Beleri, nga qelia në Athinë! Avokati: Çështja, komedi tragjike

16 Korrik 2024, 09:15Politika TEMA
Beleri, nga qelia në Athinë! Avokati: Çështja, komedi

Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar në “Edicionin e fundit” në ABC News, ku foli për çështjen e Fredi Belerit, të cilit iu dha leja për tu betuar si eurodeputet i PE-së.

Beqiri e quajti këtë çështje si komedi tragjike, ndërsa shtoi se Beleri është i dënuar me vendim të formës së prerë.

Ndër të tjera avokati tha se dhënia e lejes nga autoritetet shqiptare është servilizëm.


“Është një komedi, por edhe tragjike do thoja unë. Një njeri i dënuar si hajdut votash të zgjidhet eurodeputet, jo se u zgjodh për intelektualët apo aktivitet politik, por e vendosur kryetari i partisë për motive anti-shqiptare dhe e marrin dhe çojnë eurodeputet në PE.

Ai vajti të bëjë betimin në PE dhe kur të tregojë CV-në e tij ai do thotë ‘vij nga burgjet e Shqipërisë se kam vjedhur vota’. Problemi është dhënia e lejes së tij, nuk është bërë qameti.

Leje jepen por ka dhe kriteret. I kemi dhënë ne leje ndonjë të burgosuri tjetër në Shqipëri që ende pa filluar vuajtjen e  dënimit, se ka qenë në paraburgim. Sa ka filluar të vuajë dënimin, t’i japim leje?

Ne në rregullore kemi që do bëhet kërkesa për leje dhe brenda 1 viti do shihet se si sillesh. Ca panë ata të Drejtorisë së Burgjeve? Se nga paraburgim… s’ka bërë asnjë ditë burg. Dhënia e lejes është një servilizëm nga autoritetet shqiptare”, u shpreh ai.

2 Komente

  1. S
    Shoshori

    Hahaaaa, Idajet Beqiri ky legen qe eshte denuar nga drejtesia dhe jo nga partia si Beleri, te jep mend. Hapu dhe te futem....

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Dhenia e lejes eshte fisnikeri shqiptare dhe me te u be gjeje me e mire e mundur. Natyrisht qe ai nuk do kthehet me ne burg, por Kjo i Privon te drejten per te shkelur nE ket vend. Me diplomaci eshte heq qafe nje qelbesire antishqiptare.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje