Kjo ishte java e fundit e diskutimeve mbi buxhetin në komisionet parlamentare. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, publikoi një video në “Ditarin e saj të javës”, ku analizoi në detaje buxhetin e vitit 2025, i cili pritet të debatohet në Kuvend të hënën.
Tabaku kritikoi ashpër qasjen e qeverisë socialiste ndaj financave publike, duke e quajtur buxhetin e propozuar "buxheti socialist nr. 12", që sipas saj nuk ul çmimet, nuk rrit rrogat dhe pensionet e shqiptarëve, por favorizon një pakicë të privilegjuar që përfiton nga modeli aktual ekonomik.
“Në një kohë kur çmimet janë rritur me 55% dhe shqiptarët paguajnë kosto të ngjashme me vendet e Bashkimit Europian, pensionet dhe rrogat vazhdojnë të jenë ndër më të ulëtat në rajon. Ky buxhet nuk sjell zgjidhje për shumicën e shqiptarëve, por vijon të mbështesë një sistem që pasuron monopolet dhe lë jashtë vëmendjes shtresën e mesme, rininë dhe bujqësinë,” theksoi Tabaku.
Tabaku përmendi se shqiptarët përballen me një rritje të çmimeve prej 55%, ndërsa fuqia e tyre blerëse është ndër më të ulëtat në rajon. “Pensionistët jetojnë me pensionet më të ulëta në rajon, në një kohë kur ata paguajnë çmime të ngjashme me ato të Bashkimit Europian. Kjo është një padrejtësi që ky buxhet nuk e zgjidh,” deklaroi ajo.
Anëtarja e Komisionit të Financave dhe Ekonomisë, Tabaku, denoncoi faktin se politikat fiskale janë ndryshuar plot 180 herë gjatë viteve të fundit, por gjithmonë në disfavor të shtresës së mesme dhe të atyre që përpiqen të ndërtojnë një jetë më të mirë në Shqipëri. “Çdo ndryshim fiskal ka rënduar mbi shtresën e mesme, duke e mbitaksuar dhe duke e larguar nga vendi,” tha ajo.
Më tej ngriti shqetësimin për valën e largimeve të të rinjve, të cilët përbëjnë 40% të forcës aktive të punës, por nuk shohin asnjë mundësi në Shqipëri. “Ky buxhet nuk ka asnjë masë për të mbajtur të rinjtë këtu. Përkundrazi, politikat e qeverisë i shtyjnë ata drejt emigrimit,” shtoi ajo.
Bujqësia, që është jetike për ekonominë dhe punësimin e qindra mijëra shqiptarëve, vazhdon të jetë në rënie për shkak të mungesës së mbështetjes nga buxheti. “450 mijë shqiptarë jetojnë në fshat, por vetëm 75 mijë prej tyre janë të siguruar dhe të punësuar zyrtarisht. Ky është një realitet që qeveria nuk e adreson,” deklaroi ajo.
Deputetja ofroi një alternativë të qartë: “Ne duhet të ndryshojmë këtë model ekonomik që punon kundër shumicës dhe të investojmë në sektorë strategjikë si arsimi, shëndetësia dhe bujqësia. Shqipëria ka nevojë për një buxhet që punon për 95% të qytetarëve, jo vetëm për një pakicë të privilegjuar.”
Beteja e saj ndaj këtij modeli ekonomik, siç deklaroi në video, mbetet jetik për të ndërtuar një ekonomi që punon për shqiptarët.
Teksti plotë videos:
Nga viti 2013 e deri më sot janë miratuar 12 buxhete socialiste. Çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve me ekonominë shqiptare dhe me financat e grupeve më të rëndësishme të shqiptarëve? Le ta nisim me pensionistët, duke vazhduar me rininë, shtresën e mesme, profesionistët e lirë dhe duke përfunduar me bujqësinë.
Sot kemi një model ekonomik të përqendruar në pak duar. Dyqind biznese përfitojnë thuajse të gjithë të ardhurat ekonomike të vendit. Ky model ekonomik favorizon vetëm 5% të shqiptarëve, të cilët përfitojnë ulje taksash, lehtësira dhe fonde nga buxheti i shtetit, ndërsa 95% e qytetarëve mbajnë mbi supe koston e rritjes së çmimeve, taksave të larta dhe shpërndarjes së padrejtë të buxhetit.
Le t’i analizojmë me radhë. Sipas INSTAT-it, çmimet janë rritur me 55%. Po pensionet? A janë rritur ato me të njëjtën përqindje? A janë sot pensionistët më mirë apo më keq? Ndërkohë që ata paguajnë çmime të ngjashme me ato të vendeve të Bashkimit Europian, marrin pensionet më të ulëta në rajon dhe sigurisht shumë më të ulëta se në BE. Fuqia blerëse e pensionistëve shqiptarë është vetëm 40%. Në të vërtetë, shqiptarët shpenzojnë 40% të të ardhurave të tyre vetëm për ushqime.
Gjatë këtyre viteve, 180 herë janë ndryshuar politikat fiskale, por a ka pasur ndonjë ndryshim fiskal në favor të shtresës së mesme? Përkundrazi, janë miratuar ligje që kanë dëmtuar drejtpërdrejt këtë shtresë. A kemi parë ndonjë politikë fiskale që mbështet rininë dhe ndalon largimin e saj? Rinija, që përbën 40% të forcës aktive të punës, është larguar nga vendi. Po për bujqësinë? Apo për shtresat në nevojë? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: Jo!
Ne mund të kemi mendime të ndryshme politike apo ideologjike. Disa janë të djathtë, disa të majtë, të tjerë pa përkatësi të qartë partiake, por ekonomia na prek të gjithëve njësoj. Kostoja ekonomike rëndon në xhepat e të gjithëve.
Shqipëria përballet sot me disa emergjenca për të cilat buxheti i shtetit nuk ofron zgjidhje. Kemi një mungesë të theksuar në fuqinë punëtore dhe probleme me shpërndarjen e rritjes ekonomike në të gjithë sektorët. Shqipëria ka potencial të madh të pashfrytëzuar, veçanërisht në bujqësi, ku 450 mijë shqiptarë jetojnë në fshat, por vetëm 75 mijë prej tyre janë të siguruar dhe të punësuar zyrtarisht. Kush është përgjegjës për këtë situatë? Kush mban përgjegjësinë për rininë që po largohet, për pensionistët që jetojnë në kushte të vështira, për shtresën e mesme që është e mbitaksuar?
Fajtor për këtë situatë është buxheti socialist, i cili nuk ofron asgjë për shqiptarët. Ky është një model ekonomik që i ka përqendruar të ardhurat në pak duar, që sektorët strategjikë si bujqësia dhe industria i ka lënë në rënie, dhe që pengon zhvillimin. Është një model që nuk i përgjigjet kërkesave të tregut, por synon të pasurojë një grup të vogël njerëzish.
Së pari, buxheti nuk duhet të ketë përjashtime fiskale të pakuptimta. Duhet të vendosim rregulla për një taksim të drejtë mbi punën dhe bizneset, që mbështesin sipërmarrësit dhe idetë novatore, jo të subvencionojmë largimin e shqiptarëve. Së dyti, bujqësia duhet të subvencionohet dhe mbështetet me politika që nxisin prodhimin dhe zhvillimin e fshatit, jo të pengohet me taksa të padrejta. Së treti, buxheti duhet të shpërndahet në sektorë prioritarë si arsimi, që rinia të jetë e përgatitur për tregun e punës, dhe shëndetësia, që shqiptarët të mos përballen me raste tragjike për shkak të mungesës së sigurisë shëndetësore.
Buxheti i vitit 2025 nuk është buxheti i 95% të shqiptarëve. Është një buxhet tjetër socialist, në shërbim të 5% të privilegjuarve, njësoj si 11 buxhetet e kaluara që kanë përqendruar ekonominë në pak duar. Ky model duhet të ndryshojë. Shqipëria ka nevojë për një model të ri ekonomik që ofron mundësi të barabarta dhe mbështet të gjithë qytetarët, jo vetëm një pakicë.
Tabaku në videon e fundjavës për buxhetin 2025: Buxheti Socialist Nr. 12 – Një Kosto për Shqiptarët, një favor për monopolet pic.twitter.com/TM0A4vaxjd
— Gazeta Tema (@GazetaTema) November 16, 2024
Foli karanka qe nuk ka bere nje pune ne jete vetem llap dhe fiton milioner nga ato qe u thote oligarke.nuk e ka idene per buxheti do qe kompanite e medha te mos kene pune dhe punonjesit e tyre te shkojne ne shtepi.Po te vije kjo trace ne pushtet ky vend falimenton me mendjen qe kane do e cojne vendin si ne 2013 ju me mijera punonjesve nuk u ishin paguar sigurimet me dhjetra mijera pa marre assistance social me mijera vete te semure pa marre trajtim financiare sipas ligjit rreth 6 muaj dhe u desh qe qeveria pasardhese te merret birch per pages etj..etj prandaj kurre mos ardheshi ne pushtet sepse vendi e keni cuar ne gremine disa here
Jam dakord për sa thua më sipër dhe mua kjo më ngjan midis dy lloj shpendësh, kukuvajkës dhe sorrës. Gjithashtu dhe krahasimit që bëni me kohën e PeDes! Por ama nuk jam dakord që i tureni çdo zëri kritik. Mbas 11 vjetësh e-Drama nuk ka më asnjë pikë justifikimi. Pse pothuajse gjithë kabinerin i ka hajdutë ose të përfolur në afera kooruptive , ku ministrat dhe bashkëpunëtorët e tij më me zë janë ose në burg, ose për burg. Më ndryshimet e kushtetutës, bërë me Salehun, (se dhe ky është njëlloj si Saleh-u) Gjithë pushtetin e kanë kryetarët. Kështu qedhe deputetët e k... hajduta, të-paaftë dhe lidhur me pushtetin i kemi dhuratë më së shumti prej këtij, prej Saleh-ut si dhe Like florit ( për të cilin n'a nxorri në shesh në 21-Janar), qeverisi një mandat më të e një tjetër na e bëri peshqesh si president (më karragjozin, dhe sharlatanin e kohërave).... Po ndalem edhe tek ekonomia ! (Mqs nuk kam nevojë, për këtë kukumjaçkën se kam qenë dhe jam më i zoti se kjo qysh kur kjo nga bankave të shkollës). Më ndryshimet politike dhe gjeopolitike ndërkombëtare (sidomos me ardhjen e Trump). Duhej që t'a kishim minimumi 2% shpenzime për mbrojtjen. Ende janë pak më sipër 1% dhe planifikon 2030 t'a kapin. Kollaj do kapeshin këto vlera me rritjen e investimeve në mbrojtje dhe blerjes së pajisjeve dhe teknologjive më bashkohore ushtarake, ai dhe në infrastrukturën ushtarake. ( Nga ana tjetër mos harroni se Serbia po armatoset, OK, NATO por Kosova nuk është NATO duhet menduar dhe për këtë. Po ndaloj tek Shendetësia. Pa llogarritur vjedhjet dhe koorupsionin galopant në këtë sector... Asgjë e rëndësishme që ti japi vendit ndryshim cilēsor ose savior. Që të bëj që të mos këtë hemorragji kaq të madhe të personelit dhe për rrjedhojë rritjen e cilësinë së shërbimeve për shtresat e popullsisë, dhe me ndryshimet demografike, rritjen së shtresave në nevojë, dhe moshave të mëdha. Le të ndalojmë tek Arsimi. Nqs një vend do të ndërtoj perspektivën e vetë afatgjatë. Kjo duket veç nga buxheti i arsimit. Asgjë të rëndësishme për t'u theksuar. Po n'a e kalon gjithë Afrika dhe bota e tretë në këtë sector. Dhe kemi këta që mburen me ndonjë restaurim shkollë. Ndërkohë që qindra të tjera janë rrënuar, mbyllen apo janë për t'u mbyllur. Ca prej infrastrukturës, ça prej nxënësve e ca prej mësuesve. Kur kemi gjithashtu rritje të analfabetizmit në vend dhe ulje drastike të atyre që ndjekin shkollën ose kërkesës për të. Përfshirë këtu dhe ato kurikula dhe Programe që janë më detyrim. Këto AL do ti vuaj më shumë në të ardhmen. Pasi investimet në arsim janë afat gjatë. Këtyre ju intereson vetëm show dhe mandatin i tyre. Fatkeqësisht jemi vend më pak i edukuar krahasuar edhe me (Hoxhën). Mos të ndalem tek infrastrktura dhe ndërtimi. Aty po janë interesat e oligarkëve ku ligjin dhe komandën e bë Belaja vampirja e pareve. Edhe pse me tepricë buxhetore dhe ku paret i hedhim në ndërtim. Më thoni një projekt që është mbyllur më aq sa ka pas preventivin, pa shkuar as në fazën e parë (se këta çdo gjë e paraqesin më faza), pa ndaluar në asnjë lot (se këta çdo gjë e ndajnë më lot-e). Më thoni një projekt që nuk del Belaja dhe hedh ca miliona më tepër që pastaj del se i marrin vetë nëpërmjet firmament dhe kompanive të tyre. Më thoni një oligarkë që nuk i ka duart në ndërtim apo infrastrukturë. Pa llogarritur se nuk ka asnjë që të merret më industri apo prodhim të mirëfilltë. Veç tregëti monopol ose oligopol dhe ndërtim. Ju duajeni e-Dramën sa të doni shpjegimi dhe Joridën (se për t'u sharrë është kukumjaçka e Saleh-ut). Por mos vrisni kritikën dhe demokracinë e mirëfilltë. Se veprës së Rilindësve të vërtetë: "Shqipëria ç'ka qenë, s'është dhe ç'do të bëhet" Rilindja e re me Sloganin: "Ne bëjmë shtet". "I ka vënë gozhdat e fundit në kofin" (Aq sa rrezikonte të zhduket fare deri në 2100). e-Drama është një nga aktorët më të kooruptuar dhe komik (por më i mirë se të tjerët enketyee 30-viteve, jo pse nuk ka vjedhur se ka vjedhur sa të duash...Porse ende nuk ka vrarë për pushtet. Ju ka 'dhuruar' një shtet të kalbur dhe kooruptuar deri në palcë. Me MJAFT-ista, 99-ça dhe tutti fruti administratë që i ngjason një harremi alla sultan.⁹ Ku të gjithë vjedhin dhe janë hajdutë por e-Drama as "ka parë, as ka dëgjuar gjë, as di gjë" Veçse se përgjegjësitë janë individuale!! (Ku 25 vjet e-Drama në politikë, veç me kravata nuk e keni parë dy herë njëlloj, pa llogarritur veshjet që "I jep tek Myslym Shyri")
Ik moj nihiliste. Shko tani puthi doren dopio non grades.
Bravo Veliaj, asnje leje ndertimi me kesaj qe ja lepin dite e nate Saliut pisanjos.
Moje ekonomistja me e madhe me e madhe qe kemi qe na zgjdhe hallet tona,12 buxhete socialistet 12 buxhete ju pd-iste,nuk na thua ku eshte ndryshimi me pallate dhe vila ne Gjirin Lalzit ti dhe koleget e tu fhe lideri jote,po keshtu dhe keta qe jane ne pushtet te gjithe me vila e prona,se ti je mare me ndertime vete ke te besojme na trego moj ekonomiste e MADHE,flete vetem llafe me u gjete Kola ne pune dhe nuk na tregone si duhet te jete buxheti qe tju sherbeje Shqiptareve,dile dhe shpjegoja Shqiptareve,por vetem premtime pensioni kaq etc.etj dile fole si do ta beje ti buxhetin me zera te thjeshte per tu kuptuar,do ndertohen pallate do blihen vila do Cohen pare ne kompanite ofshore,si do veprohet me oligarket por degjojme nga te dy krahet nga ty dhe nga Rama PORDHE ME RRIGONE.
Ss shume buca ka grumbullare si kjo Taborrhonia stani i Vicidolit te Ssli Koleres NonGrata. Bravo Sali Kerma ke bere perparime si ke lene pa ortake motrat Bregu
Ss shume buca ka grumbullare si kjo Taborrhonia stani i Vicidolit te Ssli Koleres NonGrata. Bravo Sali Kerma ke bere perparime si ke lene pa ortake motrat Bregu
Ss shume buca ka grumbullare si kjo Taborrhonia stani i Vicidolit te Ssli Koleres NonGrata. Bravo Sali Kerma ke bere perparime si ke lene pa ortake motrat Bregu
Ss shume buca ka grumbullare si kjo Taborrhonia stani i Vicidolit te Ssli Koleres NonGrata. Bravo Sali Kerma ke bere perparime si ke lene pa ortake motrat Bregu
Kushedi ç’do kerkoj si gjobë kjo gjobaxhia e non grates. Se per popullin si plas fare po fare fare.
Sa qejf paska te dal edhe kjo neper video. Ka humb kot per onlyfans. Nga fytyra seshte keq, nga bythet eshte flake. Jepi Jori ca pret se ja more doren videove. Coji ne nivel tjeter.
Foli dhe kjo llapaqenia e Berishes.
Edhe kjo si saliu me video se è shikojne qe nuk I afrohet dote popullit qe ti takoje dhe te bisedoje .Kjo l'amore nuk ka pune tjeter vetem te haje sa te ngopet , pika kudh e beson .Nuk fitoni dot sa do i keq te jete Edi atij do tja japim voten .
Po kur ben si specialiste e madhe per ekonomine kjo me mbiemrin tabaku (lekure punues ),megjithese nuk ka punuar kurre ne profesionin e ekonomistes,sepse qe kur ka mbaruar shkollen vetem ne detyra te larta neper ministri ka qene.Kur flet duket sikur kerkon t'i vere vulen,pavaresisht se flet brockulla..Na trego pak moj zonje qe te digjet xhani per popullin,si e bleve vilen ne gjirin e Lalezit,pasta na fol per vilat e tjera ne Lalez,sepse shumicen e tyre i kane deputete apo ish deputete te PD
Një paraqitje kritike politike të projekt buxhetit, aspak profesionale dhe konstruktive ekonomike të tij, me qëllim që mileti të marrë vesh se si qëndron gjëndja, si paraqitet ky projekt nga qeveria dhe rrugët që mendon opozita për t'u përmirësuar; njerëzit nëpërmjet saj të njiheshin dhe me projektet e saj për normalizimin dhe perspektivën ekonomike afat gjatë të tyre. Vetëm konstatime, që nuk është e nevojshme të trumbetohet si të tilla. Tani profesionalisht: buxheti ka dy anë kryesore - Të ardhurat dhe shpenzimet. Normalisht, do të analizoheshin të ardhurat dhe si mund të rriteshin ato për të krijuar një mbështetje më të madhe dhe më të sigurtë për krahun tjetër shpenzimet. Psh të rivendosen taksa të gjitha bizneseve individuale apo Co., pa privilegjuar asnjë me diskriminim favore fiskale pozitiv, të vendoset taksa (renta) mbi tokën - përfshi dhe atë bujqësore, të vendoset taksë prodhimi dhe rentë mbi nëntokën (kur ajo konsetvohet ose shfrytëzohet nga privati, të zbritet taksa e drejtpërdrejtë mbi punën (pagat e punës) etj. Këto psh do të shkundin ekonominë, por do të sillnin edhe kundërshtime për ata që prekeshin, sepse vendosja e taksës së tokës do të sillte, që nëse pronari i saj donte t'a mbante pronësinë e saj, i duhej, ose ta punonte vetë, ose ta lëshonte me qera, ose të futej në ndonjë kooperim të mundshëm, që ta paguante atë, ndryshe ose do t'a shiste (tregu i kapitalit) ose do t'a humbte si debitor ndaj shtetit. Sidoqoftë, tokës do t'i rritej probabiliteti për t'u përdorur atje ku ajo është lënë djerrë. Tjetër, të ardhurat nga pensionet dhe siguracionet, të ishin të gjitha në ngarkim të punëdhënësit, kjo do t'a ngrinte pak koston tek punëdhënësi - në total, aq sa u mbahet sot punëmarrësve nga paga, por këtë e amortizon fitimi, që natyrisht do të jetë më i ulët (e ardhura për shtetin më e vogël, në vend që të rriste taksën, por në anën tjetër e tërhoqi si të ardhur për pensionet dhe sigurimet). Gjithashtu, pagat e punëmarrësve do të rriteshin me aq sa ju shtua nga mostatimi i punës. Si tatimi i tokës, mund të trajtohet dhe tatimi i kapitalit... Burimet janë shumë...Dhe të gjitha këto do të shoqëroheshin me shifra dhe PP, duke dhënë një këndvështrim tjetër buxhetit... Mund të mos aprovoheshin nga nga pozita, por si një premtim për të nesërmen do të qe; ama dhe përgjegjësi dhe kokëçarje elektorale sjell, nuk them jo. Për shpenzimet: psh, do ulet personeli i administratës shtetërore, ku do të shkojënë personeli që lirohet, sa përfiton nga largimi (mos i krijojmë kushte të largohet jashtë) dhe sa është afati i papunësisë (?), çrrjeth nga kjo? Të rriten pensionet: është mirë kjo skemë; e ka fajin skema apo ligji që lidhet me kohëzgjatjen në punë, shtrirjen e bazës llogaritëse që nga llogaritja që nga dita e parë e punës (pavarësisht kur para apo pas 1990-tës), bazën e llogaritjes, etj. Kjo, pasi u bënë llogaritjet sipas propozimeve tuaja, ta zëmë se kërkon një shtesë të fondeve për pension. Ku do merren ato? Kush objekt, në cilin zë të shpenzimeve do të hiqen nga krahu i shpenzimeve? Çfarë të mire do të sjellë kjo... etj, ose nuk na duhet të bëjmë ndryshime në bilanc për pakësimin e personelit, se sjell pasoja sociale, madje propozmë të shtohen në këtë apo atë drejtim të ri që ka dalë dhe pensionet po ashtu, se shtesat e fondeve i kemi siguruar nga burimet që përmendëm. Kjo që bëni ju, tregon një aftësi shumë të dobët analize ekonomike dhe një frikë të përballjes dhe marrjes përsipër të përgjegjësive. Thënie të tilla, si, janë rritur çmimet, është shtrenjtuar jeta, nuk mjaftojnë pensionet, që taksat favorizojnë vetëm 5% të biznesit etj, janë konstatime zonjë, që gjithkush e ndjen në kuletën dhe i lexon në masmedia, nuk zgjidh problem në sistemin që kemi zgjedhur të jetojmë. Atëhere, për mua do të qe më kollaj, shteti kontrollon çmimet, me kosto plus një fitim, që për ty po e lë 5%, pjesa tjetër deri në çmim, ç'i duhet shtetit e cakton vetë. Pensionet, 70% të pagës maksimale që ka marrë mesatarisht në tre vitet rresht të punës, dhe s'ka telashe as për tatime e as për taksa (e thamë, shteti thith nëpërmjet çmimit, ç'do.)...etj. Por kjo na çon drejt një ekonomie të centralizuar, që tashmë e kemi lënë dhe kritikuar si "të pssuksesëshme", pjellë e "varfërisë e tollonave", atëhere(?). Duhet të krijojmë këtë sistem që shfaqet, si kudo në botë me të tilla fenomene? Se po na dalin të djathtët dhe konservatorët, më të majtë se të majtët. Sa për emigracionin, se është kthyer si motiv abuzues, njerëzit po emigrojnë, se qeveria nuk hap vende pune! Në sistemin ekonomiko shoqëror, që jetojmë, qeveria nuk hap punë, veç rasteve të pakta që nevojiten për funksionimin normal të shtetit, këtë e di dhe me i fundit nxënës gjimnazi, të paktën, punën e hapin ata 5% të bizneseve që thamë se favorizohen, pjesa tjetër e biznesit që rri hëpërhë e shpërndarë, që t'i shpëtojë taksimit, emigrantët... etj; por ç'më thotë deputetja për ata mijra fshatarë që kanë lënë tokat e tyre pa punuar dhe kanë shkuar të punojnë për të tjerët në mërgim. Në shoqërinë e hapur krahu i punës, zonja deputete, shkon ku paguhet më mirë. Pra me term ekonomik eksportohet kapitali njeri, punon, nxjerr sa të mbajë familjen në atdhe dhe tokat mbeten djerrë - të ardhurat që dërgon këtu mjaftojnë për të plotësuar kërkesat jetësore të saj; mirëpo puntori atdheun e ka atje ku punon, së fundi merr atje dhe familjen dhe nuk kthehet të investojë në atdhe... fatkeqësi që një vend si joni, me të gjithë të mirat e botës, pas 1990 u kthye në koloni që eksporton kapital njerëzor në vendet e zhvilluara të botës, deri në Australi e Kinë. Ç'të bëjmë, ta mbyllim si dikur? Jo! Atëhere, ç'mendon opozita? Atëhete, opozita mendon...- thoni ju, dhe në vend të shani vendin jashtë tij, t'i kërkoni pozitës që të loboni së bashku për normalizimin e emigrimit dhe mundësisht kthimin e tyre që të kontribuojnë në atdhe - kjo mendoj do t'u jepte pikë edhe ju në elektorat. Pastaj, mjaft u kapët pas të vjetrës; imagjinoni, e majta e ka bërë disa herë. Largohuni nga penxherja e katit të tetë dhe do të shihni, duke dëgjuar më shumë, qoftë dhe kundërshtarët tuaj se do t'u hapen rrugë të reja. Unë trajtova vetëm disa aspekte, ato janë të ndryshme dhe të shumta dhe kërkojnë vend e kohë. Thashë: parsqitje mjaft e dobët e materialit, jo e denjë për një deputete të aspektit ekonomik, i cekët dhe populist, si për lëvizje sindikaliste apo OJQ, por jo për një "kosto për shqiptarët dhe favor për monopolet", se theksoj se kostot i heqin në kurriz shqiptarët dhe kuptohet se edhe sikur të mos favorizoheshin nga shteti, ata do të favorizonin vehten, e shteti nuk kishte ç'u bënte, se është sistemi ekonomiko-shoqëror i tillë (i tyre); me ç'duhet ende nuk arrini ta kuptoni dot këtë, ose nuk doni ta kuptoni, ose bëni sikur nuk e kuptoni, duke qëndruar në përrallën utopike të shtetit kapitslist liberalo-demokratik, të popullit hegjemoninë dmth shqiptarit hegjemoninë, që heq nga rritja e kostove në një shtet demokratiko-liberal kapitalist dmth të kapitalistëve, dmth të monopoleve, oligarkëve, quaje si të duash, që zotërohen nga kapitalistët. Kupton ç'thua moj zonjë, mos thamë gjë sistem popullor, jo; thamë kapitalist dmth të kapitalit, kushdo lloj kapitali qoftë. Kaq e thjeshtë është. Eh, sa ka zanati, një torbë me allate, moj e nderuara kuvendare.