"Nuk mund të flasësh", deputetët e PD pengojnë kreun e KLSH-së të raportojë në Kuvend

17 Tetor 2024, 11:03Politika TEMA
"Nuk mund të flasësh", deputetët e PD pengojnë

Deputetët demokratë, Albana Vokshi, Elda Hoti dhe Petrit Doda kanë bllokuar foltoren.

Ata nuk lejuan kreun e KLSH, Arben Shehu të lexojë raportin.

“E di që je në siklet po nuk mund të flasësh”, i thanë opozitarët, ndërsa ai po qëndronte në derë.

Pas kësaj situate, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali tha: “Nuk dëshironi që kreu i KLSH të paraqesë këtu rezolutën se nuk keni asnjë interes të dëgjoni, atëherë sipas rregullore lexohet projekt rezoluta nga komisioni për ekonominë dhe financën. Zoti kryetar, mund të largoheni”. 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje