Opozita, sulm ndaj qeverisë për çmimet, Tabaku: Kriza e korrupsionit ka trokitur në derën tonë, jo ajo e luftës!

24 Mars 2022, 11:48Politika TEMA

 

Opozita, sulm ndaj qeverisë për çmimet, Tabaku:  Kriza e

 

 

Në nisje të debatit për rritjen e çmimeve, deputetja e PD, Jorida Tabaku u shpreh se vendi nuk është goditur nga kriza e luftës por kriza e korrupsionit.

"Infacioni po shoqërohet me një rritje të jashtëzakonshme të varfërisë. kjo situatë kishte lindur pa nisur agresioni rus. Në kohën e krizës së shpallur nga qeveria ne menduam se do të kishte menaxhim më të mirë. Në momentin kur qeveria duhet të shiste energji ajo blinte, kur duhet të blinte ajo shiste. Ne thamë që qeveria duhet të marrë masa për një krizë që nuk ka lidhje me dinamikën botërore por e nisur shumë më herët.

30% e shqiptarëve sot jetojnë më pak se 5 dollarë në ditë. Kjo është kriza që vjen nga koncesionet dhe PPP-të. Kriza e korrupsionit është ajo që ka trokitur në derën tonë, jo kriza e luftës. Nuk bën habi që kryeministri hesht dhe nuk thotë asnjë fjalë për monopolet", tha Tabaku.

Sipas saj 60% e çmimit të karburantit sot janë taksa.

"Unë besoj që sot kostot e jetesës në Shqipëri janë rritur si rezultat vetëm e politikave që kjo qerveria ka ndërmarrë. Kjo qeveria ka goditur punën. Për këtë arsye protestuesit kanë mbushur rrugën. Edi Rama nuk ndryshon, ai sapo merr pushtetin rrit taksa, abuzon", tha Tabaku.

Seanca e sotme parlamentare pritet të ketë debate të shumta, pasi sot për 3 orë rresht do të ketë një mocion me debat lidhur me rritjen e çmimeve. Ky mocion me debat është thirrur nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar demokrat.

Në nisje të debatit, në prezantimin që i bëri mocionit me debat, deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzoi qeverinë për keqmenaxhim. Ajo tha se Shqipëria vuan krizën e korrupsionit dhe jo atë të luftës.

Ndërkohë në rend dite është interpelanca e thirrur nga një grup deputetësh më kryeministrin Edi Rama, por ajo nuk do të zhvillohet, pasi ai është nisur drejt Brukselit ku pritet të zhvillohet samiti i NATO-s, e ku do të flitet për luftën në Ukrainë. Këtë interpelancë Rama, ia ka deleguar ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Nga ana tjetër në interpelancë është thirrur edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga 2 deputetët e grupit të Berishës, Albana Vokshi dhe Flamur Noka.

Lini një Përgjigje