Hajde o Fatmir ikim në kafe, se s'kemi ça bëjmë më këtu ne

17 Tetor 2024, 10:48Politika TEMA
Hajde o Fatmir ikim në kafe, se s'kemi ça bëjmë

Ndërsa në sallën e Parlamentit ka mbizotëruar kaosi, ku deputetët e opozitës të papërjashtuar tentuan të pengonin seancën, një episod ra në sy.

Pak pasi deputeti i PDDNJ, njëkohësisht kryetar i saj, Vangjel Dule, mbajti fjalën e tij, u pa teksa i bashkohej kolegut republikan Fatmir Mediu, duke marrë rrugën për të dalë.

Të dy ligjvënësit kanë lënë sallën duke shkuar në kafene, teksa brenda tensionet kanë qenë në maksimum.

Gjatë fjalës së tij Vangjel Dule tha se parlamentarët nuk duhet të përjashtohen si kope bagëtish, ndërsa kërkoi mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

“Javën e kaluar tentova të hyj në parlament, më penguan punonjësit e Gardës duke thënë se po zbatonin urdhrat. E njëjta gjë dhe sot, me gjuhë patronazhisti, me gjuhë nacionaliste duke më kujtuar identitetin tim etnik.

Është kjo frymë që dëshironi të mbizotërojë. Merreni më ngadalë se ka parë kjo sallë, ka parë shumë.

Thërrisni Konferencën e Kryetarëve, nuk përjashtohen si kope bagëtish parlamentarët. Çdo gjë ka një limit, thirrini arsyes, zoti Shalsi dhe lërini retorikat me gogola”, tha Vangjel Dule.

7 Komente

  1. a
    ai atje

    Ja edhe greku leshon pe dhe pi kafe me nje cam kur behet fjale per te shkaterruar Shqiperine.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Fatmir Mediu nuk eshte Cam, eshte nga fshatrat e Kavajes, ka ikur ne vitin 1976 ne Patos sepse daja i tij vrau burrin e dashnores. Pastaj dajen e tij e denoi Gjyqi me pushkatim., Imoraliteti i familjes tyre eshte me breza ne zonen e Okshtunit Gose.

      Përgjigjjuni
    2. e
      edmond( koder rreshen)

      Dy vellezerit ,qe zihen per inate pasurore,por ne fund te fundit, jan bashk se i therret gjaku !

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Ju jeni deputete gollovar,edhe ne te ardhmen po deshi Sala shkoni ne parlament,se nuk ju zgjedh njeri ju

        Përgjigjjuni
        1. E
          E Kane qelbur ate vend

          Ik ore bajge ne greqia ,ju jeni terrorrista

          Përgjigjjuni
          1. J
            Juli

            Fatmir Mediu nuj eshte Cam o Zoterinj, thjesht eshte rritur ne lagjen e Cameve.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjinakriq

              Po mirë more Dule që ekërkoni një të "drejtë " që mendoni se ekeni, por ku e ke gjetur të drejtën që në emer të të drejtave për të protestuar tëbëni në parlament si lopë të çmendura (ndërkryera)?Akeni parë në parlamentet e vëndeveEvropiane ku ne duam të shkojmë të bëjnë deputetët si kafshë të thyejë e djegin karrike, tavolina, të shkulni mikrofonat ,të bllokoni deputetët ejerë qofshin dhe të mazhorancës të marin fjalënpër të diskutuar .Më skandalozja .A keni parë në ndonjë parlament të goditen shtyhen , ofendohen punonjësit e sigurisë , gardistët.?Si mundet të ulet kaq poshtë niveli i femrës shqipëtare (deputete) , të mbushë mbathjet , sutjenat dhe çantat me mjete piroteknike tymuese etj dhë ti nxjerrë në parlament si macja dhe bushtrat kur pjellë këlyeshët.Jo ZDule jo .Kjo nuk është liri e fjalës dhe veprimit të pa kufizuar me të cilat abuzoni në .mënyrë të turpëshme Kjo.është amoralitet politik , destruktivitet iqëllimdhëm që për ju(si grek injohur) nuk mund të kesh një qëndrim apo intrepetim tjetër.Po si mundet t'i justifikojnë .udhëheqësit e tjerë të opozitës ? Vetëm një qëllim kanë .Me çdo mjet, me çdo rrugë dhe menyrë anti kushtetuese ,të vijnë në pushtet pa varësisht se e voton ose jo populli.Është fatëkeqësi për popullin tonë që ka një opozitë të shkatërruar të tjtërsuar pa objektiva ,pa orjentim europjan pa idealet që ka demokracia në boshtin esaj .Shikoni o popull ilodhur nga kjo klasë politike se kush e udhëheq opozitën . Sali non grata .Ilir Meta që ka dalë nga centrimi( është shfazuar )dhe leviz nëpër rrugët , malet përrenj e lumenjt si nje qen i një komshiut tim ( i quajtur beleci) që kur u plak jo vetëm që nuk i ruante shtëpinë dhe bagetinë por largohesh fare deri sa ngordhi larg nga shtëpia . Ky dotë jet edhe fati i tij .Edhe disa drejtues të tjerë të ksaj opozite vijnë rrotull stanit të Saliut se mos ju hedh ndonjë kockë( mandat diç kanë bërë për 32 vjet )E çfarë pret populli opozitar nga kjo opzitë mostër që drejtojnë imoralët politik pa din e iman.Pasuritë pa iventar që kanë këta gangëster të opzitës së rrugës nuk i lejojnë këta tipa të punojnë për popullin. Janë këto dhe shumë arësye të tjertjera që deputetët e opzitës kanë gjetur si sebep për të justifikuar pasuritë e që duan me.çdo mjet ti mbrojnë.Por jo të gjithë deputetët opzitar por në veçanti drejtuesit kryesor që ulërinë çirren e lebeziten se gjojs u dhëmb eju digjet shpirti për popullin. Mos ,mos ugënjeni nga lotët e krokodilëve të politikës së sotëme. Me gjithë këto që shkrova nuk dotë thotë se deputetët e mazhorancës janë ëngjëj . Jo ,Jo.Kanë shumë por shumë ama kusure ,gabime korrupsion vjrdhje etj por peshorja për këtë mazhorancë anon nga poziviteti.Rritje ekënaqëshme ekonomike, reforma nëdrejtësi është kryerezultati ,lufta kundër krimit korrupsionit ,drogës.njohin nivel të mirë. Në fushën ediplomacisë arritjet janë në nivel të pa krahasueshëm me disa vite më parë .Me gjithë se me vonesë por është një arritje emadhe hapja kapitujve kryesor për integrimin Europian.Përmirësimi i infrastrukturës,.rezultate të papara për këto 32vjet në turizëm etj etj.Janë këto dhe mjaftë të tjera arritje që e kanë errësusr arësyen eopzitës për ti parë me një realizëm të mjaftueshëm dhe jo me një nihilizëm katrastofik i pa pranueshëm për një forcë politike që sxnon të vijë në pushtet .Por si po vepron kjo opzitë zor shumë zorë që populli mevotën etij tu varë në qafë ujqërve mëlçitë në qafë.Për demokracinë është mirë që pushteti të ndërrohet sa herë që punët nuk shkojnë mirë por në këtë situatë që eshtë opozita , nuk ka besim askush se po votuan opzitën gjerat do të rregullohen .Kjo opozitë nuk di të bëjë mirë veç shkatërrimeve, djegjeve,krimeve të cilave ju a ka marrë mirë dorë .Pra larg sa më larg nga kjo e keqe e çertifikuar në vitet ekaluara për këtë opozitë që e ka dënuar veten të qëndrojë për shumë kohë në opzitë deri sa ta bindë popullin se ajo ka ndryshuar dhe e meriton të rivijë në pushtet.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje