Rikthimi dhe riciklimi; dy fenomenet e kundërta që Berisha i ka provuar para Trump

16 Nëntor 2024, 19:18Politika TEMA
Rikthimi dhe riciklimi; dy fenomenet e kundërta që Berisha i ka

Nga Ylli Pata

Në tubimin e triumfit elektoral të mesnatës së 6 nëntorit sipas orës amerikanet, në Convention Center të Palm Beach, zv.presidenti i zgjedhur i SHBA, J.D. Vance e titulloi fitoren e Donald Trumpit si “rikthimin më të madh politik” në historinë e SHBA.

Që në fakt, ajo fitore është një rikthim, fenomen super i njohur në historinë botërore që nga antikiteti e deri më sot.

Rikthimi është një hakmarrje politike e një figure të hequr nga pushteti me hir apo me pahir. Kush ja ka qëlluar e kush jo. Më i famshmi në histori është rikthimi i Napolon Bonapartit pas arratisjes nga Elba dhe 100 ditët e tij të famshme deri në Vaterlo.

Trump, e ka synuar politikisht rikthimin si një qasje politike të lëvizjes së tij politike që e solli në pushtet. Pjesë e një aleance ndryshe nga ajo 2016-s.

Rikthimi, është një proces politik që ndodh njëherë, por është mjaft i vështirë dhe nuk e ka efektin e herës së parë. Gjithsesi ka shumë që e kanë pasur, por në të shumtën e rasteve s’ja kanë qëlluar.

Ndërkaq, ne, edhe pse s'jemi as Athina e Lashtë, Roma e Çezarit, apo Franca e Napolonit, i kemi kaluar thuajse të gjithë rikthimet, sa tashmë po jetojmë erën jurasike në epokën moderne, ku si në fillmat e Steven Spielbergut, dinosaurët futen në kutitë e xhamta të televizioneve tona ditë për ditë e natë për natë.

Si Sali Berisha, e si Ilir Meta, po jëtojnë epokat e një ezaurimi politik, ku nuk merret vesh se në cilë etapë jemi.

Sali Berisha e pati rikthimin e tij triumfal, fiks si Donald Trumpi. Bëhet fjalë për vitin 2005, kur erdhi në pushtet pasi e kishin zbuar nga Presidenca në vitin 1997. Ai rikthim madje mori jo një por dy mandate. Dorëhqja e tij fake në 2013-n, ishte një akt që duhet të ishte ezauruar përfudimisht me tërheqjen përfundimtere nga politike.

Siç po e shohim, ajo nuk ka qenë as dorëheqje as tërheqje, por thjesht një dalje në prapaskenë për të tërhequr telat e kukullave të tij. Dalja e tij tashmë si një figurë aktive politike, i nisur prej halleve të tij gjyqësore, është një tjetër proces që po mban peng jo thjesht skenën, por mbi të jitha ngjizjen e një klase politike të re opozitare.

Proces që është shumë i vështirë e në të gjithë botën ajo nuk krijohet vetë, por del e “gatuhet” nga dhoma të mëdha pushtetin dhe lobimesh që krijojnë klasën politike.

Vetëm 1990 ishte një rast fatlum shqiptar ku nga lëvizja e studentëve dhe katedrat universitare doli një klasë politike, e cila nuk se e ndriti shumë, por duke qenë intelektualë, përgjithësisht ata shihen si më të fisshëm sesa lojtarët e peshave të rënda.

Ndërkaq, edhe Ilir Meta është rikthyer pas goditjes së madhe që i bëri Fatos Nano, duke u bërë për disa vite i ashtuquajturi "King Maker”. Madje hipi edhe në majën e Olimpit politik shqiptar siç është Presidenca dhe më pas ra si kovë pusi aty ku është sot.

Edi Rama nga ana tjetër, duket se nuk do të ketë nevojë për një rikthim pasi po i kryen tërë fazat në një pushtet të stërgjatë që nga 2013-a.

Në 2025 do të kemi sërish Ramën në kulmin e pushtetit ë vet përballë dy të ricikluarve që thuajse kanë një perceptim pëlqyeshmërie të ngjashëm në publik.

Shqiptarët përgjithësisht janë treguar mjaft bujarë me klasën e vet politikë; i kanë llastuar, duke i dhënë edhe një e dy shanse për të “rinusëruar”, por mirënohja që kanë marrë mbrapsht ka qenë zero.

Edhe Silvio Berlusconi i ndjerë, që insistonte në fund të jetës e me probleme të rënda si shëndeti e si demence për të qëndruar, u bënë bashkë fëmijët dhe i kujtuan se ka ardhur koha e largimit. E kështu e gjithë borgjezia industrial milaneze bëri nga e para Giorgia Melonin, e cila ishte 4% para 4 vitesh e sot është një politikane që nuk njeh humbje prej më shumë se dy vjetësh.

7 Komente

  1. r
    raul

    Fundi politik me i rende se Vaterloja per Napoleon Bonapartin i vlersuar si gjeniu ushtarak me i madh i te gjithe kohrave, eshte 14 maji 2023 . Ky ishte fundi apokaliptik i nje perbindeshi qe kishte marre peng shqiperine prej 32 vitesh dhe bashke me artakun e tij spiunin Agush 50 lekesh nuk mund te riciklohen me ne pushtet jo Trumpi te vije ne zyren ovale por te zbrese dhe zoti tek tyrbja e katit te tete nuk mun te ringjalle me politikisht imam haxhi dede sali dumbaben me 40 hajdute dhe spiunin Agush 50 lekesh.Kjo per aresye se historia e njerzimit nuk njeh asnje rast ne planet qe dy njerez politike qe kane humbur njeri ne 56 bashki nga 61 qe ka vendi , tjetri spiuni ne 61 bashki nga 61 qe ka vendi pra kane humbur ne 92% te teritorit te riciklohen . E ligjet dialektkike te zhvillimit historiko politik te botes nuk mund te bejne perjashtim ne gjithe planetin vetem per dy mjeranet tane tashme ne ditet e fundit te pompeut.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Artikullshkrues legena dhe Tema, qe karahasoni, fusni ne nje shkrim, lakoni Trump me fshatarin e maloqerise Berisha, perbindeshin komunist, sekretar partie i shume komentuesve ne Tema....lol

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drini

        Si princip salehu. Njesoj eshte me tramp. Te dy kan kryer krime, jane te fajshem po trapi ka me shume shans si showmen. Para dhe mbeshtetje me shume si dhe budallenj me shumice.

        Përgjigjjuni
    2. H
      Ha ha ha

      Trump merr mbi 70 milion vota, ndersa Saliu nuk merr as 700 vota te kultit te tij zombi ne Foltore.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Avokat i popullit

        Mediat dhe shqiptaret harxhojne shume kohe me debimin e Saliut nga amerika ku ajo nuk eshte problem as per saliun. kete ai vet e ka thene disa here. Parat e qeras te kompleksit te apartamenteve qe Saliu ka ne Newyork depozitohen per llogari te tij pa probleme. Mediat dhe Shqiptaret duhej te harxhonin pak kohe te kerkonin te verifikohej burimi i parave qe saliu bleu kompleks apartamentesh ne Newyork ku nje metro vend koston miliona dollare.Kete fakt e denoncoi ne autoritete Shqiptare nje Tropojan i njohur por Saliu e beri minister ate dhe ai nuk e vazhdoi me tej ate histori.

        Përgjigjjuni
        1. r
          robi

          A e pate entusiazmin fake te Belo krrici kombinatit ne takim me disa demokrate ne Kavaje. I qeshte fytyra Belos dhe ngul shkul mendjen se tani qe fitoi Trumpi ne USA dite me te mira do vijne per shqiptaret. Mos u tall me faliret ne salle o Belo, njelloj si Flamut Geringu qe duke u munduar te flase si gjoja lider karizmatik dhe ka mesuar te permende nga fjala e pare Edi Ramen beri ne Rrogozhine nje shfaqje te shemtuar kur nuk po gjente si te vazhdonte fjaline: Muli,,, qyteteri yne eshte,, , ( nuk gjente fjale cfare te shtonte pas fjales qytetari , ju kujtua fjala hallve sic thote Qazim Mulleti kur e pyesin njerzit c'eshte fashizmi dhe Qazimi pasi mendohet pak thote Facizmi eshte,,, hallve.Keshtu desh te thoshte dhe Muli por pasi ndenje nje minute para ekranit me goje hap ) te ngrihemi te gjithe kunder Edi Rames. E fundit mos i mbani njerzit me tulla te nxehta o Muli molotovi dhe o Belo krrici. Asgje nuk do ndryshoje ne maj 2025. Degjojeni mire dhe ju o trushplare bushkolas te paguar qe dridheni cdo nate poshte dritares se vicidolit.Shkoni ne shtepi se zgjedhjet e 2025 i fiton me ndershmeri pa vjedhur dhe manipuluar asnje vote Edi Rama se nuk ka nevoje ta beje kete sic e ka bere perbindeshi i vicidolit ne 1996, ne 2004 me tradhetine e Nanos me Xhuvelin qe i dha pushtet ne tavoline, ne 2009 me 4 mandatet e blera nga spiuni Agush ne Fier sipas vete Dritan Priftit .Edi Rama ka sot mbi 1.2 milion mbeshtetes nga te cilet 800.mije jane socialiste te tij kurse 400 mije jane votues gri qe kane per te votuar majtas se jane distancuar nga pordhestat me molotov, nga 54 pasurite marramendese te vicidolit dhe nga korrupsioni i madh i spiunit Agush 50 lekesh deri ne bashkpunim ne vjedhjen e CezDia.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drini

            Si logjike saliu ka te drejte! Trampi u akuzua dhe u shpall fajtor per nje sere akuzash dhe ja u be president. Pse te mos shkoje ky rregull edhe per salihun?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje