Ka rinisur seanca parlamentare pas ndërprerjes 5 minuta pas tensioneve të krijuara nga opozita gjatë fjalës së kreut të qeverisë për projektbuxhetin 2025.
Rama u shpreh se praktika e ndërprerjes së fjalës më forcë, duhet të marrë përgjigje me kalim me votim.
"Praktika e ndërprerjes së fjalës më forcë, duhet të marrë përgjigje me kalim me votim.
Nuk mund të vazhdojë më tutje kjo praktikë.Parlamenti është vendi ku secili mbron pozicionin e vet.
Spostimi nga karriget drejt folësit dhe ulërimat nga vendi, duhet sanksionuar me votim. Mbajeni parasysh këtë gjë", tha Rama.
Lini një Përgjigje