Shalsi: Koha për një raport të ri Parlament-KLSH! Nënkomisioni te Ekonomia nuk do të operojë mbi baza bipartizane

16 Korrik 2024, 11:25Politika TEMA
Shalsi: Koha për një raport të ri Parlament-KLSH!

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvend, ku pritet të raportojë kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryetari Eduard Shalsi tha se duhet të hapim një marrëdhënie të re mes Parlamentit dhe KLSH-së. Shalsi foli edhe për iniciativën e ngritjes së një nënkomisioni “Për Auditimin e Sektorit Publik”.

“Nuk do të jetë një nënkomision që do të operojë mbi baza bipartizane. E tillë është eksperienca e shumë vendeve, që na sugjerojnë edhe partnerët tanë.


Jemi në një proces shumë interesant për të ngritur raportin e Parlamentit me KLSH-në në një nivel të ri bashkëpunimi nga i cili ato që duhet të përfitojnë duhet të jenë qytetarët e Shqipërisë”, deklaroi Shalsi.

2 Komente

  1. V
    Vlonjati

    KLSH ka shkelur vijën e kuqe. Janë kthyer në gjobëvënës dhe e kanë shpallur veten si agallarët qysh duke filluar nga vetëcaktimi i rrogave tepër të larta. Politika e rrogave të tillë institucioneve të pavarura janë monopol i shtetit. Caktimi i rrogave vetes janë vetë institucionet që jetojnë me të ardhurat e tyre. Kurse KLSH i rrit rrogat nga taksat e popullit fukara. Pastaj nuk bëhet fjalë për cilësi të audituesve që nuk marrin fare vesh, por mundohen të flasin me xhalë të mëdha të huazuar nga jashtë. TURP TURP TURP.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Popull

      Trego o Shalsi hajduti nje aktivitet ose pune qe ka bere kontrolli lart I shtetit ndaj shtetit,ndaj hajduterise ne shtet. Eshte e qarte qe ti je ortak me vjedhjet qe ben shteti. Une nuk e dija qe shteti jone e paska kete institucion kontrolli te cilet nuk bejne detyren por jane ortake me korrupsionin.Turp te vije qe del e flet perralla

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje