Kryeministi Edi Rama i ka përcjellë një mesazh urimi Roberta Metsoles, e cila u rizgjodh si Presidente e Parlamentit Evropian.
Me anë të një postimi në “X”, Rama shkruan se rizgjedhja e saj është një lajm i mirë për rajonin dhe se Shqipëria pret të vazhdojë të punojë ngushtë me Metsolen për të mbështetur dhe mbrojtur vlerat e përbashkëta evropiane.
“Urime të ngrohta për Roberta Metsola e cila u rizgjodh si Presidente e Parlamentit Evropian.
Ripërtëritja e besimit nga Shtëpia Evropiane e Demokracisë me 562 vota të jashtëzakonshme është një dëshmi e lidershipit, energjisë dhe vizionit të saj të besueshëm në krye të një prej institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian në kohët aktuale sfiduese për të gjithë.
E dashur Roberta, rizgjedhja juaj është gjithashtu një lajm shumë i mirë për rajonin tonë dhe Shqipëria pret të vazhdojë të punojë ngushtë me ju për të forcuar marrëdhëniet me BE-në, për të mbështetur dhe mbrojtur vlerat e përbashkëta evropiane, si dhe sigurinë, prosperitetin dhe solidariteti i një Unioni të cilit i përkasim dhe punojmë çdo ditë për të qenë pjesë”, shkruan Rama ndër të tjera.
...shqipkari shkrete, i ngeli menja te Ceku i Bardhe/ dhe Sorros i Edverit....apo Bideni ....humbi i zoti nxjerr gomarin nga balta...lol