Kreshnik Spahiu: E çuditshme që 13 vjet Berisha dhe Basha s’janë pyetur as si dëshmitarë për 21 Janarin

16 Korrik 2024, 13:50Politika TEMA
Kreshnik Spahiu: E çuditshme që 13 vjet Berisha dhe Basha

Juristi Kreshnik Spahiu foli lidhur me nisjen e hetimeve nga ana e SPAK për 21 janarin.

Spahiu ngre pyetjen se si ka mundësi që këto 13 vite, nuk është pyetur kurrë as Berisha dhe as Basha për ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë 4 persona.

''Prokuroria Speciale është krijuar më vonë se 21 janari. Nuk ka vend për të gjykuar për vonesë. Jemi përpara faktit të kryer. Prokuroria është para dy vendimeve të detyrueshme, të Strasburgut, që hodhi dritë që gjykatat shqiptare të gjykojnë më gjerë dhe për tu parë si krim me hierarki të caktuar. Kemi vendim të Gjykatës së Lartë për veprimet në vrasjen e 4 personave në 21 janar 2011.

Koha e dëmton dhënien e drejtësisë pasi provat zbehen me kalimin e kohës. Sot diskutohet botërisht dhe bëhet fjalë për thellim hetimesh për person në vrasje apo pengim të së vërtetës.

Ka pasur sërë veprimesh për të penguar kqyrjen në vendin e ngjarjes, kamerat, serverin qendror, pengimin për flet arrestet për gardistët. Pati një komision hetimor për krerët e shtetit, kreun e SHISH, presidentin e Republikës që akuzohen për grusht shtetit. Si ka mundësi që në 13 vite kryeministri dhe ministri i brendshëm mirë që nuk janë marrë të pendehur ,por nuk janë pyetur në cilësinë e personave në dijeni'', tha Spahiu në ‘Sot Live në Shqipëri’. 

Berisha i cili ka qenë kryeministër dhe Basha ministër i Brendshëm janë njerëzit kryesor të vrasjeve në bulevard dhe nuk janë marrë kurrë në pyetje të paktën si dëshmitarë, por gjithnjë janë pyetur njerëz të parëndësishëm.

''Nuk mundet të pyesësh rojën e kryeministrisë dhe jo drejtësinë. Kur vetë ai mori përsipër publikisht të referoj për versionin e së vërtetës. Kryeministri i asaj kohe çdo 5 minuta jepte versionin e tij për ngjarjen. Si ka mundësi nuk u thirr si dëshmitar, të jap dijeni për informacionet.

Fakti që dy personat kryesor, si ministri i brendshëm dhe kryeministri i vendit, si ka mundësi nuk pyeten. Prokurorisë i mbeten shumë për të shtrirë rrethin e hetimit. Provat që ata gjejnë, dëshmitë, ballafaqimin e provave apo njerëz të penduar, kjo është çështje tjetër'', shtoi Spahiu.

Sipas Spahiut, detyrimi është për ti pyetur të gjithë edhe kreun e opozitës, Edi Rama në atë kohë që organizoi protestën.

''Detyrimi është për t’i pyetur të gjithë, edhe kreun e opozitës në atë kohë, Edi Ramën. Pa dyshim si organizator, Sali Berisha si kryeministri që kontrollon administratën në objektin ku ndodhi ngjarja. Po nuk u pyet ministri i brendshëm dhe kryeministri nuk kuptoj kë kanë pyetur.''

8 Komente

  1. B
    Burgu

    SPAK, ate gishtin fyllit Basha t'ja fusi ne prapanice.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Ky eshte treguesi me I qarte i drejtesise se pjerdhur qe kemi pat e vazhdoje te kemi

      Përgjigjjuni
      1. M
        MARSELI

        E po ke kan pyetur more Kreshnik?.Kan pyetur Aya we skan par gje dhe ata qe Kane genjye.Pse prokuroret dhe gjyqtaret qe jan marre me ate ngjarje duhet te merren si deshmitare,ose te pandehur per shperdorim detyre.Ti si jurist flet sikur ke degjuar dhe jo sikur e ke pare dhe ndjekur nga afer.Kafastrofa ligjore per zbardhen e te vertetes te kesaj ngjarje duet te perfshihet qe nga arrestimi Saliut,Ndreut,lulit dhe ai nenoficer qe u denua tre vjet per vrasje nga pakujdesia e jo vrasje me dashle ai llupo llupo.Keta kriminel qe fshehen gjith provat duhet qe nga Ana figurative tu shpetoi Shurra.Sali krimi duhet ti dal shpirti ne burk sic ja u nxori shpirtin me plumbing e shretit atyre 4 djem nenash dhe plagosi 15 te tjere.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kure flete dhe ylberi me ngjyrat !

          z. Kreshnik si ka mundesi qe ske haruar te lyesh floket te behesh i bukur ne rrethin shoqerore te djemve me ngjyra .... ! dhe ke haruar te beshe kete pytje per shume vite qe je paguar nga Taksat e qytetareve.... ? tani te erdhi veza ne bythe ! te eshte dhene mundesi me pare ... te dalesh e te ngreje kete pyetje per 13 vite neper TV !

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kure flete dhe ylberi me ngjyrat !

            z. Kreshnik si ka mundesi qe ske haruar te lyesh floket te behesh i bukur ne rrethin shoqerore te djemve me ngjyra .... ! dhe ke haruar te beshe kete pytje per shume vite qe je paguar nga Taksat e qytetareve.... ? tani te erdhi veza ne bythe ! te eshte dhene mundesi me pare ... te dalesh e te ngreje kete pyetje per 13 vite neper TV !

            Përgjigjjuni
            1. r
              robi

              Pritet qe ne ditet ne vijim per ceshtjen e 21 janarit ku u vrane 4 protestues paqesore para kryeministrise do filloje nje hetim dhe prokurori paralel vullnetar , Belo krrici kombinati dhe ky do te jape dhe pretencen per kete ngjarje makabre. Dhe Belua ka denime te renda, mjere ata qe kane dhene urdher per vrasje me 21 janar. E mbani mend Belon kur dogji bunkerin , aty siper bunkerit do tua vere trekembeshin Belua atyre qe terhoqen kembezen me 21 janar. Shyqyr qe tashme per gjitha ceshtjet e veshtira kemi Belo krrico kombinatin, zoti te na e ruaj.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje