Zgjedhjet e 2025, Basha tregon nëse do të krijojë parti të re për të garuar

16 Korrik 2024, 12:40Politika TEMA
Zgjedhjet e 2025, Basha tregon nëse do të krijojë parti të

Vendimin e 11 qershorit, Lulzim Basha e ka cilësuar si një marrëveshje të re mes Edi Ramës dhe Sali Berishës për një mandati të ri katërvjeçar në këmbim të vulës.

Kreu i demokratëve euroatlantikë deklaroi gjatë një konferencë për mediat se ai dhe grupimi që ai drejton do të marrin pjesë në zgjedhjet e pranverës së 2025.

“Pa diskutim që po. Kjo është përtej çdo dyshimi...Ne do të jemi formacioni me listën e plotë të kandidatëve për deputetë.

Jemi tashmë formacioni politik me program të shpallur. Pra, në këtë aspekt kemi treguar vendosshmëri, kemi treguar besueshmëri, kemi treguar produkt në krahasim edhe me partinë që qeveris vendin, e jo më me të tjerët”, tha Basha. 

Dhe, nëse deri atëherë drejtësia nuk do të ketë zgjidhur çështjen e vulës, tha Basha, atëherë mund të shihet çdo opsion që ofron Kodi Zgjedhor, përfshirë këtu edhe krijimin e një partie të re.

"Prej 14 qershorit vendimi është i qartë. Ne do të bëjmë rekurs dhe në çdo rast do të jemi në zgjedhje.

Sigurisht nëse drejtësia mohohet, ose nuk jepet në kohë, ne do të shfrytëzojmë çdo hapësirë tjetër të Kodit Zgjedhor, duke përfshirë edhe atë që sapo përmendët për të qenë si alternativë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare", shtoi Basha. 

Ndërsa, në zgjedhjet për bashkinë Himarë, grupimi i Lulzim Bashës nuk do të marrë pjesë në garë.

6 Komente

  1. G
    Gazetari i Partisë

    Parti politike pa votues jane mbi 50 në Shqipëri

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Krap! Çdo gjë ke arritur deri në prill 2021 e kishe, sepse ishe hija e Sa-lehut, sot "non grata". Amerikanët ta dhanë një mundësi të shkëputesh prej tij, pra të mos ishe hieja, nuk e bëre dot edhe pse me gjysëm zëri dhe në minutat e fundit, "e pezullove" nga grupi parlamentar!! Po harrove o ditëzi, se ai t'i njeh me dhëmbë e dhëmballë, si burrërinë, zgjuarsinë, aftësinë dhe mbështetjen. Dhe këto që ai t'i dinte ua vërtetove vetë, sa shqiptarëve po aq dhe amerikanëve që të ndihmuan. Troç i zhgënjeve, për të mos thënë i mashtrove. Tani ka dhe një problem këtu. A mos vallë je gjë peng i "lexhendës"? A mos vallë mos i druhesh atij, se meqë vetë është me një këmbë në varr, po të merr dhe t'i zvarrë?! Se s'kemi si t'i quajmë ndryshe sjelljet e tua veç se "zvarritje". Është gjë ndryshe, ëëë?! E po qé kështu, bëhu burrë, hapi kartërat, ose mbathja! Si dështak, boll u ndënje nëpër këmbë demokratëve, sepse shqiptarët "ta kanë vënë festen sipas kokës", jo pak por nja 5 herë.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liri !!!

        KY vrer , kjo balte qe shpraz estalbishmenti 32 vjecar , Berisha , Meta ,Rama deshmon per pengesat qe kerkojne durim Sizifi , por edhe shtegun e bukur qe Po celim .

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Gabim qe Grupimi i drejtuar nga Basha nuk mer pjese ne votimin e bashkise Himare. Eshte e papranueshme qe asnje shqiptar nuk kandidon per kete Bashki.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Po ç’del e flet , o VULHUMBUR ?!!!

            Po mendon se ke mbështetje o kryetar partie , mer pjesë në zgjedhje në 4 gusht, se kështu bëre dhe në 14 maj , apo dhe në zgjedhjet e pjesëshme në Kukës , kur kishe dhe VULËN , e Jo më tashti që s’ke as VULË o VULHUMBUR !

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shpendi

              Ideologjia berishiane i ka edukuar dhe mesuar qe kurre mos te terhiqen nga objektivi i caktuar . Keshtu dhe Lyli i vocer edhe pa vule do futet ne zgjedhje , po se si e di vetem vulehumburi Lylezim , qe kohet e fundit eshte bere si qengj i urte e i pafajshem .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje