
Pas mbledhjes së grupit të Bardhit me Foltoren, Gazment Bardhi u shpreh se kanë diskutuar për organizmin e tyre për seancat plenare. Gjatë fjalës para mediave, Bardhi i bëri thirrje kreut të Shtetit Bajram Begaj, të cilit kërkoi të kthejë ligjet e miratuara nga mazhoranca për komisionet hetimore.
“Ne jemi drejtuar si grup parlamentar presidenti të republikës, dhe njëherë në emër të grupit I bëj thirrje presidentit të republikës të bëhet garant i Kushtetutës të Shqipërisë. Ne duam të besojmë se presidentit do ngrihet në lartësinë detyrës që ka marrë përsipër”, theksoi Bardhi.
Ai theksoi se refoma zgjedhore është kushte detyrues dhe këtë e thotë qartë raporti i OSBE-ODIHR.
“Refomën zgjedhore shumica kërkon ta bllokojë. Reforma zgjedhore është caktim i rregullave të lojës mes palëve politike. OSBE detyron të kryhet reformë zgjedhore bipartizane. Çdo ndryshim duhet të jetë konsensuale mes mazhorancës dhe opozitës çdo gjë tjetër është lojë e Edi Ramës”, tha ai.
Më tej, Bardhi theksoi se opozita do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dy ligje; Portin e Durrësit dhe tatimi i profesioneve të lira
“Së treti kemi vendosur t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar dy ligje të miratuara nga mazhoranca që është ligji që i hap rrugë vjedhjes së Portit të Durrësit, mijëra hektarë tokë publike i jepen një investitori. Ligji i dytë që do ti dërgohet Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me ligjin që rrit tatimin mbi fitimin për profesionet e lira. Rreth 260 mijë qytetarë që preken nga rritja abuzive, ti bashkohen opozitës në këtë iniciativë”, u shpreh Bardhi.
Per vrasjen ne Elbasan kur do ti drejtohesh gjykates .....
kur ben smart ass ky beqiri kavajes,ben edhe si trim
Ky na i shpifi .
Une kam mendimin qe edhe shteti ( policia ,garda) ne rastese deputetet jane me mendje ne mos bindje civile, edhe shteti ,pavarsishte se jane deputet, por nuk pyesin per ligje,athere edhe shteti duhet te kaloje ne mos bindje ligjore. Konkretisht,cilido qe prish e shkaterron tempullin e demokracise ,Kuvendin , tu fusin shkopin e gomes. Po,po edhe dhuna bene qe te ecesh perpara. Liberalizmi i tepruar,gjoja me kete unitetin, kane kaluar ne anarshi. Po,po ! Me mire pak diktature se sa anarshi.
Jepi Bardhi mos ju ndaj, ti je e ardhmja e PD.