Opozita ka bojkotuar sërish mbledhjen e komisionit të Dezinformimit ndonëse në mbledhjen e kaluar iu është bërë thirrja nga kryetari Erion Braçe për të marrë pjesë me qëllim gjithëpërfshirjen.
Edhe në mbledhjen e parë, të mbajtur në fund të qershorit, opozita bojkotoi mbledhjen ashtu siç kishin paralajmëruar.
Komisioni u miratua më 11 prill në Kuvend me 73 vota të socialistëve. Ky komision ka si qëllim identifikimin e fushatave dezinformuese në media, mbështetjen financiare të mediave apo organizatave të shoqërisë civile dhe do të ushtrojë funksionet e tij për 12 muaj.
Në përfundim të punës, Komisioni do të përgatisë një raport me analizat, gjetjet dhe propozimet për ndryshimet ligjore dhe masat administrative.
Mirë j'ua bëjnë, kur ju si lepuj shkoni në komisionet që drejtojnë, ata. Ndërkohë që ndonjë prej tyre nxjerr raport për "dhimbje" barku, kur është fjala për t'u paraqitur, në organet e drejtësisë për shpifje (për dy vjet me radhë). Populli në këto raste, thotë: O janë frikacakë ose hajdut se për të edukuar, çdo gjë e ka një limit!!!