
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, merr pjesë si paneliste në takimin parlamentar për Ndryshimet Klimatike, i cili zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
Në fjalën e saj në panelin e sotëm “Roli i parlamenteve në realizimin e angazhimeve për klimën”, znj. Spiropali nënvizoi se “Parlamentet luajnë një rol thelbësor në zhvillimin dhe zbatimin e kontributeve kombëtare, të cilat janë në qendër të Marrëveshjes së Parisit për të luftuar ndryshimet klimatike. Ato sigurojnë karakterin gjithëpërfshirës të procesit, konsolidojnë kuadrin ligjor, garantojnë mbështetje financiare, ushtrojnë kontrollin parlamentar dhe mbikëqyrin qeveritë në përmbushjen e angazhimeve dhe forcojnë dimensionin ndërkombëtar të bashkëpunimit për ndryshimet klimatike.
Sot po përballemi me një pozicion asimetrik në përballimin e pasojave të ndryshimeve klimatike: Ekonomitë më të mëdha janë njëkohësisht dhe prodhuesit më të mëdhenj, konsumatorët më të mëdhenj, ndotësit më të mëdhenj të mjedisit dhe shkaktarët më të mëdhenj të ndryshimeve klimatike. Megjithatë, ata nuk janë ende përgjegjësit dhe kontribuesit më të mëdhenj për ta ndryshuar e përmirësuar situatën.
Ne duhet të ndalojmë së qeni të mësuar vetëm të artikulojmë fjalë të bukura, por praktikisht nuk bëjmë asgjë dhe vazhdojmë të ndikojmë tek klima, të ndotim mjedisin dhe të vrasim planetin tonë. Duhet të veprojmë, jo vetëm të flasim. Ne nuk jetojmë në një botë ideale, por në një botë reale. Duhet të sillemi si bij të planetit, jo si zotër të tij.
Shqipëria mbetet e angazhuar për të kontribuar në përpjekjet globale, sipas Marrëveshjes së Parisit, duke i kthyer ambiciet kombëtare për klimën në veprime të prekshme, në disa sektorë kyç që mund të shkaktojnë ndryshimet klimaterike, si energji, bujqësi, menaxhimi i mbetjeve, proceset industriale etj.
Shqipëria i ka dhënë përparësi tranzicionit energjetik, si një faktor kyç i reduktimit të emetimeve. Aktivitetet prodhuese të vendit bazohen në energji 100 për qind të rinovueshme.
Strategjia jonë afatgjatë përfshin rritjen e kapacitetit të energjisë së rinovueshme, duke vënë theksin tek energjia diellore dhe ajo e erës.
Në vitin 2023 Shqipëria u bë një eksportuese neto e energjisë së prodhuar në vend përmes hidrocentraleve dhe shpalli Lumin Vjosa si Parkun e parë Kombëtar të Lumenjve të Egër në Evropë, një hap novator që promovon praktika të zhvillimit të qëndrueshëm, ruan ekosistemet jetike dhe promovon turizmin miqësor ndaj mjedisit, i cili sjell përfitime për komunitetet vendore. Shqipëria i ka dhënë përparësi tranzicionit energjetik, si një faktor kyç i reduktimit të emetimeve. Aktivitetet prodhuese të vendit bazohen në energji 100 për qind të rinovueshme.
Strategjia jonë afatgjatë përfshin rritjen e kapacitetit të energjisë së rinovueshme, duke vënë theksin tek energjia diellore dhe ajo e erës.
Në vitin 2023 Shqipëria u bë një eksportuese neto e energjisë së prodhuar në vend përmes hidrocentraleve dhe shpalli Lumin Vjosa si Parkun e parë Kombëtar të Lumenjve të Egër në Evropë, një hap novator që promovon praktika të zhvillimit të qëndrueshëm, ruan ekosistemet jetike dhe promovon turizmin miqësor ndaj mjedisit, i cili sjell përfitime për komunitetet vendore.
Shqipëria është fokusuar gjithashtu tek avancimi i masave të efiçencës së energjisë.
Kuvendi i Shqipërisë ka luajtur një rol të përcaktues për kthimin e objektivave klimatike në masa ligjore. Ligjet dhe ndryshimet e fundit kanë forcuar kuadrin qeverisës mjedisor të Shqipërisë, duke siguruar mbikëqyrje më të fortë rregullatore dhe llogaridhënie. Kuvendi është angazhuar në formësimin e politikave të klimës, duke lehtësuar bashkëpunimin ndërministror dhe duke mbikëqyrur progresin e zbatimit të objektivave kombëtare për ndryshimet klimatike.
Shqipëria është e angazhuar të vijojë këto përpjekje, duke integruar teknologji të reja, duke nxitur partneritetet publik-privat, perspektivat rinore dhe gjinore,
dhe karakterin gjithëpërfshirës të përpjekjeve për mbrojtjen e klimës dhe të planetit.”
E pergatite hartimin zemra vogel, e lexoi zemla, na e mbro klimen aman se ne doren tende e te Gretes jemi tani.
Uaaa Samiti I Klizmës ne Azerbaxhian qenka super duper shoke. 24 ore klizmë. Ne te gjitha brimat. Spo ec dot me se me kane shqyer. Klizma e mbremshme ishte quatro-pallore... mu bllokuan te gjitha brimat. Skisha provuar ndonjehere keshtu. E deklarova me force qe do marr pjese ne te gjitha Samitet e Klizmës... si antare me assete te plota...Uaaa Ika te ndrohem tani Puç puç
Kjo nuk bënë gjë tjetër vetëm lexon hartimet që shkruan Rama! "Kjo nuk bënë gjë tjetër...", këtu mund të mos jem dhe shumë i saktë unë....
Edhe kete rrugace kishim manget! Eshte ngjitur turpi ne maje dhe na predikon moral!
Me e mira
Epitetet qe I keni vene o komentues kok boshe nuk I meriton Elisa eshte me e mira .Ky lajm duhet tju gezoj se ne kohen e saliut nuk e pirdhte kush Shqiperine ,ndersa sot mer pjese ne te gjitha organizzata nderkombetare , kij eshte Shqiperia sot , te vetmit qe po vdesin nga hidherimi jane saliu dhe e gjithe lukunia fashiste qe I shkon pas .Shqiperia e shqiptarve dhe jo e tradhetareve .
Mara cara gran trojone Saliu futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat për në BE Që sot rrezikojnë të kthehen nga azilkërkuesit
Ti 5D , di ndonjë shtet në Ballkan , përveç Kosovës , që nuk është në NATO , apo që nuk i janë hequr vizat ? - Asnjë . Kur u hoqën vizat për Shqipërinë , Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë i ishin hequr prej 2 vjetësh , rradha ishte e Shqipërisë . Këtu Saliu yt nuk hyn fare dhe aq më pak hyn për anëtarësimin në NATO , që ishte vepër e SHBA -ve .
O Marë moj po pse shkruani budallallëqe? Mos shkruaj moj fare më mirë se lat nam. A mund të më thuash ti ku e di ti që ne nuk merrnim pjesë në Konferencat e Klimës në kohën e Saliut? Shqipëria ka ratifikuar konventën Kuadër të Ndryshimeve Klimatike që në vitin 1995 dhe e ka detyrim të marri pjesë. Aman ju lutem mos shkruani kur nuk dini për çfarë po shkruani.
Po more klimaterik se è ka nenshkruar konventen eshte e detyruar te mari pjese , dhe pse morì pjese Spiropali ju ta shani? Nuk keni te drejte te mereni me morali e te tjereve shikoni pragun tuaj .