‘Një kundërshtar nuk vritet’, gazetari ndan bisedën me Nanon.

7 Nëntor 2025, 08:00Politika TEMA
‘Një kundërshtar nuk vritet’, gazetari ndan bisedën

Gazetari Martin Leka, i cili kishte marrëdhënie të ngushta me Fatos Nanon, ka ndarë për publikun histori dhe kujtime me ish-kryeministrin e ndjerë.

Ai theksoi në “Real Story” se Nano nuk e shikonte politikën si ‘arenë gladiatorësh’, që nënkupton se kundërshtari duhet ‘eliminuar’.

“Kur e pyeta për disa figura që nuk duhej t’i promovonte, më tha: ‘Politika nuk është arenë gladiatorësh, ku njeri duhet të vdesë patjetër’. Ai u bë i famshëm dhe mbeti në histori edhe me mënyrën se si iku.

Ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme politike, që duhet të ndiqet. Si çdo njeri, ka pasur gabimet e veta – për mua, një ndër to ishte që promovoi dy njerëz që s’duhej. Po të ishte gjallë, do më thoshte: “E ke gabim’” tha ai.

 

Lini një Përgjigje