"Një grua çoi paratë e aferës CEZ-DIA në Kongo. Ajo duhet të flasë"

20 Mars 2024, 09:27Politika TEMA
"Një grua çoi paratë e aferës CEZ-DIA në Kongo.

Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë këtë të martë (19 mars) në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH, në lidhje me çështjen CEZ-DIA.

Sipas avokatit Beqiri, parat e kësaj afere janë pastruar në banka në Kongo dhe se janë çuar atje nga Kastriot Ismailaj dhe një grua, identitetin e së cilës nuk e bëri me dije. Ai theksoi se në lidhje me këto është në dijeni edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK)

“Çështjet që janë të rëndësishme, me peshë të madhe për ekonominë e vendit dhe shqiptarët. Janë ato që janë madhore, si u bë privatizimi i ALBPETROL, privatizimi i ARMOS, i CEZ. Kanë shkuar lekët në Kongo, janë pastruar në bankat e Kongos. Në bankat e Kongos ka llogari Ilir Meta dhe lekët i ka çuar Ismailaj, ka patur edhe një zonjë me vete, ajo duhet të pendohet sepse do t’i shkojë edhe asaj dora pas zverkut. Këto i janë thënë SPAK, i është thënë dhe emri i ministrit të Ekonomisë së Kongos që thotë nuk po më thërrasin të shpjegoj”, theksoi ai.

Lidhur me Ismailajn, i vetmi i ndëshkuar për aferën CEZ-DIA i cili tashmë është liruar nga burgu, Beqiri tha se kanë dalë prova të reja që e thellojnë edhe më shumë implikimin e tij. Beqiri shkon dhe më tej teksa thekson se është gati të dëshmojë edhe një ministër në Kongo i cili, thekson avokati, e di se ku kanë shkuar paratë.

“Jo vetëm si aferë është e madhe, por duhet parë dhe kush u thirrën si dëshmitarë. Gruaja e Ismailaj psh ka vajtur atje, i ka dhënë të gjitha hollësitë. Është një dosje që me prova direkte dhe indirekte provohet dosja CEZ DIAS dhe rrethi i personave që do përgjigjen. I kanë dalë disa gjëra të tjera Ismailajt që e thellon të keqen ndaj tij, sidomos marrëdhëniet e tij në Kongo, çfarë ka çuar në Kongo dhe ai ministri në Kongo është gati të dëshmojë se e di ku i kanë çuar valixhet”, thekson avokati.

13 Komente

  1. M
    Mana

    Kethehini palate e shqiptareve

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arta Doda

      Rama duhet te vertetoje ku i gjeti milionat qe ndertoi bunker ne Surrel.Sa kushton nje zhgaravine e Rames dhe pse 20% e jo me shume nga vitet e pasurimit?!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dritan

        Pseudonimit "Arta...", na ler te mbarojme pune me te paret: Saliun dhe Liken, pa Edi Ramen aty e kemi, ne bunker te Surrelit.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Njani

          Hej more arte ty hangert ujku ne ven gomarit po ca ta pret b.... spangon

          Përgjigjjuni
      2. a
        adi

        Turpi Zotit mos ken SHBA-te ishin duke e shkarravit Atedheun sikur Hienat.Nga ana tjeter ne mengjes deri ne dark shanin Enverin duke e krahasu me Hitlerin!!!!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noli

          Po e lane te zhduket jashte shtetit dhe gruaja e "mistershme", SPAKU-t nuk ja do zemra qe te merret me "leprin" e madh, se nuk do ti hyje kesaj pune, pune e ngaterruar.Me mire me minjte.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zaza.

            Korierja e mona likes quhet guri kjo gruaja qe con $ e mona likes te miniera e arit ne kongo e ka nje skraparli

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arlind

              Gruan e famshme kerkojeni dhe gjejeni ne emisjonin e Fevziut "shqipetare neper bote".

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vranakonti

                Bobo,temerr! Edhe ne Kongo i kane cuar parat hajdutet e " besuar" te shtetit shqipetar,Saliu dhe Meta. Idajet Beqiri eshte nje avokar i besueshem, me eksperience dhe ato qe thot jane te besueshme.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Normal kane kudo !

                  Sa per nje Info : te shkurter... Nese deshrion te dishe...jane shume njerez qe kane Llogari Bankare ne cdo shtet te EU deri ne USA ....shiko listen e Biznesmeneve apo Emrat e Politikaneve dhe te gjithe kane ate qe per juve ju duket habi Kongo ! Suksese..

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Normal kane kudo !

                    Sa per nje Info : te shkurter... Nese deshrion te dishe...jane shume njerez qe kane Llogari Bankare ne cdo shtet te EU deri ne USA ....shiko listen e Biznesmeneve apo Emrat e Politikaneve dhe te gjithe kane ate qe per juve ju duket habi Kongo ! Suksese..

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Normal kane kudo !

                      Sa per nje Info : te shkurter... Nese deshrion te dishe...jane shume njerez qe kane Llogari Bankare ne cdo shtet te EU deri ne USA ....shiko listen e Biznesmeneve apo Emrat e Politikaneve dhe te gjithe kane ate qe per juve ju duket habi Kongo ! Suksese..

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Normal kane kudo !

                        Sa per nje Info : te shkurter... Nese deshrion te dishe...jane shume njerez qe kane Llogari Bankare ne cdo shtet te EU deri ne USA ....shiko listen e Biznesmeneve apo Emrat e Politikaneve dhe te gjithe kane ate qe per juve ju duket habi Kongo ! Suksese..

                        Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje