Arbi Agalliu largohet nga grupi i PD: Berisha nuk përfaqëson bindjet e mia, duhet një opozitë larg hijes së korrupsionit

17 Korrik 2024, 11:11Politika TEMA
Arbi Agalliu largohet nga grupi i PD: Berisha nuk përfaqëson bindjet e

Pas vendimit të Apelit që i dha vulën e partisë Sali Berishës, një tjetër deputet është larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Deputeti Arbi Agalliu njofton largimin nga grupi, ndërsa në një postim të gjatë në rrjetet sociale shpjegon arsyet se përse e mori këtë vendim.

Agalliu shkruan se Berisha nuk përfaqëson bindjet e tij, ndërsa thekson se ka ardhur koha për një opozitë larg hijes së korrupsionit.

Deklarata e plotë: 

Zhvillimet e fundit politike kanë vendosur në provë secilin prej nesh që jemi pjesë e saj.

Në këto tre vite, pavarësisht përplasjeve të brendshme të cilat krijuan vakuum opozitar ndaj kësaj qeverie të korruptuar dhe model abuzivizmi, personalisht jam përpjekur të bëj maksimumin.

Në politikë, sidomos në vendet e zhvilluara dhe përfaqësuese të demokracisë, koherenca në qëndrime është tepër domethënëse. Fatkeqësisht në realitetin shqiptar kemi politikanë të cilët të bardhës i thonë e zezë, atë që e akuzojnë dhe e shajnë e bëjnë partnerin më të çmuar apo dhe ndryshime qëndrimesh 180° brenda ditës. Në syrin tim, këta janë politikanë që ose kanë probleme dhe halle personale ose janë pupacë të të tretëve. Këta nuk mund kurrsesi të jenë alternativë dhe shpresë për Shqipërinë.

Bazuar në formimin dhe parimet e mia, jam munduar të jem koherent në diskursin dhe qëndrimet që kam mbajtur.

Që në krye të herës kam besuar se tranzicioni politik duhet të përfundojë. Klasa e politikës së vjetër që ka mbajtur peng këtë vend do duhet të largohet. Politikanët e korruptuar, ata të djeshmit dhe këta të sotmit, do duhet të luftohen me çdo mjet sepse janë kanceri i shoqërisë.

Kam besuar dhe besoj se çdo përpjekje për të zhvilluar demokracinë në Shqipëri do duhet të bëhet përkrah aleatëve tanë strategjikë si SHBA, BE dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kam besuar dhe besoj se drejtësia në këtë vend, me gjithë problemet që mund të ketë, duhet të mbështetet pa kushte, sidomos në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe kundër krimit të organizuar.

Bazuar në këto parime kam mbajtur edhe qëndrimet e mia përgjatë këtyre viteve. Unë besoj fort se e djeshmja e korruptuar nuk mund të jetë e ardhmja. Sikurse besoj fort se secili prej nesh duhet të jetë i qartë në ndarjen e tij me të keqen dhe me atë që nuk mund të jetë alternativë për Shqipërinë e 2025.

Vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit fatkeqësisht vendosi që partia më e madhe opozitare ti kalojë Sali Berishës, i cili përfaqëson një politikë që nuk përkon me bindjet e mia, përveç problemeve që ka me drejtësinë apo me vendet simbol të demokracisë.

Sot duhet një opozitë larg hijes së korrupsionit dhe që ngjall shpresë për shqiptarët. Fatkeqësisht një grupim apo parti që në lidershipin e saj ka persona me probleme nuk mund të jetë alternativë.

Nisur nga qëndrimet e mia të deritanishme dhe asaj që besoj, shpreh sot largimin nga Grupi Parlamentar i PD.

Demokrat nuk të bën as vula e as logo por qëndrimet dhe parimet, bindjet dhe besimi. Nuk mund të përfaqësojë të djathtën dhe demokratët as ish-sigurimi i shtetit, as ish-sekretarët e partisë dhe rinisë dhe as te indoktrinuarit e tyre.

Besoj fort se të djathtës i duhet riorganizim, bashkim si dhe DISTANCIM ndaj çdo faktori që nuk e përfaqëson atë.

30 Komente

  1. r
    raul

    Ke bere punen me te mire o Arbi. Nje njeri me mend nuk mund te jete pjese e bandes se trushplareve bushkolas kokpalare morragjinj te kurbinit, mamurrasit, bathores , kamzes me molotov ne xhep qe dogjen deren e kryeministrise dhe flamurin kombetar me molotov nen komanden e kryegangsterit te foltores Muli Geringut, duke na kujtuar djeg'jen e Rajshtagut ne 1930 ne Berlin nga uniformat kafe te Herman Geringut te Rajhut te Trete. Populli i Tiranes ne vecanti dhe i gjithe Shqiperise do ju a nxjerre per hunde trushplareve te foltores ate nate te zeze te 11 korrikut dhe ne 2025 do ti japin goditjen apokaliptike leshelike babaxhike imam haxhi dede sali dumbabes me 40 hajdute dhe spiunit Agush 50 lekesh qe u gerguf shume ate nate por u shfry si tollumbace. Duroni tik tak, , 10 muaj jane dhe gjigandi Edi Rama merr mandatin e 4t kurse krrici i faros me dy gishta lart dhe prokurori paralel vullnetar Belo krrici kombinati ne gropen septiko politiko.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati properendimor

      Bravo Agalliu, me ne fund po dalin dhe demokrate te ndershem qe me ne fund po e kuptojne qe nuk ka shprese dhe qe nuk mund te qendrojne bashke me politikane ish komuniste e te akuzuar per vrasje si Berisha, me politikane te akuzuar per korrupsion e pasuri te dyshimta si Mul Noka, Tritan Shehi apo Vokshi, me politikane rrugace e me berishizmin ne zemer si Paloka apo me mashtrues, te pabese e servile postesh si Gazmend Bardhi.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Z. Demokrat më pëlqeu komenti por çfarë ke dashur të thush "nuk ka shpresë"?? Nëse vazhdimi do ishte "për të ardhur në pushtet" atëhere largimi i deputetit është pa vlerë. Dua të besoj që këto largime nuk janë se këta nuk kanë shpresë të rizgjidhen por sepse saliu është vrasës.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati properendimor

          “”Dakord”desha te them qe duhet te krijojne nje parti te re demokratike pas largimit nga partia demokratike marksist leniniste e Berishes.

          Përgjigjjuni
      2. h
        h

        te gezoj pencionin si pak te marr dy vjet mbas mandatit.,

        Përgjigjjuni
        1. k
          koalals

          bravo, njeri me integritet. shpresojm te votojne, njerez si ju na duhen.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tom

            Po dhe yt ate gajasej me Ramen ne autobus per Dhermi...ik o Arbi ik...shko ke Kadia

            Përgjigjjuni
            1. l
              lyl 7x7=42 shi

              Agalliut i takon te ike nga grupi i opozites - nuk ka qene opozitar i ketij pushteti Rama asnje dite te vetme e nuk i dihet asnje deklarim prej opozitari.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                O ti koqe kandari. Ke quan opozitar ti? Kerriçin e Faros, Thuthuqin e Palokëve, Magjar Nokën, Salianjin, apo Gaz Bardhin? Trap me syze. Opozita nuk behet me sharje dhe duke hedhur molotovë. Behet duke refirmuar PD ne nje alternativë qeverisese, me platforme politike te djathtë, jo te udhehequr nga nga Komunist Katunar prej Viçidoli, dhe as me sigurimsa. Me platformen e saj politike, fillon zberthimi i korrupsionin te qeverise, sepse te beson populli. Por edhe unë kujt i flas! Ku merr vesh ti nga keto gjera. Shko se po shperndan Nul Noka 5000 lekë te reja per çdo protestues. Pastaj shani patronazhistët. E çfare ndryshimi keni nga patronazhistet? Pi dakord pra, dakord, asnje ndryshim nuk keni. Mos u nxeh.

                Përgjigjjuni
              2. r
                ramiu

                Opo e larguan, sja varte njeri.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bureto

                  Bravo! Zgjedhjet po afrojnë ndaj duhet me urgjencë krijimi i një formacioni politik, me në themel ato parime që rreshtoni, por edhe të tjera. Ky fornacion, pra një parti, do duhet të mbledhë dhe do rçtë mbledhë rreth vetes sa më shumë nga ai spektër qytetar që nuk përfaqëson asgjë nga e kaluara, por që PD-PS, nuk i ka votuar dhe nuk do t'i votojë as në prill 2025. Atëhere cila parti do t'i përfaqësojë ata? Do të lihen ata të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin fare më votime si derimë sot. Kjo, për hir të ndryshimit të sratus-quosë, të imponuar nga marrëveshja Rama-Berisha në prill 2008, me të cilin ndërtuan sistemin dypartiak apo partitokracinë, me synimim që sipas "platformës katoviciane", pushteti të altternohet vetëm me dy bijat e PPSh, nuk duhet të ndodhë Kështu ka ndodhur në këto 33 vjet, por nuk do duhet lejuar më! Filloni sa jeni ende në kohë. Kjo alternativë duhet të jetë një FRONT i gjerë për Demokraci, apo diçka të ngjajshme me të. Për të shkuar tek ndryshimi, gjithmonë ka vështirësi dhe ai nuk vjen nenjëherë, por si gjithmonë duhet të ketë një fillim që me këmëngulje dhe një ofertë serioze që të ngjisë në popull, rezultati do vijë. Ju do duhet të jeni ajo pyka që do ta çajë trungun e plakur të partive oligarkike PS-PD. Po të bëni këtë do shikoni se si, vartësisht rezultatit në zgjedhje, duke mos formuar dot qeveri të vetme, ato do të krijojnë një qeveri të përbashkët. Kur janë rrezikuar e kanë bërë dhe herë të tjera. Ani, por kjo do jetë një mënyrë për t'i diskredituar përfundimisht dhe, hap pas hapi, në një të ardhme jo shumë të largët, fitorja do t'u përkasi forcave të reja. Kujtoni si ia arriti kësaj Meloni në itali. Me besim dhe me shpresën te drejtësia e re, do t'i jepet kështu fund tranzicionit demo(n)kratik, post komunist.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    accidentally_genius

                    ja dy rilindas me mend qe e kane komentuar dhe e paskan uruar.. hajde ne pidh te sateme dhe ti ,, shko te partia mëmë nga e cila e ke prejardhjen dhe u infiltrove ketu te pd ,, kelysh kurve,, ca mendove se ti .. se sdo kuptoheshe ,, pidh robsh ,,

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Godoi

                      Agalliu e ka prejardhjen nga partia mëmë!? ky është nipi i Afrimit, familje e djathtë historikisht.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                        Godoi, Po me kë flet. Nuk e sheh qe ky ... demek ... aksidentalisht budall ... ja ka falur trurin Saliut. Por Saliut bravo i qoftë. Nuk paska lënë koqe kandari qe ta marre Rama. I ka marre te gjithë tek PD. Dhe Rama bën festë. E pse të mos beje. Keta te Foltore Rishketdhatimit te Saliut nuk duan pushtet. Keta duan vetem Saliun or byrazer. "Edhe bar do hamë, por Saliun nuk e braktisim". Hallall. Jane aksidentalisht idiotë.

                        Përgjigjjuni
                    2. T
                      T

                      Bravo djale shyqyr qe e kuptuat me je fund se kush duhet te votohet.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shkembi

                        Bravo! Vertet shume vone, por me mire vone se kurre

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Koli

                          Mos Arbiiii.Djali me i mire i Katundit te PD po na leee.Mos Arbiiii,tani ti po le Bacen Sali,Tani Para Burgut.Me bere te Qaj or aarbiiii.

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            Organizata bazë PPSh

                            Sa qenkan gezuar rripjellesit sumekuq ! Ky ishte nje morr sumekuq I infiltruar nga Rripjellja per diversion. (Genet e sigurimit te shtetit) Lumturojuni bythkuq rripjelles. Tani keni Alibythen, Lulqimin, sozine e karit Bejko, Kadillin, dhe bajga te tjera si ky Agalliu ne postet e Rripjelljes. Nxirni bythen ne semafor . Vendet u zune. Sa gëzim ka tufa, brohoret bagetia -hani koqet e mia. Edvin Suma 2024

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Humoristi

                              Nese kerkon te dalesh nga politika tregoju i ndershem deri ne fund!Sa para i pagove Lulkes qe te futi ne lustat e mesnates pa asnje konribut ideologjik!

                              Përgjigjjuni
                              1. x
                                x

                                Keta largohen, por nuk e thot asnjeri se Saliu. eshte kriminel,kjo eshte e para,te tjerat jane pordhe me tigon.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Populli

                                  Deputet = Hajdut Tani ky la partine apo deputetllekun ?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. d
                                    deputeti pavarur

                                    Kush ka dy mend ne koke duhet te largohet nga grupi berishist dhe te formojne nje levizje te fuqishme me Alibeajn, Bejkon,Haklajn, Kthupin,etj. Do te jete teper vone per ata qe ndjekin Berishen se se shpejti te gjithe si grup do te shpallen non grata.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Korrupsionin e ben qeveria jo opozita

                                      Kisha nder mend te shkruaja edhe une dicka, si psh, nese jeni kaq te sinqerte ju qe largoheni me deklarta te tilla, prisni zgjedhjet, te vini nje here ne pushtet dhe pastaj luftoni kunder korrupsionit, se korrupsionin e ben qeveria jo opozita. Por kur lexova komentin e “Organizates baze te PPSH” vendosa te mos e zgjas, se i paska thene te tera

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Svetllana

                                        Largohuni tradhtare, se nje bie mijra ngrihen ne mbrojtje te Sali Berishes.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Nje vlonjat

                                          Arbiiii , ( do me pelqente te ma lexoje kete sobet ,Po ...) kush te kandisi per kete vendim ? Seriani , Iqa , Lalami domosdo ,Jo . Kush Jane keta ? Pyet ndonje vlonjat te mocem . Qe si bicim shakaje kjo djaleee , pa eshte marre vesh se kush ta mbushi mendjen per kete vendim historik . R. Bejko dhe Kulluri , sepse vetem keta mund te ta mbushnin mendjen nga mendja e tyre e madhe. Jemi ne pritje ... a vrafshi gomaret .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Korba ceco !

                                            Arbi , Po sa e ke gezuar miletin me kete defllek !? Po ke bere def , mor cun ? Ti nuk ishe ne kalane e berishes , keshtu qe I bie te keshtu bere def grupin euroatlantik ,pro amerikan dhe pro perendimor .Po ku Po shkon ? Ne Lazarat dhe Dukay thone agjensite e lajmeve . Kane fat komunistet , Po edhe punojne dhe sakrifikojne . Meritat dhe vleresimet me sublime duhet t' ia japin heroit te heshtur , komunistit me te hatashem , Sali Ram Berishes qe e beri kete te djathte qe mbeti nga sofra e sh. Enver cika - cika per te mos e marre vetem kurre . Ps . Dukat Jo Dukay

                                            Përgjigjjuni
                                            1. F
                                              Futja kot mero

                                              Ky Magalli po qe burre e dorzon mandatin e tregon se ska ndejtur per karrige po luli e mastro j

                                              Përgjigjjuni
                                              1. l
                                                lagohuni nga ajo PD e degraduar

                                                Bravo Arbri ,, Bëre shumë mirë që u largove nga ai grup banditësh se demokrat kanë vetëm logon ,por në të vërtet janë grup i strukturuar kriminal me në krye Salën.Je vërtet qytetar demokrat që shumë pak ka si ty në atë Parlament zoraxhinjësh ,,përfshirë edhe Deputet vlonjat që nuk kanë tope as të lëvizin qerpikun e jo të kundërshtojnë sulltanët e partive .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Atdheu

                                                  Arbo as me njeh as te njoh ju a zgjodhi kryetarin Amerika Alibeajn bashkohuni bashke e mos u merr me Nokat Palokat Bardhet e monstra te tjere ekstremiste.Provojeni njehere.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. R
                                                    Real

                                                    Mos e bej kete menxyre se do jete me pasoja afatgjata per opoziten ne Shqiperi. Megjithate bej ndonje gje tjeter, mos vononi mblidhuni me Ali beun dhe krijoni ndonje parti te re sepse gjumashi ju ka lene shendene.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje