më lirë.

Për ta shpjeguar këtë Rama mori filxhanin e kafes duke thënë se baseni i HEC-it nuk mund të mbushej më shumë se sa lejohej pasi mund të shembej diga. Rrjedhimisht sipas tij, kur ka shumë prurje ose duhej derdhur uji duke hapur digat ose duhej shitur.

Për këtë arsye sipas tij është shitur energji me çmim të lirë në kohët me shi dhe është blerë më shtrenjtë në kohëra të thata.

“Pse ne shesim energji më lirë se sa e blejmë? Sepse e shesim kur ka shumë reshje dhe ka shumë prodhim dhe duhet që ose ta shesim dhe ose ta derdhim ujin, kurse kur e blejmë e gjithë zona ka nevojë për energji dhe është e thatësirë gjithandej”, tha Rama në Opinion.

10 Komente

  1. E
    ERTV

    Eh mer artist pikturisto ????! Ja morre zanotin Mona fallxhores. Jepi se edhe ca kap Saleh-un me gënjeshtra. (Populli dele, ku marrin vesh ata). Por muti me shurrë nuk mbulohet. E gjitha është KEQMANAXHIM i pastër i qeverisë tënde Tutti frutti... Pa folur për të tjera, kur e ka në dorë Bela-ustallesha.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kaskada e Drinit

      "VTRE" Çfar fati i poshter! Te gjithe komentuesit alla salixhinj Zoti i ka zgjedhur te jene shume te mençur, shume te arsimuar dhe shume horizont-hapes dhe qe ekipi qeverises ka KEQMANAXHIM te paster. Lum na per kete "lum" ekonomatesh qe kina dhe mjere na qe asni prej tyne sun u bo kryeminister.

      Përgjigjjuni
    2. q
      qorri

      Po sido me e shpejgue zoti kryeminister per keq do i merret , vazhdo kshu ti se kta qente do lehin

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bert Kozi

        Je i papare perzotin hahaahah , respekte

        Përgjigjjuni
        1. G
          Goni

          Je shume i qarte z.Rama per ato qe kane vesh te degjojne ????????

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toni

            Vendi yne ka pozite gjeografike teper te mire dhe disa mund te thone qe pse ndodhin keto gjera por z.Rama e ka shpjeguar shume mire pjesen e energjise elektrike dhe qe ne varemi nga kushtet atmosferike Kjo sigurisht eshte nje pjese qe çalon nga gabimet e Saliut qe prishi cdo gje ne 97’ Nese do kishim te gjitha fabrikat ne rregull ne sot sdo vuanim ne mungese te furnizimit me energji elekrike!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Andeta

              Kur shpjegimi u be shum qart nga Rama nuk ka me vend per komentet e mbeshtetesve te Saliut

              Përgjigjjuni
              1. A
                Alban

                Ja ke shpjeguar shume qart po kto aq marrin vesh aq do thone

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toni

                  Kta te saliu gjith men ja se e ndriten ne fakt kur ishin ne pushtet qe iknin dritat nga 8 or ne dit.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Urimi

                    Te pakten tani nuk kemi me probleme me ikjen e dritave sepse ju dini ta menaxhoni shume mire situaten

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje