Ermal Yzeiraj, avokati i Ilir Beqajt, ka reaguar për pengimin e dëshmisë së ish-ministrit të Shëndetësisë në Komisionin e Sterilizimit.
Kujtojmë se për dy ditë me radhë, opozita mbajti peng dëshminë e Beqajt, herë duke kundërshtuar dëshminë e tij përmes një materiali të përgatitur me power point dhe herë duke kërkuar dëshminë e kryeministrit Edi Rama dhe Vilma Nushit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, avokati shtron pyetjet pse Beqaj nuk dëshmoi, ndërsa shprehet se “Nganjëherë është më mirë të presësh dhe të reflektohesh përpara se të reagosh ndaj atyre që nxitojnë të shpërndajnë gënjeshtra për të justifikuar veprimet e tyre të pamenduara.”
Sipas tij, ish-ministri u trajtua në mënyrë çnjerëzore ndërsa i bën thirrje opozitës që të reflektojë “thellë për këtë turp”.
Reagimi i plotë:
Nganjëherë është më mirë të presësh dhe të reflektohesh përpara se të reagosh ndaj atyre që nxitojnë të shpërndajnë gënjeshtra për të justifikuar veprimet e tyre të pamenduara.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha mediat që na mbështetën gjatë këtyre ditëve dhe për reagimin e tyre kundër gënjeshtrave të përhapura. Ajo që përjetuam dhe dëgjuam gjatë dy ditëve të një trajtimi çnjerëzor nuk duhet të përsëritet kurrë. Për askënd. Opozita duhet të reflektojë thellë mbi këtë turp, ashtu si edhe Kuvendi dhe faktori ndërkombëtar. Mesazhi i këtij procesi është i qartë dhe shumëdimensional, duke ofruar mjaftueshëm arsye për reflektim për të gjithë ju.
Lidhur me pikëpyetjet që më janë drejtuar gjatë këtyre ditëve si avokat i z. Beqaj, më lejoni të sqaroj si më poshtë:
1. Çfarë kërkonte z. Beqaj? Të pyetej apo të shmangte pyetjet?
Ditët e fundit, në media është përhapur pretendimi i kryetares së komisionit dhe disa deputetëve të opozitës se z. Beqaj nuk dëshironte të dëshmonte në komision dhe se gjithçka që ndodhi ishte një strategji e tij dhe e grupit të PS-së (sipas tyre, edhe e imja si avokat) për të shmangur dëshminë në minutën e fundit. Ky pretendim është tërësisht i pavërtetë, dhe ata që e thonë apo e shpërndajnë këtë e bëjnë për një qëllim të caktuar.
Sakrifica e z. Beqaj për t’u përgatitur për dëshminë
Së pari, z. Beqaj ka bërë një përpjekje të jashtëzakonshme për t’u përgatitur për dëshminë e tij në komision, pavarësisht vështirësive teknike dhe praktike që vijnë si pasojë e kushteve të paraburgimit. Në mungesë të aksesit të tij në një laptop, ai ka punuar mbi deklaratën dhe dëshminë e tij me shkrim dore. Këto shënime janë hedhur në kompjuter nga unë dhe familjarët e tij dhe më pas i janë kthyer atij sërish për t’i konspektuar. Gjithashtu, për shkak të mungesës së hapësirës në qeli, materialet e dosjes janë printuar pjesërisht dhe i janë dërguar atij në mënyrë të vazhdueshme për t’u lexuar.
Në komision z. Beqaj kishte: (i) të drejtën e një deklarate paraprake kontekstuale, (ii) të drejtën dhe detyrimin që ti përgjigjej pyetjeve, si dhe (iii) të drejtën për të dorëzuar prova. Ai u përgatit në mënyrë të detajuar për t’i shfrytëzuar të gjitha këto të drejta. Për shembull, deklarata paraprake u përgatit në formën e një materiali prej 248 faqesh në PowerPoint, që përfaqësonte një përpjekje serioze dhe profesionale. Për çdo pyetje të mundshme nga komisioni, ne ishim të përgatitur me fakte dhe dokumente, të cilat i kishim me vete si në formë fizike, ashtu edhe elektronike.
Nëse z. Beqaj vërtet nuk dëshironte të dëshmonte, atëherë përse ai dhe ne duhet të bënim gjithë këtë përgatitje? Mjaftonte të thoshim se do të përdornim të drejtën e heshtjes për të mos përkeqësuar pozitën e tij në procesin penal dhe s’kishim nevojë që të qëndronim 48 orë në dispozicion të kryetares së komisionit dhe deputetëve të opozitës nën një trajtim çnjerëzor. Ai madje me një shkresë të thjeshtë nga burgu mund të kishte shmangur edhe shfaqen e tij me pranga në dyert e Kuvendit. Për shkak të statusit që z. Beqaj ka si i pandehur për çështjen e sterilizimit, z. Beqaj mund të refuzoj deklarimin në gjykatë dhe jo më para një komisioni hetimor.
Por z. Beqaj erdhi i përgatitur dhe i vendosur për të folur, jo për të shmangur pyetjet, por për tu ballafaquar dhe sqaruar gjithë opinionin publik.
Pritja ndaj deputetëve të opozitës
Së dyti, nëse z. Beqaj dhe grupi i PS-së do të kishin synuar shmangien e dëshmisë para kryetares së komisionit dhe deputetëve të opozitës, ata mund ta kishin bërë këtë në mungesë të opozitës, e cila ishte në bojkot apo nën masa disiplinore. Madje në një moment të caktuar kryetarja e komisionit ishte dhe jashtë shtetit. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Përkundrazi, data e dëshmisë u shty pikërisht për të siguruar pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve të opozitës në mënyrë që të gjithë të ishin prezent gjatë dëshmisë së z. Beqaj. Kjo tregon qartë se qëllimi ishte një ballafaqim transparent dhe publik dhe jo shmangia.
Reagimi z. Beqaj ndaj mbylljes së komisionit
Së treti, nëse z. Beqaj dhe grupi i PS-së paskan pasur si qëllim shmangien e dëshmisë, atëherë përse z. Beqaj reagoi me indinjatë kur znj. Ina Zhupa, rreth orës 2:00 të natës, njoftoi praktikisht mbylljen e gjithë veprimtarisë së komisionit, me pretekstin e pavërtetë që leja e z. Beqaj kishte përfunduar që në orën 12:00 të darkës? Ai hapi derën e sallës dhe iu drejtua znj. Zhupa duke i thënë: kush kujton se je ti? A ishte ky reagimi i dikujt që dëshironte të shmangte dëshminë? Përse e bëri këtë reagim z. Beqaj ndaj znj. Zhupa? Për ta falenderuar?
Pse opozita ndoqi të njëjtën “strategji”?
Së fundmi, nëse opozita vërtet besonte se z. Beqaj dhe PS donin të shmangnin dëshminë, përse i shkuan nga pas kësaj “strategjie”? A mos vallë edhe ata ishin pjesë e një loje të përbashkët? Kjo duket e pabesueshme dhe tregon se pretendimet e tyre janë një përpjekje për të mbuluar dështimin dhe kaosin e veprimeve të tyre në komision.
2. Përse kryetarja e komisionit nuk e la të dëshmonte z. Beqaj?
Në dy ditët e punimeve të komisionit u pa qartë që kryetarja e komisionit nuk donte që z. Beqaj të dëshmonte dhe tu përgjigjej pyetjeve pasi kishte frikë që opinionin publik mund të ndryshonte qëndrim ndaj akuzave dhe përbaltjes që deri tani opozita kishte hedhur ndaj z. Beqaj dhe kjo përbaltje mund t’iu kthehej mbrapsht.
Askush nuk e priste që z. Beqaj të ishte përgatitur në një nivel të tillë dhe që ai dhe avokati i tij mezi kishin pritur përballjen. Nuk ishte thjesht çështje fotosh dhe videosh që do prezantoheshin nga z. Beqaj, por ndoshta do të kishim dhe surpriza dhe të rëndësishme për çështjen.
Ndërkohë, askush se kishte vënë re që në ligjin për komisionet hetimore, e drejta e dëshmitarit për të dhënë një deklaratë paraprake nuk ishte e kufizuar në kohë dhe në mënyrën se si ati mund ta jepte atë. Ligji nuk parashikonte që ajo të ishte e shkurtër dhe që jepej vetëm me gojë. Prandaj z. Beqaj kishte përgatitur deklaratën e tij me PowerPoint dhe do e relatonte atë pa ndërprerje para se të fillonte seanca e bërjes së pyetjeve nga anëtarët e komisionit.
Nëse z. Beqaj do të ishte lejuar që të fliste ai do kishte vëmendjen mediatike për një periudhë të gjatë dhe retorika e përbaltjes normalisht do të duhet të stoponte. Ndërkohë me këtë nivel përgatitje z. Beqaj do ishte i vështirë për tu përballuar. Askush s’kishte lexuar mjaftueshëm sa ta kapte atë në vështirësi dhe pyetjet që mund të kishim bërë mund të merrnin edhe një përgjigje që nuk ka interesonte dhe pastaj do të duhej ta shkruanim si përgjigje në raportin përfundimtar të komisionit. Për më tepër z. Beqaj paska sjellë edhe prova të reja që nuk janë ende në dosjen e Gjykatës dhe ne as që e dimë se çfarë janë këto prova. Kjo ishte arsyeja që kryetarja ngulmonte që materiali i z. Beqaj dhe provat e tij të dorëzoheshin paraprakisht. Që ajo dhe deputetët e opozitës të shikonin çfarë ishin dhe pastaj të vendosnin nëse do ta linin z. Beqaj të fliste apo jo.
Pretendimi që PowerPoint-in nuk e parashikon ligji dhe prandaj spo të lëmë ta përdorësh është një pretendim absurd. Askund në ligj nuk flitet as që deklarata duhet bërë me shkrim apo me gojë, por kjo nuk do të thotë që meqenëse ligji nuk i përmend fjalët “me shkrim” apo “me gojë”, dëshmitari nuk do ta bëjë fare deklaratën e tij. Askund në ligj nuk flitet as që kryetarja e komisionit i bën pyetjet e saj duke ngritur foto të printuara nga interneti (që ske as se si e përshkruan si veprim të saj në procesverbal se do duhet të përshkruash foton) por megjithatë kryetarja e bëri një veprim të tillë. Ndërkohë askund në ligj apo në rregullore nuk flitet që vendime të tilla të ndërmjetme për të plotësuar apo jo kërkesat për PowerPoint merren vetë nga kryetarja e komisionit por madje në ligj thuhet specifikisht që vendime të tilla merren nga komisioni (neni 2, pika 7 dhe neni 13, pika 2 e ligjit nr. 8891 për komisionet hetimore).
Ndërkohë, është absurde që përveç z. Beqaj, kryetarja e komisionit nuk la që të fliste për procedurë as avokatin e z. Beqaj. Ndonëse deputetët e maxhorancës kërkuan që të sqaroheshin ekskluzivisht prej tij për shkak se ai ishte hartuesi dhe argumentuesi i shkresës që kërkonte paraprakisht marrjen e një vendimi të ndërmjetëm nga komisioni për lejimin e përdorimit të PowerPoint-it që ishte refuzuar nga kryetarja me email dhe pa patur fare kompetencë ligjore për ta bërë një gjë të tillë.
Në fakt, tema kryesore e debatit të ditës së parë nuk duhej të ishte lejohet apo jo PowerPoint-i, por ku e gjen të drejtën ti si kryetare komisioni të marrësh vetë vendime që i takojnë komisionit dhe jo ty?!
Meqë po flasim për mjetet teknologjike, kryetarja kishte në dorë një mjet shumë efektiv bllokimi – mikrofonin e saj – nëpërmjet të cilit bllokonte gjithë mikrofonat e tjerë dhe madje edhe kamerat. Nëse ajo nuk donte që ti të flisje ajo mjaftonte të shtypte një buton dhe nëse nuk donte që kamerat e sallës të të filmonin ty kur flisje por vetëm atë, e mbante mikrofonin e saj ndezur. Pra kryetarja në atë sallë ishte dhe regjisore dhe përmes regjisë së saj arriti që ta mbante në ngërç veprimtarinë e komisionit, të uzurponte fjalën dhe procedurën e tij, si dhe ta dështonte me sukses.
Me siguri z. Beqaj edhe po të fillonte të fliste me këtë regji do ishte ndërprerë vazhdimisht.
3. Si ndodhi që z. Beqaj vendosi të hapte rreth orës 2:00 të natës derën e sallës ku zhvillonte punimet komisioni dhe ti drejtohej znj. Ina Zhupa?
Ora ishte rreth 2:00 e natës. Ne ndodheshim në një nga sallat e Kuvendit, duke ndjekur përmes telefonit zhvillimet e komisionit hetimor dhe po punonim për fjalën që z. Beqaj do të mbante nëse thirrej nga komisioni në mëngjes.
Papritur, dëgjuam znj. Ina Zhupa duke i kërkuar kryetares së komisionit që të njoftohej Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të marrë z. Beqaj, me pretendimin se leja e tij kishte përfunduar që në orën 12:00 të natës. Pra që para dy orëve. Ky pretendim i znj. Zhupa ishte tërësisht i pavërtetë dhe u bë me qëllim që komisioni të mbyllej duke shfrytëzuar si pretekst gjoja mbarimin e leje qëndrimit të z. Beqaj.
Ky version mbylljeje i komisionit nga ana e opozitës ishte hedhur për diskutim që në orën 10:00 të darkës gjatë negociatave që zhvilloheshin jashtë sallës se si duhet të dilnim nga ngërçi ku ishte futur komisioni. Ideja që z. Beqaj i mbaronte leje qëndrimi në orën 12:00 u hodh poshtë nga sqarimi që bënë si punonjësit e burgjeve që shoqëronin z. Beqaj, ashtu edhe vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Sipas rregullave në fuqi, z. Beqaj mund të qëndronte në dispozicion të komisionit derisa komisioni të përfundonte punimet. Pra z. Beqaj nuk mund të shfrytëzohej si arsye për të mbyllur punimet e komisionit. Për më tepër që nëse do të ishte i vërtetë si pretendim, përse atëherë opozita nuk e shfrytëzoi këtë si pretekst që në orën 12:00 të natës, por e tha atë pas dy orës rreth orës 2:00 të natës? Po përse deputetët e opozitës donin patjetër që ta mbyllnin komisionin me pretekstin që z. Beqaj nuk mund të qëndronte më se i kishte mbaruar leje qëndrimi? Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje fillimisht duhet të sqarojmë ecurinë e negociatave që filluan me ne rreth orës 10:00 të darkës.
Mbase gjatë dy ditëve të punimeve të komisionit ka patur negociata ndërmjet palëve për zgjidhjen e ngërçit ku ishte futur komisioni, por unë si avokat u përfshiva në negociata vetëm në fazën përfundimtare, rreth orës 10:00 të darkës të ditës së fundit. Jo drejtpërdrejtë por përmes ndërmjetësve.
Gjatë këtyre diskutimeve, u hodhën në tryezë disa variante, por ne mbajtëm një qëndrim të prerë dhe të qartë. Ose të na thërrisnin për të dëshmuar në çdo moment, pavarësisht orës, duke respektuar kështu vullnetin dhe sakrificën e pritjes së z. Beqaj, ose të deklaronin zyrtarisht se nuk donin të merrnin më dëshminë e z. Beqaj, dhe ta mbyllnin veprimtarinë e komisionit pa dëshminë e tij.
Asnjëri prej këtyre dy varianteve dukshëm nuk i leverdiste opozitës dhe negociatat u stopuan. Opozitës ju duk më i përshtatshëm varianti i gënjeshtërt i përfundimit të punimeve të komisionit për shkak të mbarimit të leje qëndrimit të z. Beqaj.
Duhet patur parasysh që gjatë ditës sapo u vendos që komisionit hetimor nuk do ti shtyhej më afati i hetimit dhe maksimumi që komisioni mund të bënte ishte që të vazhdonte punimet e tij tërë natën deri nesër në orën 10:00 të paradite, pasi në këtë orë fillonte punimet seanca plenare e Kuvendit dhe deputetët duhet të largoheshin. Pra praktikisht çdo mbyllje që bëhej në atë moment, si mbyllja që znj. Ina Zhupa bëri rreth orës 2:00 të natës me pretekstin e pamundësisë së qëndrimit të z. Beqaj për shkak se i mbaronte leje qëndrimi, ishte në fakt jo thjesht një mbyllje e seancës së asaj dite, por mbyllja përfundimtare e punimeve të komisionit hetimor që kishte zgjatur për muaj me radhë dhe që në fund po mbyllej pa dëshminë e z. Beqaj.
Ky ishte momenti kur z. Beqaj vendosi të ndërhynte në mbledhje, duke hapur derën e sallës së komisionit dhe duke iu drejtuar deputetes znj. Ina Zhupa me fjalët: “Kush kujton se je?”.
Kjo ndërhyrje ishte një reagim i drejtpërdrejtë ndaj një padrejtësie të hapur. Ndaj një talljeje, linçimi dhe trajtimi çnjerëzor prej 48 orësh që kishte arritur kulmin. Përballë një preteksti të pavërtetë dhe një përpjekjeje për të manipuluar rrjedhën e punimeve të komisionit, z. Beqaj ndjeu nevojën të shprehte indinjatën e tij. Ai nuk kishte përse toleronte më në heshtje që përpjekjet dhe sakrificat e tij për të dëshmuar dhe për të mbrojtur të vërtetën të hidheshin poshtë me një justifikim të tillë të paqenë. Nëse deri në atë moment, në atë komision, ka patur ndonjëherë ndonjë reagim të vërtetë dhe njerëzor, ai ishte më i vërteti dhe më humani ndër të gjitha reagimet.
Duhet theksuar që në fakt ndërhyrja e z. Beqaj nuk ishte një ndërhyrje gjatë punimeve të komisionit, por një ndërhyrje e bërë pikërisht në përfundim të tij. Kryetarja e komisionit dhe deputetët e opozitës nuk kishin më çfarë të thoshin sepse kishin kaluar një ditë të tërë duke stërpërsëritur të njëjtat gjëra. Z. Beqaj nuk i tha askujt as çfarë të fliste as çfarë të bënte sepse praktikisht komisioni mbaroi. Z. Beqaj thjesht ju drejtuar znj. Ina Zhupa duke i thënë: “Kush kujton se je?”.
Sot që e mendoj, nëse z. Beqaj nuk do ta kishte bërë si reagim dhe njerëzit nuk do kishin parë live atë që z. Beqaj ndjente në ato momente, ndoshta disa do të besonin që z. Beqaj nuk ka dashur që të dëshmojë dhe po i shmangej përballjes. Në fakt, siç edhe u pa qartë, përballjes ju shmang kryetarja e komisionit dhe deputetët e opozitës.
4. A i kërcënoi z. Beqaj anëtarët e komisionit të opozitës?
Sigurisht që jo. Nëse z. Beqaj do të kishte kërcënuar ndonjë prej deputetëve të opozitës, atëherë përse nuk është bërë një kallëzim penal ndaj tij? A mos vallë opozita ndjen keqardhje dhe nuk dëshiron t’ia rëndojë pozitën Z. Beqaj? Apo ndoshta e konsiderojnë si një reagim emocional të tij që meriton tolerim? Apo kanë frikë se një kallëzim i tillë do të kategorizohej si kallëzim i rremë sepse z. Beqaj nuk ka thënë asnjë fjalë kërcënuese?
T’i thuash një deputeti: “Kush kujton se je?”, nuk mund të konsiderohet kërcënim në asnjë rrethanë. Për më tepër, reagimi i menjëhershëm në korr nga deputetët e opozitës ishte: “Po ti kush kujton se je?”. Një shkëmbim fjalësh mes palëve, pa asnjë formë kërcënimi të drejtpërdrejtë apo implicite. Nëse këto shprehje përbëjnë kërcënim, atëherë logjika thotë se të dyja palët do të duhej të kallëzonin njëra-tjetrën.
Për ironi, gjatë këtyre muajve të veprimtarisë së komisionit, vetë kryetarja e komisionit dhe deputetët e opozitës kanë drejtuar dhe operuar duke kërcënuar këdo dhe për çdo gjë, madje dhe me veprime konkrete. Administrata, gardistët dhe të gjithë ata që kishin ndonjë angazhim në këtë proces, dukeshin dhe ta shprehnin se kishin qenë nën presion të vazhdueshëm nga ata, sepse u kishin bërë kallëzime penale dhe denoncime të pabaza. Ai kuvend ishte i gjithi i kërcënuar nga zonja. S’kishte ngel administratë dhe gardist pa u kërcënuar. Aman thoshin se kjo bën kallëzime. S’ja kemi ngenë të dëgjojmë dhe klithmat pastaj.
5. Sa e rëndë ishte hapja pa leje e derës së komisionit dhe pse u trumbetua si kërcënim?
Të hapësh pa leje derën e një komisioni hetimor, për më tepër një komision si ai (përjashtuar këtu deputetët e maxhorancës), është njësoj si të flasësh pa leje para Gjykatës. Penaliteti për këtë veprim në Kuvend fillon nga një vërejtje dhe mund të përfundojë me nxjerrjen jashtë sallës nga garda, ndërsa në Gjykatë mund të jepet edhe gjobë. Pra hapja pa leje e derës së komisionit është po aq e rëndë sa edhe masat që jepen për të. E megjithatë, në rastin konkret, z. Beqaj nuk kishte nevojë të nxirrej jashtë, sepse pasi i tha znj. Ina Zhupa: “Kush kujton se je?”, ai u largua vetë nga salla.
Po përse opozita e trumbetoi si shkelje shumë të rëndë duke thënë edhe se u kërcënua? Arsyeja është e qartë: për të krijuar një narrativë që e shpëtonte bllokimin ku ishte futur komisioni prej dy ditësh. Ky veprim i z. Beqaj u përdor si një mënyrë për të shmangur përgjegjësinë e mbylljes së komisionit pa përfunduar detyrën e tij kryesore – marrjen në pyetje të dëshmitarit kryesor. Ndoshta të nesërmen media dhe publiku mund të mos bindeshin që veprimtaria e komisionit u ndërpre se z. Beqaj i mbaroi leja e qëndrimit, por ama mund të bindeshin që komisioni u ndërpre se z. Beqaj hapi derën dhe na kërcënoi. E ku ka më mirë se ta nxjerrim z. Beqaj edhe si “kërcënues”, ndërsa deputetët e opozitës si “viktimë”! Në fakt, aq “viktima” ishin kryetarja dhe deputetët e opozitës saqë mbyllën me vrap komisionin dhe u mblodhën të gjithë mbas derës së sallës ku ishim unë dhe z. Beqaj duke provokuar dhe ofenduar mbrapa derës që z. Beqaj të dilte dhe ata ta incizonin me celular. Në fakt z. Beqa doli the thjesht u tha: “Turp! Kjo është çnjerëzore!”. Se di përse si nxjerrin videot që regjistruan prapa derës. Ndoshta se u vjen turp dhe se nuk dalin si “viktima” por si “provokues”.
Kujtdo që përqendrohet tek sjellja e z. Beqaj dua ti bëj një pyetje retorike: Vallë si do të reagonin vetë kryetarja e komisionit apo deputetët e opozitës, nëse do të trajtoheshin me të njëjtën arrogancë dhe poshtërim siç u trajtua z. Beqaj?! Shumë prej tyre kanë treguar më parë se janë të gatshëm të përdorin akte të dhunshme, deri në djegien e objekteve, kur mendojnë se u janë shkelur të drejtat. Sa herë është akuzuar z. Beqaj për dhunë? Asnjëherë. Po këta? Historia e tyre flet vetë. Është ironike që opozita, e cila dikur dogji Kuvendin për ngritjen e këtyre komisioneve hetimore, tani i mbyll ato pa pyetur dëshmitarët kryesorë. “Digj e shuaj” duket se është modeli i tyre i vazhdueshëm: të krijojnë një krizë, ta amplifikojnë, dhe më pas ta mbyllin pa ndonjë përfundim të qartë.
Ata që e njohin z. Beqaj e dinë se ai nuk do të reagonte kështu vetëm për shkeljen e nderit, dinjitetit dhe të drejtave të tij, por edhe për dikë tjetër që po trajtohej padrejtësisht në të njëjtën mënyrë. Madje z. Beqaj do reagonte kështu edhe për vetë deputetët e opozitës në komision.
A u tregua z. Beqaj i nxituar? Jo, absolutisht jo. Momenti kur ai ndërhyri ishte fundi i gjithë veprimtarisë së komisionit dhe jo thjesht fundi i një seance të tij. Me mbylljen e komisionit, z. Beqaj humbi përfundimisht mundësinë për të dëshmuar dhe për t’u përballur dhe për t’u mbrojtur ndaj akuzave që i ishin bërë. Ai e kuptoi se ajo ishte mundësia e fundit për të folur, dhe reagoi.
6. Dështoi apo jo komisioni?
Komisioni dështoi. Dështoi për shkak të kokëfortësisë, keqmenaxhimit, kapriçove personale dhe mbi të gjitha, nga frika përballë asaj që z. Beqaj mund të thoshte.
Por kush e pranon dështimin? Sigurisht, askush. Përkundrazi, disa e quajtën veprimtarinë e komisionit “sukses të paparë”. E nëse kjo quhet sukses, atëherë e nderuar zonjë dhe të nderuar deputetë të opozitës vazhdoni të ndiqni këtë “model” në çdo komision tjetër. Ja praktika që propozoj për ju:
– Thirrini dëshmitarët në orën 10 të mëngjesit, që të zgjohen në orën 7, të nisen në orën 8 me mikrobusin e burgut, të dalin me pranga në kamera dhe të përjetojnë denigrimin që në pikë të mëngjesit.
– Mbajini tërë ditën jashtë sallës së mbledhjeve të komisionit për orë të tëra me justifikimin “po diskutojmë” dhe ti nuk mund të jesh prezent.
– Mos u thoni asgjë çfarë vendosët dhe çfarë do bëhet nesër; lërini ta marrin vesh vetë me të pyetur.
– Dërgojini në burg në darkë dhe thirrini prapë të nesërmen për të përsëritur spektaklin e denigrimit, sepse dje “pati shumë bujë” si lajm.
– Mbajini edhe një ditë jashtë sallës, me të njëjtën arsye. Në fund, mbyllni komisionin duke thënë: “Beqaj kishte leje deri në 12:00 të natës dhe ne tani duhet të ikim.”
Në fakt, ky komision nuk dështoi thjesht për shkak të menaxhimit të dobët, por sepse u kthye në një shembull të shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut. Madje ky komision ka krijuar një çështje për Strasburg që do të përdoret si pikë referimi në të ardhmen. Kjo është trashëgimia e këtij procesi.
Si mundet të mbyllësh komisionin pa pyetur dëshmitarin kryesor të tij që qëllimisht e le 48 orë jashtë derës duke e trajtuar në mënyrë çnjerëzore?! Pyetja e tij zonjë nuk ishte thjesht një e drejtë e tij, por ishte edhe detyrimi yt! Ishte puna të cilën e kërkove vetë dhe për të cilën je paguar ekstra deri më tani! Çfarë suksesi imagjinar përpiqesh të na mbushësh mendjen kur ky mund të quhet edhe si dështimi yt personal më i madh?!
7. A nuk është dëm ekonomik për buxhetin e shtetit gjithë ky proces i dështuar? Kush do e paguajë dhe përse duhet të paguajmë deputetët që e dështuan komisionin?
Ironia është që ndërkohë që hetohet për shpërdorim fondesh, vetë komisioni sapo shpërdoroi fondet e shtetit duke dështuar në përmbylljen e një pune disa mujore për arsye subjektive dhe jo objektive.
Tani që komisioni dështoi, përse ne si taksapagues kemi paguar gjithë këto honorare ndaj kryetares së komisionit dhe deputetëve të opozitës anëtarë të saj dhe përse duhet ti paguajmë akoma? Përse duhet të paguajmë ata për një punë dhe shërbim të pakryer? Përse duhet ti paguajmë për një dështim të qëllimshëm? A nuk është shpërdorim fondesh të ngresh komisione hetimore, ti përdorësh ato për retorika boshe dhe qëllime personale dhe ti dështosh ato me qëllim? Sigurisht që po dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.
Të nderuara media!
Ky komision nuk dështoi thjesht për shkak të keqmenaxhimit apo kapriçove personale, por edhe sepse u kthye në një simbol të shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut dhe të njëanshmërisë së dukshme. Një proces që duhej të synonte të vërtetën dhe transparencën përfundoi duke zhgënjyer gjithë publikun. Kjo nuk ishte një shfaqje drejtësie; ishte një shfaqje turpi, dhe historia nuk do ta harrojë këtë precedent të rrezikshëm.
Ndërkohë, për ata që e njohin të vërtetën dhe e kuptojnë drejtësinë, ky komision mbetet një shembull i qartë se si arroganca dhe frika përballë së vërtetës mund të shkatërrojnë procesin demokratik. E ardhmja kërkon më shumë profesionalizëm, respekt për të drejtat dhe një përkushtim të vërtetë ndaj të vërtetës, përndryshe do të vazhdojmë të shohim dështime të tilla, të mbuluara nga pretendime për “suksese”.
Pavarësisht pengesës që hasëm, ne do vazhdojmë të kërkojmë tani prezencën e medias në seancat gjyqësore dhe ju ftojmë që dhe ju të insistoni në këtë drejtim.
Ju falenderojmë për mbështetjen!
Me respekt,
...edhe Geringu, ne procesin e Laipsigut per djegien e Raishtagut, e lejoi Dimitrovin te shprehej, duke u kthyer nga i akuzuar ne akuzues, beri buje ne gjithe boten atehere. Fashistet e sotem jane me te rrezikshem se ata te Hitleritm
Show i shemtuar PD-PS ose estrade ky hajdutet therrasin kapeni hajdutin. Viktimizim i te pamoralshemve hajdute te vjeter dhe te rinj. Corbe e qelbur e Sali Kulles me Sulltan Haremin Edi Rama.
Te lumte avokat qe me qytetari i tregove baxhellave te opozites se cfare ndryshimi i madh eshte mes te qenurit njeri dhe shpellar.. Ju dhe zoti Beqaj jeni intelektual dhe nuk mund te krahasoheni me bundrat e opozites.. Ky do mbahet mend si komision turpi dhe turpi do i ngelet atyre femrave te perdala qe vetem ne kete menyre te ulet mund te sillen pasi nuk dine menyre tjeter..Familja edhte shume e rendesishme..Eshte ajo qe te rrit me edukate dhe respekt per te tjeret,po nuk mund te presesh kete gje nga baxhellat e Pd qe kane hallin te vazhdojne te jene serish ne listat e partise.. Me vjen keq per shtresen intelektuale qe degjojme dhe shohim sjellje te tilla cnjerezore dhe nuk mendonim kurresesi te ishin prezent ne shoqerine tone.. Zot meshiroji se jane per te ardhur keq!
Normalisht Beqja hajdut qytetar vjedh me stil jo si këta të tjerët Hajduti i PS -se është hajdut qytetar i PD -se duhet varur
Jajt, suksese ne jete zoti Beqaj
Po pse cfare e gjeti Beqon ne kuvend. Doli nga qelite e ndyra te burgut dhe u ul ne kolltuqet e renda te sinjora Spiropalit. Priti ca... po, por mos e priste ndonje pune...ne burg?!!
O mender avokat!Djali i profesorit te etikes ka deklaruar:”Si vodhet ju te djthtit,po vjedhim edhe ne te majtet!”Si e le klientin tened ,me pranga ne duar,te mbrohej petpara Vokshit qe ka 124 detyra historike nga nongrsta!?
Nese do donte Z.Beqaj mos te jepte deshmi atehere sic i kerkoi Z.Ndreca pergjigje me shkrim per powerpoint , tja kthente qe nuk lejohet dhe atehere le te mos jepte deshmi Beqaj. Por ajo nuk ktheu pergjigje me shkrim qe edhe ata te dinin dhe te kishin nje flete me be ankimin . Se ligji e ka deshmi paraprake ( dhe nuk e specifikohen me apo pa powerpoint ). Por ja qe nuk donte Vokshi qe Beqaj te jepte deshmi. Se nuk i ktheu pergjigje me shkrim qe nuk lejohet .Dhe pastaj te shifnim kush do shmangej.Sepse Beqaj nuk vuri kushte por kerkoi pergjigje. Por njerezit shofim dhe nuk ja le dot topin me dere dhe te shpifi budalliqe. Ajo skishte interes qe Beqaj te deshmonte se donte me then dhe then pafund qe ne fund te mbeteshin ca brockulla . Se hidh hidh balte se dicka do ngelet . Po jemi me 2024 dhe njerezit te njof sa hap gojen e ngrin vetullat jo me me fol e fol si zonjusha Vokshi ????
Eh me ke po merreni Vokshit i paska dal vetulla si lulelaker Ka mendje per pergjigje ????????????
E prisnja kete reagim te drejten,ligjor,dinjitoz nga Avokati dhe ai person qe perfaqson,i Pafajshmit Iliri Beqaj.Po e ritheksoj:- i pafajshem.Kam mendimin qe diskutime publike,paraqitura para publikut i te gjitha atyre qe do te thoshit ne komisionit hetimor eshte e drejte legjitime huaja.Nuk Ka te beje aspak me shkeljet sekretin hetimor.Vendimi eshte marre.Vokshethe Zhjopat e shpallen fajtor,e shpallen hajdute.Gjukates nuk i mbetet asgje per te thene,vecse te thote " denohet me 10 vjet Burg dhe sekuestromi pasurie"Derisa gjyqin u be juv duhet te vazhdoni paraqitjen ne publike te dokumentat e Dhe mendimeve tuaja .Nxjerrja e sekretit hetimor nuk ekziston ne kete rast.Ose gjukata te marre nen cpergjegjesi penale Albana Vokshin dhe Ina zhjopendhe te shpalle te pafajshem Iliri beqen,ose bejini publike dhe Ilir Beqaj,jam i Sigurt qe do te pranohet burgun per nxjerrjen te sekretit hetimor qe nuk ekziston.Uroj qe ASPAK dhe gjukata Jo gjukuese ti therrasin mendjes Duke liruar menjehere Iliri Beqen.Une personalisht as e njoh dhe as me njeh Ilir Beqaj,por drejtesia duhet te veproje.Cka ndodhi ne ate komision pacavure duhet te analizohet me pergjegjesi nga kuvendit.
E frikshme ku ka arritur parlamenti shqiptar. PDja është mallkimi i Partisë së Punës që e la trashëgimni për Shqipërinë pas 1990. Si nuk doli dikush tja numëronte në ballë nongratës për kaq vite. Edhe ai që kishte defekte mendore e ja plasi me grusht në fytyrë non-gratës doli me më shumë mend se shumica e shqiptarëve. Enveri ua hoqi koqet të gjithëve dhe u la Salën nga pas ti marë një nga një....
Z avoket Më vjen mirë që me përkushtim dhe profesinalizëm ju keni argumentuar përse komisioni parlamentar dështojë me turp në këtë aventurë të dirigjuar nga opozita nëpërmjet Kryetares së kom .Albana Vokshi. Po e përsërit edhe një herë :Përse shumë institucione nuk reagojnë ndaj një shkelje flagërantë të të drejtave. të njeriut ( pamvarësisht se është i akuzuar për korrupsion por që nuk ka asnjë vendim gjyqësor deri tani dhe prezumohet ipa dënuar ).?!Sidoqoftë kjo shkelje ndodhi dhe dikush duhet ta fut në rrugën e drejtësisë dhe që ky spjegim që jubëtë për publikun, është hapi iparë dhe opinioni don të dijë :Çfarë argumentash do të paraqiste Ilir Beqja në komision , për të bindur komisionin dhe opinionin publik se të vërtetat janë ndryshe nga sa e akuzojnë, ?Mos vallë interesi i popullit është të dënohen njerëz pa të drejtë ?Jo jo popull don që të futez në burg ai që e meriton jo dikush që i aplifikohen akuza vetëm e vetëm që të akuzohet mazhorsnca për korrpsion dhe për opozitën nuk ka rëndësi kanë apojo fakte bindëse. Mendoj se ju z avokat duhet ta çoni më tej në rrugë të drejtë këtë ekdpoze të argumentimit që dotë bënte Ilir Beqja.Nuk edi nëse ju japin apo jo kohë televizive si në Tv publike apo në një konferencë shtypi me gazetaret e interesuar për të dalë e vërteta nëse ajo ekziston në ato don të ekspozojë dëshmimtari që pretendon .Populli le ta dijë se çfarë pretendon Iliri .Gjykatat le të bëjnë punën e tyre pa u ndikuar nga ato që pretendon ai.Po qese ka bërë vepra korruptive le të jap llogari dhe të dënohet pa hezitim.Sidoqoftë e vërteta ai ka të drejtën të mbrohet në të gjitha instancat që e thërrasin dhe jo të injorohet nga një alabake rrugesh duke abuzuar me detyrën si drejtuese e komisionit.Nëqoftë se mediat serioze do ti japin këtë mundësi jam i bindur se më shumë ju rritet prestigji dhe audienca pasi kjo ka ngjallur shumë reagime në sensin pozitiv dhe negativ dhe presin një ndriçim të problemit në aspektin e njohjes me një realitet që mundohen ta tjetër sojnë për interesa politike.Dalja e të vërtetës i shton më shumë shpresat te funksionimi idrejtësië të cilën e duan të gjithë
Artikulli ngre shqetësime serioze mbi mënyrën e funksionimit të komisionit hetimor, duke evidentuar mungesën e profesionalizmit dhe njëanshmërinë e qëllimshme. Sjellja e kryetares ndaj z. Beqaj, i cili kishte përgatitur material të detajuar, tregon qartë përpjekjen për të manipuluar procesin. Refuzimi për të pranuar prezantimin dhe mbyllja e punimeve me justifikime absurde theksojnë mungesën e transparencës dhe vullnetit për të dëshmuar të vërtetën. Kjo situatë tregon një dështim institucional të këtij komisioni dhe cenon procesin demokratik që kaq shumë po e reklamojnë vetë anëtarët e tij dhe kërkon reflektim të thellë.
Ne realitetin qe jetojme eshte e dhimbshme sesi te gjithe i fusin ne te njejtin thes.Si eshte e mundur qe mos lejohet te shpalos argumentat e tij zotria i cili ishte thirrur per kete arsye.Pse sot pas kaq vitesh demokraci funksionon me keq se ne komunizem ,te bejn gjygje publike ,te shtojn lloj lloj epitetesh dhe ne fund ste len as te flasesh,as te japesh mendim e jo me te shpalosesh punen e sakrificat qe ke bere.Eshte nje TURP i madh ajo qe pame pasi po mbillet nje kulture shum e shemtuar.Dhe per me teper kush te ben moral ALBANA VOKSHI ...Kta as opozit sjane po llumi i kesaj shoqerie
Te vjen keq realiteti ku jetojme,ku te gjithe futen ne te njejtin thes me lloj lloj epitetesh e prapashtesash,po ska faj ALBANA VOKSHI qe ben moral se cfare ben vet mendon se e ben dhe tjetri.Si eshte e mundur qe te bejne gjygje publike dhe ste lene as te flasesh,e jo me te perballesh e te shpalosesh ate qe ke bere me mund e saktifica? E cfare opozite eshte kjo,vec se llumi i shoqeris qe jane mbledhur bashk si hijena per mos me tlene me ec perpara...
“I pafajshmi” ,pa ja futur kush gishtat ka deklaruar:”Si vidhet ju te djathtit ,po vjedhim ne te majtet!?Suksese ne burg,e vulos ne fund!
Deshmine e hajdutit dy metrosh Ilir e mbajten peng deputett e PS se Ripjelljes qe i kryesonte nje i pandehur i SPAK plehra Ndreca sipas parosise se CEO-s Edi. Po mre e zeme se i arrestuari hajduti dy metrosh Beqja do te deshmonte do te dilte i (pa) lare kellire, pra SPAK e ka arrestuar kot dhe i ka rene ne qafe...... Jane vene te gjithe patronazhistet ne sherbim te hajdutit dy metrosh, sindroma e Stokolmit.....
O i " sh- urruar",i kuptojne fare mire c" Themi.Me faktet e zhvillimet ee para,te lexuara dhe te argumentuara e hetuara nga vete Avokati i Beqjes.Nuk shkojne me mendjen e Deputetet " Dosa" dhe deputetes"Bytha",alias " zhjopa"".Diferenca eshte se ne flasin me mendjen tone,Jo cpjerdhin nga goja dhe mendja Dosa dhe butha.
Trajtim c'njerezor ketij Daumit Beqja i beri vete Pushteti qe e vuri si Minister Shendetesie me paramendim per te vjedhe (asnje lidhje ky Beqja me SHENDETESINE) dhe e perdori tani si Dordolec me pranga ne duar per te demostruar se po mba ne burg edhe ish Pushtetare (por ama jo per ato Koncesionet qindra milioneshe te vjedhura, por per nje afere me 200 mije Euro fonde te dhena nga BE)
Ky artikull është nga më profesionistët që kam lexuar në mënyrën e interpretimit të ligjit për raste të tilla. Është tejet e veçantë mënyra e hedhjes poshtë të një budallallëku të jashtëzakonshëm që megjithëse dihet nga të gjithë si e tillë prapë një profesionist duhet të ulet e të shpenzojë kohë të mbush mendjen publikut me argument, logjikë e durim që komisioni drejtohet nga njerëz që janë kaq shumë aksidentalisht në politikë sa që shumë lehtë mund të zëvendësohen edhe nga kalimtarë të rastit që gjenden në rrugë. Të lumtë avokat Yzeiraj dhe megjithëse nuk kam aspak ndjesinë të përkrah z. Beqja pasi edhe nuk paragjykoj dua ti them ish ministrit të vazhdojë me mbrojtjen e tij dhe të mos ndikohet nga injoranca politike e etike e plerave qe populli i sheh. Lufta jote është me SPAK dhe atje mbaje vështrimin tënd. Nqs je i pafajshëm e drejta do fitojë!
Mos shkoni der aty sa te mbroni Hajduterine edhe kur ajo eshte fare e qarte ; Qindra milione Euro te zhdukur neper koncesionet ne shendetesi njeri me mafioz se tjetri ne kohen kur ishte Minister Shendetesie Ilir Hamid Beqja....e kush i vodhi ato, UFO-t?
World of PowerPoint, Beqaj donte te bente propogande dhe nuk donte te puetej nga grupi parlamentar. Kush e ndaloj ate dhe perseduket fare qarte. Kur je i dyshuar duhet tju pergjigjeni pyetjeve dhe jo te beni PowerPoint propogande duke treguar sa e nevojshme ishte sterilizimi.
Perfaqesuesi i kompanise ne komision nder te tjera tha se ne ate kohe asnje kompani nuk kish pervoje, as ata vete dhe se miliona leke u shoenzian per trajnime. Pyetjet qe nuk u bene ne komision jane: sherbimet publike jepen me PPP pasi privati ka njohuri per fushen specifike dhe kesisoj ndihmon ne rritjen e eficiences dhe efektivitetit. Por nese keta nuk ia kishin haberin e strelizimit dhe duhej te paguheshin miliona per trajnime, si u perzgjodh kjo kompani? Perse keto trajnime nuk u bene per stafin e spitalit? Kostot e sterilizimit u rriten mbi 10-fish dhe shlyen nga buxheti i shtetit, dmth sikur qeveria te kish marre nje kredi. Perse nuk u zgjodh forma e marrjes se kredise dhe kostot te mbaheshin nen kontroll? Po ku ka avokat t’a mbroje kete vjedhje!!!
Avokati ja fute kote sepse eshte pjese e lojes se piset te partive. Ky komisione nuk ka asnje mundesi per te marre vendim. Kjo histori filloi me tao tao Ballen kur therriste Zenin dhe ai tallte menderet. Ky eshte gjyqe politik nga ato te dulles. Ky komision deshmone me se miri qe te dy partite jane trashigimtare te deja te Dulles. O komunusra lereni SPAK te punoje, hiqeni komisionin tjeter Xhafaj. Poshtersi vazhdone duke emeruare njerezit me te korruptuare nga te dy partite.