
Një ditë më parë, në sallën e parlamentit deputeti socialist, Toni Gogu u përfshi në një situatë aspak të zakontë, ku teksa fliste, demokrati Flamur Noka, i frynte bilbilit.
Gogu teksa komentoi këtë situatë në Report Tv tha se është tregues se si Sali Berisha i ushtron presion deputetëve të tij për të të dalë nga vetja dhe detyra qytetare.
“E pakëndshme të shohësh një koleg që të bjerë në atë lloj pozite, por përpiqem që ta mirëkuptoj.
Nuk kuptoj si mund të denigrosh kolegët e ty, të marrësh ish ministrin dhe ta kthesh në oficer të policisë së qarkullimit është pak e rëndë.
Duket sa presion i ushtron me ata deputetë që dalin nga vetja dhe detyra qytetare”, tha Gogu.
Se mos i humben kujt(mendt),e i gjeten keta te saliut.