Salianji letër nga qelia Donald Trumpit: Lufto dhe fito edhe për ne

17 Nëntor 2024, 19:50Politika TEMA
Salianji letër nga qelia  Donald Trumpit: Lufto dhe fito edhe për ne

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka shkruar nga qelia një letër në lidhje me fitoren e Donald Trump si president i SHBA-ve.

Sipas Salianjit, Trump nuk mundi thjesht një kundërshtare të partisë tjetër, por fitoi mbi superstrukturën që po konsolidohej në demokracinë më të fuqishme të botës.

Ervin Salianji citon mesazhin e Donald Trump, i cili ka thënë: Lufto, lufto, lufto-Fito, fito, fito.

“Nuk ka dyshim se me vendimet, me aktet, me dekretet që do të ndërmarrë, Presidenti i 47 do të përcaktojë një kurs të ri në botë. Ama, fushata, dhe ajo çfarë vendosi qytetari amerikan, përkundër gjithë atmosferës propoganduese që ishte krijuar, përkundër gjithë imponimit me industritë më të forta të opinionit, e ka përmbysur jo pak gjendjen dhe ka krijuar një rend të ri. Një rend që nuk ka dyshim se do të rrezatojë dhe do të ndikojë dhe në vende të tjera”, shkruan ne leter ish deputeti demokrat.

Në fund të letrës, Ervin Salianji shkruan se ne nuk kemi nevojë ta bëjmë Shqipërinë të madhe dhe një herë, por ‘na duhet vetëm ta bëjmë vend normal, ta ruajmë, ta shpëtojmë nga autokrati malinj dhe ta heqim nga kthetrat e krimit’!

Lufto, lufto, lufto – Fito, fito, fito

Edhe pse po bëhen ditë nga votimi dhe publikimi i rezultatit duket sikur Donald Trump i fiton zgjedhjet sërish çdo orë që kalon. Kjo jo vetëm prej legjitimitetit të madh që ka korrur, prej diferencës së thellë, po dhe prej emërimeve! Triumfi i tij ishte i jashtëzakonshëm kur përballë kishte një kandidate energjike, më të re, të mbështetur masivisht dhe me një fushatë të energjizuar me grumbullim fondesh  si asnjëherë dhe me mbështetje masive të një konglomerati elitash e vipash vanitozë, strukture propagande të mirëoganizuar influencimi me lobingje e sondazhe, çka  e rriste orientimin  e publikut ndaj saj.

Trump nuk mundi thjesht një kundërshtare të partisë tjetër, por fitoi mbi superstrukturën që po konsolidohej në demokracinë më të fuqishme të botës.

E kotë ta them se sa simpati ka krijuar Presidenti i zgjedhur në Shqipëri. Në burgun e Fierit nuk kemi shumë mundësi të ndjekim shtypin, gazetat dhe revistat e mëdha të botës që me siguri i kanë bërë analizat e duhura asaj çfarë ndodhi.

Megjithatë, besoj të gjithëve por dhe mua këtu më ka mbetur, mesazhi kryesor i Trump; LUFTO, LUFTO, LUFTO – FITO, FITO, FITO!

Nuk ka dyshim se me vendimet, me aktet, me dekretet që do të ndërmarrë, Presidenti i 47 do të përcaktojë një kurs të ri në botë. Ama, fushata, dhe ajo çfarë vendosi qytetari amerikan, përkundër gjithë atmosferës propoganduese që ishte krijuar, përkundër gjithë imponimit me industritë më të forta të opinionit, e ka përmbysur jo pak gjendjen dhe ka krijuar një rend të ri. Një rend që nuk ka dyshim se do të rrezatojë dhe do të ndikojë dhe në vende të tjera.

Sidomos aty ku demokracia, liritë dhe të drejtat bazike po vihen në dyshim nga qeveri e udhëheqës autoritaristë,

Ka ngjashmëri të realiteteve politike e zgjedhore të SHBA me ne këtu.

Njësoj edhe në Tiranë, industria e propagandës dhe e manipulimit të realitetit, e ndikimit në opinion përmes mediave e sondazheve, tenton të paracaktojë rezultatet dhe ka një axhendë armiqësore, agresive ndaj opozitës.

Njësoj, përndjekje gjyqësore ndaj kundërshtarit.

Goditje dhe tentative për asgjesim me mjete ekstrapolitike.

Kuptohet, veçantia jonë është ndoshta unike në botë, sepse Opozitës këtu i duhet të përballet pos të gjitha këtyre, edhe me bandat dhe me krimin e organizuar që janë aleati i vyer i qeverisë.

Ngadhënjimi i Trump tregoi se asgjë nuk është e pamundur.

Dhe është kaq e thjeshtë në fakt, ai e ka thënë me një fjali; Lufto, lufto, lufto – Fito, fito, fito.

Padyshim se lufta me rilindjen dhe gjithë konglomeratin e saj nuk është e lehtë dhe ka kosto.

Unë tani nuk jam aty ku duhet të jem, por i izoluar në një qeli të ngushtë dhe shkruaj këtë letër në një fletore që më pas e merr avokati im dhe bëhet publike, për shkak se lufta ime mërziti kryeministrin, prishi qetësinë e tij,  dëmtoi karrierën e Ministrit të Brendshëm dhe i prishi terezine grupeve të krimit të organizuar!

Pra kaq mjafton që të jesh në burg, jo vetëm pa prova, por me prova të falsifikuara dhe manipuluara, pa proces juridik të rregullt, pa kryer veprën për të cilën akuzohem. Thjesht e vetëm se denoncova faktin se vëllai i Ministrit të Brendshëm, ishte i denuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe vijonte aktivitetin i lirë në Shqipëri me mbrojtjen e qeverisë!

Kjo nuk duhet të shkurajojë askend. Jam i bindur që nëse secili aty ku është, në rolin, në vendin e tij, në jetën e tij; lufton, lufton, lufton, ne do ja dalim. Edi Rama nuk na burgos dot të gjithëve. Ai është në të vërtetë një frikacak që duke e ditur mirë fundin që e pret, tenton të shesë si trimëri dënimin e kundërshtarit dhe shfaq gëzim malinj për këdo që burgos.

Ne e kemi edhe më të thjeshtë. Nuk kemi nevojë ta bëjmë Shqipërinë të madhe dhe një herë. Na duhet vetëm ta bëjmë vend normal, ta ruajmë, ta shpëtojmë nga autokrati malinj dhe ta heqim nga kthetrat e krimit!

28 Komente

  1. A
    Asd

    Mos u merzit se Trump do te ktheje pergjigje shume shpejte, sapo te dale nga mallengjimi i fjaleve te tua prekese. Do tua sjelle edhe Ramen komshi me qelite tuaja qe te gezoheni.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Këta injorantët mediokër e provincës së humbur periferike të Perandorisë Osmane, kanë bindjen se bota e përparuar ka interes për çfarë ka thënë non grata dje me intelektualët nga bathorja poshtë ballkonit.Sa të shkretë janë,por që nuk e dinë.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Na thuj kur tvin ment o Salianj

      Sa qesharak ky Salianji. Akoma nuk e ka kuptuar se Trump mund ta qet orej burgi vecse nese i dergon Grida Dumen qe ti haje te trashin atij. Zgjidh e boj o Salianj, Saliu te ka bo dalje, oo te boni dalje dhe Grida, rri perhere ne burg, kot qe te dalesh. Atje ke buke e uje qyl. Deputetllikun harroje, a di tjeter zanat te ounosh, jo nuk ke!

      Përgjigjjuni
      1. g
        grida si e ke mbiemrin

        Ss ka pare Trump si grida suma dhe grides nuk i hedh as qurrat,imagjino kur gjyshe grida eshte katandis te lopcari salihani

        Përgjigjjuni
      2. A
        Adriatik

        Nje injorant i shkruan presidentit Amerikan.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na ruajt zoti

          Me qesharak se ky prodhues videosh false nuk gjen as ne salistan… I heq dera keta gjytyryme…kusheri i ilirmetes

          Përgjigjjuni
          1. Roberto

            Ik ore bajge. Te genjen mendja se Trump do meret me nje lopcar si ty?? I the ti fito fito dhe ai fitoi?? Ik ore car me nyje se le nam. Kryej denimin aty me shoket dhe qepe halen.

            Përgjigjjuni
            1. U
              USA

              O Zot sa rrot kari jane keta kelyshet e Salih Berisha!

              Përgjigjjuni
              1. U
                USA

                O Zot sa rrot kari jane keta kelyshet e Salih Berisha!

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Z7

                  Keta u bene gjithe trapa Pirdh o salianus pirdh kap ndoje sapu atje.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sali hajduti ne Burg!

                    e imagjinoni Trump qe fiton edhe per Babalet? Ah ah ah ...

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Loku jot

                      Zot na ruj menjen katunari korces qe grida bruma e mesoj si me ongur buk e si me u vesh ico leter trampit aaa aaaaa aaa po Ca cari osht, o zot ca funderrinash Kon Ngel te PD sal serbit

                      Përgjigjjuni
                    2. E
                      Emigranti

                      HAHAHAHAHA ÇA BYTHQIRI !! Po ik SALINJAN BJERI ME DOR

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kapterri

                        Hmm,po Grida ç'thote?

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kukesi

                          Ti je ne burg se inskenove nje vidiopergjim, bashke me mikun tend Babale. Ti nuk ke bere veper penale, por poshtersi penale.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lugu gjat

                            Ajde fyell ajde. Këta janë fundi i marrëzisë. Sa turp për ne si popull me këto specie. Trump ka për të dhënë dorëheqjen prej këtyre zhapikëve të saliut.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Momen

                              Ky eshte kokra e boles! Mesazhin e ketij viktime e kupton vetem grida rocka dhe bolet me IQ 50 qe vetem hane dhe dhjesin.

                              Përgjigjjuni
                              1. Jari

                                Kape Sapunin o Gridare Salijani kape.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Me prokurë të posaçme

                                  Gabimi i drejtësisë është se të dënoi vetëm një vit, kur sipas ligjit meritoje pesë. Ti mashtrues e di mirë se nuk u dënove për denoncim trafiqesh, krimi apo korrupsioni të qeverisë apo qeveritarëve, se atë po e bën më së miri SPAK, por u dënove për inskenimin skandaloz si pisllëku "babale", me të cilin më shumë u reke të mashtroje opinionin publik, njëherazi këtë për përfitim politik të partisë tënde. Kjo përbën vepër penale, se po të mos ishte e tillë, nuk do përfundoje në burg me vendim të formës së prerë nga GJKKO e Apelit. Ndaj je aty ku e meriton dhe politikisht je përfundimisht një kartë e djegur.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Babale

                                    Humor burgu nga Babale. .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Koqe Sali-anji

                                      Trumpi ka letra me te mira per te fshire bythen .. se kjo leter … cfare mendje kane keta, u duket vetja Zot ketyre me ‘Sali’ ne emer!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. g
                                        gardiani

                                        Me pelqen shume fotoja sikur titulli i shkrimit te ishte Tramp i thote Salihajnit qe lufto dhe fito per ne,pasi ne foto Salihajni eshte ne liri dhe Trampi ne qeli. Rastesia ndokush mund te thote qe thote gjithçka.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Mana

                                          Fajin e ka America qe I linte te meren me shitjen e droges bene shum para dhe I dolen nga kontroli amerikes prandaj e beri non grata egersiren emaqedoni nissen te shesin por I preu America qe ne fillim

                                          Përgjigjjuni
                                          1. V
                                            Vleshte do thote T.

                                            Salianji problemi yt qendron ne faktin se ti realizove nje intrige ku u bere regjisor vete, qe drejtesia pasi e verifikoj, e denoj si te tille. U tregua e meshirshme duke te akyzuar vetem per shpifje! Sa per Trump, besoj se letra jote eshte e ngjashme me ato qejfliet amerikane qe ngrihen pasi njezet vjetesh duke e hedhur ne gjyq per ti marre ca para. Trump I ka quajtur shpifje dhe besoj se e kupton mire qe cdo te thote intrigant dhe shpifes.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Tops

                                              Mos harro kurrë ç'bëre atë mbrëmje shkurti . Qetë në miting . E paç qelinë të pastër .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. 0
                                                007

                                                O Sal - Aantika nene Shegen e ke kurven me te madhe te Korces , su ndahen kurvat nga o zgjebarak Lozhani , dhe dashnoren plake mosha e nenes Shege Grida Suma baxhella me madhe e rruzullit toksore...................... ...zgjedhje e Sali Kermes NonGrata malokut.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. 0
                                                  007

                                                  O Sal - Aantika nene Shegen e ke kurven me te madhe te Korces , su ndahen kurvat nga o zgjebarak Lozhani , dhe dashnoren plake mosha e nenes Shege Grida Suma baxhella me madhe e rruzullit toksore...................... ...zgjedhje e Sali Kermes NonGrata malokut.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. 0
                                                    007

                                                    AKOMA,FLET O KOAUSH...AKULLORE,PA QUMESHT.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje