Balla: Ajo që ndodhi sot me Dumain është shkelje e asaj që ka parashikuar Kushtetuta

15 Korrik 2024, 20:59Politika TEMA
Balla: Ajo që ndodhi sot me Dumain është shkelje e asaj që

Ministri i Brendshëm Taulant Balla kritikoi qasjen e opozitës në sjelljen e sotme gjatë raportimeve të krerëve të institucioneve të drejtësisë.

"Halli i një pjesë ka zënë grykën e të gjithëve. Ajo që ndodhi sot është shkelje e asaj që ka parashikuar kushtetuta. Raportimi i Prokurorit të Përgjithshëm është raport për kriminalitetit në vend. Do desha shumë të raportoja për bashkëveprimin e policisë së shtetit, AMP bëjnë me këto institucione në raport me luftën ndaj kriminalitetit. Në vend që opozita të kërkojë shpjegime. 

Ajo qasje që turreni tek foltorja a thua se kishit hall që po i shkelet e drejta Hotit të mbajë një fjalim. Ndërkohë që foltorja i ishte dhënë dikujt tjetër. Shpresa për t’ju çliruar ju nga një ky makth është zero, por e sotmja në aspektin e sjelljes suaj ishte një shans tjetër i humbur. Minimalisht ju duhet të vinit këtu dhe pse jo edhe të duartrokisni që këto institucione kanë rezultate. A ka vend për tu përmirësuar?

Gjithmonë ka. Por mjafton që në krahun tjetër për ju është Sali Berisha dhe SPAK dhe SKAP. Nga ana tjetër e sallës nuk keni dëgjuar një fjalë të vetme që kjo parti të marrë në mbrojtje një person. E kemi thënë nga dita e parë që përgjegjësia është individuale. Ky është standardi që duhet të vendos Kuvendi. Foltorja nuk duhet përdorur për të sulmuar institucionin e pavarur, ata që folën këtu janë pushtetit gjyqësor. Ne jemi pushteti ekzekutiv të ndarë përmes parimit të kontrollit dhe të balancës", tha ai.

2 Komente

  1. j
    joel shkodra

    Z. Balla, po ata prokurore a kishin ardhur ne Kuvend per t'u pyetur vetem nga opozita? Po te pakten nje pyetje (sa per sy e faqe) duhej te ishte bere nga maxhoranca. Apo per ju shkon çdo gje "vaj" ne ato institucione te drejtesise se re? Apo jeni akoma ne "muajin e mjaltit" me keta prokurore?

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Ku ka pjerdh ndonjehere per kushtetute Kjo opozite fashiste?!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje