“Zbatuan urdhrin e atij në ballkon”, Gogu për opozitën: Njësiti guerril bëri atentat në Kuvend

16 Korrik 2024, 09:30Politika TEMA
“Zbatuan urdhrin e atij në ballkon”, Gogu për

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, tha se sjellja e opozitës dje teksa raportuan institucionet e drejtësisë në Kuvend ishte e ngjashme me atë të një njësiti guerril, që erdhën dhe bënë një atentat.

“Sot njësiti guerril u turrë për ta pyetur me ngulm për një çështje në hetim. E dinin që nuk lejohej, por zbatonin urdhrin e atij që është në ballkon. Erdhën dhe bënë një atentat në mes të ditës, në mes të Kuvendit. Kjo sepse ora e drejtësisë për të paprekshmit ka ardhur”, tha Gogu.

Gogu shtoi se u ngritën akuza me gisht përballë prokurorëve dhe gjyqtarëve, diçka krejt e paprecedentë. Gogu tha se puna e institucioneve të reja të drejtësisë është e vlerësuar gjerësisht.

“Sulmuat ato institucione që sot marrin notën maksimale nga qytetarët dhe partnerët tanë. Mjafton të shikoni raportet që flasin vetëm pozitivisht për punën e organeve të drejtësisë”, tha Gogu.

Në seancën e djeshme maratonë të Parlamentit raportuan kreu i SPAK, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, kreu i KLP, KLGJ dhe ILD.

4 Komente

  1. a
    accidentally_genius

    nga prift ne kryetar grupi parlamentar ,,, shikoni ku eshte katandisur ky vend,,,te braktisesh pozicionin e shenjterise sic e quajne keta per nje pozicion te besaj bote,,,, i bie qe ka qene djall si gjithe prifterinjte bythlepires,,, se fe skane keta ,, e dine edhe vete qe feja e tyre eshte pune partie ,, ska lidhje me zot e me besim ,, po vari karin dava pape vatikani

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mesuesi

      Heu accidentaly _genius! Mos e ke gjë fjalën për imzot Nolin, që ishte, deputet, ministër dhe kryeministër i Shqipërisë, apo për imzot Visarion Xhuvani, kryepeshkop i Shqipërisë, dhe ish vjehrri i Ramiz Alisë, apo më tej, për baba Mustafa Xhanin, alias Baba Faja Martaneshi? Ka dhe të tjerë, po që je një injorant nuk ta ka falin njeri. Mirë do ishte që të kishe bërë ca, klasë shkollë dhe pas saj të lexoje dhe ndonjë libër. Dhe fundit duke përdorur të tilë 'nick name', nuk të bën më të ditur dhe aq më pak të bën qytetar.

      Përgjigjjuni
    2. r
      robi

      Po ti jape urdher perbindeshi i vicidolit Muli molotovit, Tritan prasit, Tomorr Alikotit, Luciano boksierit, Paloqes, krricit te faros me dy gishta lart, neonazistit te Agimit te arte Belo krricit se duhet te niseni tek liqeni i Fierzes dhe te kaloni me not ne krahun e vicidilit ata ne rresht jane gati ta bejne se jane trushplare,frikacake, mjerane dhe kujtojne se ai do u mbaje frymen gjalle. Dhe Mehmet Shehu ne vitet e fundit u lodh dhe u merzit nga Enver hoxha dhe nuk e duronte me por s'kishte cfare ti bente. Ne nje loje te madhe ushtarake zonen e Manze Rrushkullit nja dy vjet para se te vritej kur po mbahesh mitingu i madh i mbylljes se lojes ne Rrushkull zboristet shperthyen ne ovacione pas fjalimit te zjarrte te legjendarit Mehmet Shehu dhe turma brohoriste : Enver Hoxha ,Enver Hoxha,,,,, Atehere kryeministri afrohet dhe nje here tek mikrofoni dhe pasi turma ndaloi thirrjet ai thote: Po Mehmet Shehu jo! turma mbeti e shokuar nga guximi i kryeministrit qe mund ti kushtonte shume ashtu si dhe ndodhi. Kurse keta trushplaret po ti degjosh ne keshill kombetar kurre nuk guxojne te shprehin nje qendrim ndryshe nga imam haxhi dede sali dumbaba se i ka futur ne rreth vicioz me dosjet e vjedhjeve qe u ka ne sirtar dhe nuk guxojne asnje.Shikojne Oerd bylykun , qyrtykun apo skuthin e foltores si zvarritet pas perbindeshit se qyrtyku eshte ideatori dhe organizatori i vjedhjes se kompleksit partizani me ndihmen e Gjunkshit pasi vetem ky i firmosi letrat Oerdit dhe nuk kundershtoi si Luan Hoxha.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Formula e pagezimit

        Po ik er k@r! U bone ne ti politikan qe s’lidhshe dot dy llafe, kalove nga formula e pagezimit ke formulat e mashtrimit

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje