Hapja e dosjes - Si i mori Sali Berisha përsipër vrasjet e 21 Janarit, nga rënia e alibive deri tek pranimi i krimit

16 Korrik 2024, 17:04Politika TEMA
Hapja e dosjes - Si i mori Sali Berisha përsipër vrasjet e 21 Janarit,

Nga Adriatik Doçi

Edhe nëse SPAK nuk do të sigurojë prova të reja, mjafton ndryshimi i deklarimeve publike si pasojë e rënies së alibive për të krijuar dyshimet e arsyeshme se Sali Berisha është urdhëruesi i vrasjeve të 21 janarit.

Nga pasditja e 21 janarit 2011 deri në dhjetor të vitit 2016, Sali Berisha ka sajuar dhe ndryshuar me dhjetëra alibi për krimin në bulevard, deri kur më në fund pranoi hapur krimin.

Menjëherë pas vrasjeve, Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se protestuesit ishin vrarë nga brenda turmës. Në funksion të këtij versioni, doli edhe një mjek i Spitalit Ushtarak, i cili tha se plagët e viktimave ishin shkaktuar nga afër. Por, vetëm disa orë më pas, kur u shfaq videoja e vrasjes së Ziver Veizit nga gardisti Agim Llupo, Berisha ndryshoi version, por shtoi se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit.

Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha tha se një prej protestuesve ishte vrarë me plumb rikoshet, ndërsa për të tjerët nuk kishte autor. Edhe për urdhrat ndaj Gardës së Republikës për të qëlluar, Sali Berisha ka shpikur një alibi, sipas të cilës garda nuk merr urdhra për të vrarë, por urdhri i saj është rregullorja, e cila në asnjë rrethanë nuk parashikon vrasjen e protestuesve, edhe nëse futen brenda rrethimit.

Pamjet filmike të serverit të Kryeministrisë, si prova kryesore për të zbardhur ngjarjen dhe për të ngritur akuzën për përgjegjësit e vrasjeve, u zhdukën natën e 21 Janarit në ambientet e Kryeministrisë. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Për zhdukjen e pamjeve filmike prokuroria akuzoi shefin e IT, Armando Kasa, por ky i fundit i shpëtoi drejtësisë, siç i shpëtuan edhe vrasësit. Për t’u shfajësuar për fshirjen e pamjeve filmike nga serveri i Kryeministrisë, në orën 01:00 të natës, duke u gdhirë 22 Janari, Berisha deklaroi në 23 Janar se kishte urdhëruar Sekretarin e Përgjithshëm Gjergj Lezhjan që t’i vinte pamjet në dispozicion Prokurorisë.

Kur të gjitha alibitë i ranë, Berisha jo vetëm pranoi vrasjet nga Garda në bulevard, por deklaroi se mund të vriteshin edhe 30 apo 300 protestues. Pesë vite pas krimit, pikërisht në vitin 2016, Berisha, i bindur se drejtësia tashmë nuk do të vepronte më, hoqi krejtësisht maskën teksa deklaroi planin për të vrarë edhe Edi Ramën në 21 Janar me 5 snajpera. Sipas tij, nëse kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, sot kryeministër nuk do të tërhiqej, sot nuk do të ishte gjallë.

Hapat e Sali Berishës deri në pranimin e krimit të 21 janarit

21 janar 2011, pasdite

Sali Berisha: “Të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë pistoleta të lehta, të cilat nuk gjenden në armatimin e Policisë së Shtetit dhe as të Gardës së Republikës. Duke theksuar këtë, i kërkoj Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e këtyre jetëve të humbura”.

21 janar 2011, pasdite

Sali Berisha: “Në të gjitha rastet plumbi është për t’u nxjerrur. Ka qenë aq i dobët, sa s’ka përshkruar dot shtresat. Madje thuhet, se janë me silenciator. Pra, këto janë të dhënat e deritanishme që akuzojnë direkt skenaristët. Megjithatë, do të ketë një hetim, një ekspertizë mjeko-ligjore serioze, që të nxjerrë të gjithë të vërtetën. Edhe një herë. Plumbat janë në vend, kështu që është shumë e thjeshtë të gjendet, armët janë të regjistruara të gjitha”.

21 janar 2011, pasdite

Mjeku Sami Koçeku mbështet mashtrimin e Berishës: “Vdekja e viktimave ka ardhur nga plagët e shkaktuara me armë zjarri. Vdekja e tre personave ka ardhur nga armë e kalibrit të vogël dhe nga një distancë e afërt”.

21 janar 2011, mbrëmje

Mjeku Alfred Gega mbështet mashtrimin e Berishës: “Dukeshin plagë të vogla, të shkaktuara nga armë zjarri, nga afër”.

Natën e 21 janarit 2011

Sali Berisha: “Opozita organizoi një skenar puçist, e paralajmëroi atë, organizoi skenarin tunizian. Përgjigje opozitës i dhanë familjarët e njërit prej viktimave, i nxorën jashtë ata: “Dil jashtë kriminel, na vrave vëllanë”. Të dhënat paraprake të ekspertëve dhe të mjekëve të reanimacionit janë se ata janë gjuajtur nga afër me armë të lehta”.

Natën e 21 janarit 2011

“Mund t’ju bëj një pyetje: Ju që ishit në të katër anët e kësaj situate me kamerat tuaja, pse nuk arritët të filmonit njërin prej tyre. Si nuk arritët ju të filmoni qoftë dhe njërin prej tyre? Çfarë ndodhi me kamerat tuaja?”.

Natën e 21 janarit, mohon plagosjen e gazetarit

“Ju i keni dhënë të gjitha, madje unë dëgjova një telekronist tuajin që tha se më ka marrë plumbi, pastaj doli se nuk e kishte marrë plumbi. Ndjeva keqardhje, por fatmirësisht doli se nuk e kishte marrë plumbi dhe tha se më shtynë.”

22 janar 2011

“Unë shoh një media që po me një tjetër çakall të Sigurimit bën po atë që bëri çakalli i Ramës me videon tjetër dhe përpiqet të bëjë dhe gjykatësin, dhe prokurorin dhe të gjitha. Kjo është zgjedhja e tij”.

23 janar 2011

“Tentove më (Ramës) të rrethosh Kryeministrisë do gjesh vetëm atë që meriton banditi. Ky është qëllimi im para çdo shqiptari, morali im nuk pranon kurrë që unë të hedh gurin dhe te fsheh dorën, nuk kam kurrë një trashëgimi të tillë, nuk do të mund të tentojë më kurrë. Puçisti do të trajtohet si puçist dhe do të marrë përgjigjen e merituar”.

23 janar 2011, pasdite

“Një javë më parë, nga kjo platformë, përfaqësuesi i minorancës u ka bërë një thirrje patetike të rinjve shqiptarë, pensionistëve shqiptarë, mësuesve shqiptarë, mjekëve shqiptarë, nënave, baballarëve, grave, burrave: Bashkohuni në puçin tonë!”.

23 janar 2011, pasdite

“Pjesën e dytë të videos, ku paraqiteshin manipulime të tjera, të dashur qytetarë dhe qytetare, e manipuluan më fort se të parën. Në pjesën e parë u implikua Kryeministri, në pjesën e dytë duhej bashkëshortja e Kryeministrit dhe aty ku ishte Llambi, që e thoshte qartë: Llambi, në shirit, në rreshta shkruhej Lili, se mund ta hanë shqiptarët”.

23 janar 2011, pasdite

“Gramoz Ruçi, Skënder Gjinushi dhe lejtnantë të tjerë të tij ndanin paratë nga të katër anët. Udhëzonin ndarësit e parave. Paratë ndaheshin, një zarf për transportin rrugor, zarfi tjetër për dhunën. Zarfi i transportit kishte 10 deri në 20 mijë lekë, sipas distancës; zarfi tjetër kishte 200 - 300 mijë lekë për gurin, eksplozivin etj”.

23 janar 2011, pasdite

“Garda e Republikës, e cila është e vetmja që ka të gjithë përgjegjësinë për mbrojtjen e territorit brenda gardhit, ka qëlluar në ajër. Nuk ka mbetur njeri i vrarë. Edhe pse hynë njerëz brenda territorit, fatmirësisht, nuk mbeti njeri aty. Më vonë u shpall nga organizatorët se ka të vdekur. Nga Spitali Ushtarak u informova për viktimat. Puçi dështoi”.

23 janar 2011, pasdite

“Kryeministri i vendit ishte në karrigen e tij. Fluturonin plumbat mbi seli, por unë s’mund të largohesha. As nuk e kisha ndër mend. Ndaj, ndiej një keqardhje të madhe për tre të vrarët. Nuk do të donim asnjë. Kush i vrau? Si u vranë? Gjëja e parë që kam bërë, u kam shprehur ngushëllimet e mia familjeve. I kam kërkuar Prokurorisë së Shtetit hetim të plotë, për të zbardhur të gjitha rrethanat”.

23 janar 2011

“I kam kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të vërë në dispozicion të Prokurorisë të gjithë videon e Kryeministrisë. Kryeministria ka një sistem videosh te vetin, përveç asaj që ka Garda, përveç asaj që vendos policia. Kamerat tuaja ishin të plota. Në këtë kontekst, me bindjen time kishte një material të plotë për të saktësuar se nga erdhën plumbat, si u vra dhe ku u vranë, pra të gjitha rrethanat”.

23 janar 2011

“Tani, me qenë se jam këtu, para familjeve të viktimave (sepse njëra nga ato familje përfaqësoi të gjitha familjet, e përzuri nga dhoma njeriun e PS-së duke i thënë: “Kriminel, më vrave vëllanë! Ik!” dhe ky as u skuq e as u zverdh, por doli para mediave dhe tha: “Shqipërisë i duhen dëshmorë”, është e regjistruar), dua t’u them atyre familjeve se në mënyrë absolute do të bëhet një hetim më i plotë dhe më i mirë. Se çfarë përgjegjësie i vini ju Edi Ramës që ftoi njerëzit tuaj për në grusht shteti, është në tagrin tuaj. Përgjegjësia ime është që të bëhet një hetim i plotë”.

24 Janar 2011

“Zonja që liron njeriun që u vërsul me pistoletë drejt gardistëve, të cilët e mbrojnë, duhet të ketë të qartë se ka hyrë në ujëra shumë të gabuara. Ndonëse puçistët vazhdojnë skenarin e tyre, ne do të vazhdojmë detyrat tona si qeveri”.

24 Janar 2011

“Në një grusht shteti mund të mos vritet asnjë, mund të vriten 3, 30 apo 300. Grushti i shtetit nuk mund të kalojë. Kjo është absolute. Forca e institucioneve të një shteti demokratik është e hekurt. Mjerë ata që e provojnë!…”

25 janar 2011

“Urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Përgjithshme për gjashtë drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, nuk do të zbatohen në mënyrë absolute, në bazë të Kodit të Procedurës Penale”.

25 janar 2011

“Një gjë është e sigurt, në atë oborr ai që shkel apo guxon të shkelë, në rast se nuk largohet me të shtëna paralajmëruese nuk do të mund të largohet kurrë me këmbët e tij më. Ky është rregulli i çdo vendi demokratik. Shko ti shtyja portën një institucioni të huaj dhe do shohësh cili është reagimi, cila është përgjigjja që merr”.

2 shkurt 2011

“Dua të theksoj edhe njëherë atë që theksoi Komisioni parlamentar, që një hetim parlamentar për tre-katër gazetarë nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë e tyre dhe unë ju garantoj për këtë, por ka lidhje me implikimet direkte, në urdhra direkte, të dhunës dhe puçit”.

7 shkurt 2011

“Mirë njëri që ishte nga rikosheti, siç e botojnë vetë në media, po të tjerët. Jemi të interesuar për një hetim të plotë e të gjithanshëm të rrethanave në të cilën humbën jetën katër qytetarët. Kush ishte dora e zezë?”.

9 shkurt 2011

“Pasi unë kisha ftuar ndrikullën e puçit të vazhdojë hetimin, tre orë mbrapa, kjo marrëveshje u shkel me urdhër që mori zonja Rama. Natyrisht, e bëri këtë me urdhër”.

19 janar 2012

“Ka mundësi të kenë qenë plumbat rikoshet të Gardës Kombëtare, e cila ka përdorur armë në kushte të ligjshme mjaft strikte”.

21 janar 2012

“Pati 4 viktima, dhe asnjë prej tyre nuk u shkaktua nga policia. Jo! Kjo është një provë e pastër si kristal. Ka mundësi të kenë qenë plumbat rikoshet të Gardës Kombëtare, e cila ka përdorur armë në kushte të ligjshme mjaft strikte”.

21 janar 2012

“Sa për dijeni, truprojat e mia janë vartës së Komandantit të Gardës. Duhet ta dinë qytetarët se Komandanti i Gardës i ka në varësi të gjithanshme truprojat e mia. Komandanti i Gardës është Gjeneral, kështu që nuk merr urdhra nga asnjë person i vetëm, nuk mund të marrë urdhër nga asnjë person për të përdorur armën e zjarrit jashtë kushteve ligjore”.

9 shkurt 2013

“Përgatiti një fjalim dhe mori një megafon me vete, u instalua në kullat për karshi, duke besuar se do mund të përshëndeste kryengritësit e tij. Pati 4 viktima. ishte përpjekje për të përmbysur një qeveri të zgjedhur me zgjedhjet të lira. Por, dështoi”.

21 janar 2016

“Persona të pajisur me mjete dhune sulmuan barbarisht për orë të tëra ndërtesën e Kryeministrisë. Pra në këtë puç, u vranë 4 qytetarë. Zhvillimet e mëvonshme treguan se Edi Rama luajti me zjarrin me qëllimin që të merrte pushtetin”.

21 janar 2016

“Ju komandantin e grupit që kishte armët e zjarrit në rrethin e kryeministrisë ju sot e keni kryetar të PS-së. Ka qenë oficer i rëndësishëm në Gardën e Republikës. Pasi iku nga detyra ju e zgjodhët kryetar të PS-së të një rrethi të veriut. Unë absolutisht nuk besoj se ju e keni përdorur atë për të dhënë urdhër për të qëlluar. S’kam pse ta besoj një gjë të tillë, sepse pastaj më duhet të them se ai është një kriminel. Por nuk kam asnjë të dhënë që ky oficer garde ka qenë i tillë. Komandanti i grupit që mbante kallashnikovët. Ka ligje shteti, ay ku është sot? Tani jepu përgjigje ju familjarëve ae shtytë ju atë të japë urdhër që të vriten njerëzit?”.

12 dhjetor 2016

“Qëndrimi i tij më 21 Janar ka shënuar një pikë kthese në qëndrimin e jetës time sepse nuk e kisha konceptuar kurrë si armik. Unë deri atë ditë nuk e kisha konceptuar kurrë si armik. Por, të nesërmen, në qoftë se ai nuk do të përmbahej, ai nuk do të ishte më. Kjo ishte. Dhe ky do ishte vendimi më i dëshpëruar i jetës time”.

23 maj 2019

“Garda e përdor në të gjithë botën. Ka një ligj, që ia kanë bërë socialistët. Jo unë! Nuk kishte asnjë urdhër për Gardën. Garda ka ligjin”.

10 dhjetor 2020

“Policia nuk vrau njeri në 21 janar, i vrau garda, që është ushtri dhe jo polici”.

10 dhjetor 2020

“Nëse Edi Rama do të afrohej të nesërmen e 21 janarit pranë kryeministrisë dhe nëse vetëm një gjethe do të prekej, 5 snajperë do ta qëllonin. Ishte Thomas Countryman me të cilin i përcolla mesazhin Ramës. A e keni dëgjuar bashkëshorten e tij të thotë poshtë e lart se shërbimet sekrete i kishin thënë se Rama do të vritej, unë isha. I thashë diplomatit të huaj se po të lëvizte edhe një gjethe në territorin e kryeministrisë ai (Rama) do ta kishte në lule të ballit nga 5 snajperë".

16 dhjetor 2021

“Unë atë ditë nuk kam lëvizur nga zyra. Ka prova, e po ashtu edhe zyra ime është qëlluar edhe me plumba. Se ku ka qëndruar Basha unë nuk e di. Ai është bërë skllav dhe peng Edi Ramës. Për 21 janarin kam thënë gjithçka di. Lexoi ça i çoi Edi Rama me Endri Fugën”.

24 Komente

  1. V
    Vala

    Ky problem eshte me se I qarte. Vetem ne ket vend me drejtesi te korruptuar, ky vampir mund te krenohej me gjakun qe shkaktoi ne bulevard. Vet fshirja e filmime e eshte pika ne find te procesit

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      O SPAK! O sot o kurrë, është koha për të bërë drejtësi! Mos e zhgënjeni këtë popull që ju beson si Perëndi (shpëtimtar). Zhgënjimi është më i keq se vdekja e ngadalshme që mund t'i ndodhë ndërgjegjes të një kombi. Prova për masakrën?!?! Po tërë këto alibi që vetë krimineli i sajon, dhe po vetë i përgënjeshtron ç'janë?! Ç'thotë shkenca e kriminalistikës dhe e hetimit penal për këto raste? Në fund çfarë do të thotë krim shtetëror? A mund të ketë të tillë, kryer nga dy fajtorë anësorë, që kurrë nuk mu d ta bënin pa urdhlr, edhe pse ata nga një drejtësi, për të mos ardhur kurrë më në këtë vend, me akuzën "vrasje nga pakujdesua" u dënuan me 1 dhe 3 vjet burg? Tallje e ndyrë me gjakun e të pafajshmëve!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Bureto mjafton fjalia juaj e parë "o Spak mos e zhgënjeni këtë popull që ju beson si Perëndi". Të lumtë. Jam pa fjalë. Unë besoj te Spak me gjithë shpirt.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Struga

        O Saleh qeni, je burrë plak dhe prap si le huqet. Rrenacak, i pabesë, tradhëtar, e mbi të gjitha IDIOT DHE DEBIL. O i çmëndur, reflekto njëherë në jetë, pranoi fajet e tua dhe shko i çlieuar në botën tjetër, edhe pse ndoshta edhe atje s‘ke vend, pasi je i ngarkuar deri në fyt me mëkate ndaj popullit që i takon- për fat të keq. Jo ti s‘mundesh me reflektua pasi je ashtu i njgjizur, i mbrapsht, dhe keqbërës.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Ne Histori z.Adriatik do ngelesh..

          Qe penecilia ne jeten e tije ka qene i pabese dhe kriminel e ka treguar ne jeten e tije te kaluar...ku nga shumica e qytetareve ja njohin mire fytyren e pabesise....kete e tregoi edhe ne ardhjen e tije dhe ne perzierjen e tije midis Studenteve me urdherat e atyre qenerve qe sote nuk jetojne me......Secili duhet te ndjehet krenar me guximin qe Gazetari i Respektuar z.Adriatik Doci me guxim te papare..( lufton deh denancon te gjithe krimkinelet e politikes shqiptare ) . lufton per nje Drejtesi per te gjithe neve qytetaret....per te demaskuar nje kriminel dhe qe me shpresen nga Drejtesia te mare denimin e merituar...edhe pse eshte teper vone.....por vone asnjehere nuk eshte kurre...Gazetari z. Adriatik Doci do negelt ne Histori per luften kundra krimit per te luftuar kriminelet e pandeshkuar..

          Përgjigjjuni
          1. q
            qerosi

            A mund te pjelle bucja nje kelluf kari me ekzemplar si ti? kurre jo! ik more bole shih hallet e tua se mercenaret qe u vrane ishin thirrur ne arme me pagese nga rama

            Përgjigjjuni
            1. z
              zeri i arsyes

              me duar ne xhepa? Turp per ju per kete koment, per 4 jete te humbura e femije te lene jetim.

              Përgjigjjuni
          2. P
            Per plotesim

            Te lutem, ke lene pa permendur shpifjet me monstruoze dhe alucinante, se te vraret dhe plagosurit jane qelluar nga afer, me cadra pistolete e thika me helm, me arme te kalibrit te lehte me te cilat nuk eshte e paisur garda dhe nga distance e afert...

            Përgjigjjuni
            1. B
              Baca-Bajram

              Shume bukur e sakt e ke paraqitur kroniken per rrjedhien e ngjarjes se rend te 21 Janarit ku ke zbuluar me fjalet e nxjerrur nga haleja e tij, fytyren e vertet djallezore te nje mashtruesi ordiner, krimineli barbar, qe e pranoi vet ne intervistat e mepasshme se nuk do t'i dridhej dora te vriste edhe 3, 30 apo 300 vete. Eshte skandaloze qe nje krim shtetror kaq i rend akoma nuk eshte zgjidhur dhe gjakataret mbeten akoma te lire. Sa-Haleja me ato deklarata qe beri ne 21 Janare dhe ne ditet e me vonshme e paranoj hapur autorsin e ketij krimi makaber duke inkriminuar vetveten dhe zagaret e zgjebosur qe i mbajn ison. Tani ka ardhur koha ti jepet fund keti krimi te pagjykuar dhe kriminelet te dalin para drejtesise dhe te japin llogari. Vetem keshtu mund te prehen te qet viktimat e 21 Jnarit dhe familjaret e tyre te gjen paqe! Le te shpresojm qe Drejtesia dhe Ligji do te veprojn!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Per plotesim

                ...me cadra pistolete, stilolapsa pistolete, thika me helm!!!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Berti

                  Spaku i ka te gjitha provat te gateshme e te qarta. Neqoftese nuk vepron do te thote qe ka frike dhe duhet te shkrihet e te krijohet nga e para me prokurore te huaj ose juriste shqiptare qe banojne jasht Shqiperise !!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tarras-Bulba

                    Berti, shume dakort me ato qe thua, se Prokuroria e Pergjitheshme e frikesuar nga Gogoli Sa-Haleja e sillte kete ceshtje si pordhet neper brek duke ja kaluar hetimin Prokurorise se Tiranes qe beri nje vrim ne uj dhe prandaj kaluan kaq vjet dhe akoma s'ka dalur nje njeri i pergjegjshem ker kete krim te shemtuar shtetror, a thua se ato kater njerez te pafajshem qe u vran te ishin miza. Ka ardhur koha qe ate qe dhan urdherin dhe ata qe shtin me municione luftarake ndaj njerzve te paarmatosur te perballen me drejtesine.

                    Përgjigjjuni
                  2. R
                    RAIFI

                    Salihu përkundër gabime,lëshimeve me dije e pa të besa edhe tradhtive u ka mbet në fyt si halet e peshkut.Nuk mbahet varr një plak 80 vjeçar me muaj të tërë,ose nuk ka prova ose nuk din ti administrojnë.Apo po pritet deri të ju mësojnë amerikanet si ti monotoni provat.Jeni bërë hor para botës.Dikur Amerika e ngriti ne qiell Salihun siq është zakon limonin me ndrydh dhe me gjuajt.Mjer Rama çfar e pret!

                    Përgjigjjuni
                    1. u
                      u shofshin zagaret

                      Raaaaaaaaaaaaaiiiiiiiiiiiiiiiifffffffffffffffffffff

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      T

                      Pyetja e vetme qe mund tu behet ktij monster eshte pse fshive serverat kaq e thjeshte eshte .

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sllobodanka

                        LEXHENDSRI SALI VUK BERISHA KA VRARE DHE DO TE VRASE PRAPE PO I DOLI ED'RAMSI PERPARA!

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tere banda e Saliut para drejtesise

                          Krimi i 21 janarit ka nje autor te urdherit dhe pengues te prokurorise ai eshte Sali qen Bisha qe duhet te varet e kifoma ti digjet mos ti ngelet nam e nishan , pastaj keta mdihmest e tjere so Luli , Ndrea Prendi e Llupo mefitojne burg per jete , ato sherblimet qe ndau per te vrare duhet tu sekuestrohen pasurite tere kabimetit ae u beme zemer gjere pe paret e popullit .

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tere banda e Saliut para drejtesise

                            Krimi i 21 janarit ka nje autor te urdherit dhe pengues te prokurorise ai eshte Sali qen Bisha qe duhet te varet e kifoma ti digjet mos ti ngelet nam e nishan , pastaj keta mdihmest e tjere so Luli , Ndrea Prendi e Llupo mefitojne burg per jete , ato sherblimet qe ndau per te vrare duhet tu sekuestrohen pasurite tere kabimetit ae u beme zemer gjere pe paret e popullit .

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Daullxhiu

                              Lexhenda do vdes ne burg.

                              Përgjigjjuni
                              1. O
                                O

                                Vrasës, kriminel, hajdut, qën, zagar, një malok që sjell vërdallë një komb të tërë

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shkembi

                                  Ky vampir duhet ti paguaj krimet qe beri ndaj shqiptareve. Te shohim sa serjoze do jete drejtesia!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Realisti

                                    Degjoni ju te gjithe komentues qe shani e poshtroni Salen. Ai nuk eshte kaq i menqur dhe finok. Ai ka mbietuar deri tani fale UDB-se serbe. Ajo e ka mesuar dhe e meson se si te veproi. Prandaj i ka shkuar kaq gjat arrestimit. Por nuk mund te shkoj kjo pune deri ne pafundesi. Tani ka ardhur momenti qe te goditet UDB (Saliu),dhe te marr nje mesim te mire..! Me mire vone se kurre..! Edhe Edi Rama mund t'ia lehtesoj punet SPAK, nese heq dore nga bashkepunimi me Vuçiçin. Vuçiçi=Berisha!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dardania

                                      Byyyyy kafsha serbo-ruse hala gjall asht ky sterrvin aaaaa…..

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Bumbum..bum

                                        Ka 13 vjet që tallet me ju. Si ramdroga po ashtu edhe salimutaj Jan kriminela e tallen me ju tash 33 vjet

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje