
Kjo është një përgjigje për kryetaren e Komisionit Hetimor të Koncesioneve të Shëndetësisë, që aq shumë të pavërteta ka thënë për Kontrollin Shëndetësor Bazë natën e fundit të këtij komisioni dhe kaq shumë baltë ka hedhur mbi punën 8-vjeçare për këtë projekt.
E pamë histerinë e saj natën e fundit të komisionit hetimor, kur u kuptua dështimi i arsyes për të cilën u ngrit ai komision. Gjatë ditëve të punës së komisionit, përveç anëtarëve të opozitës që përsërisnin gënjeshtra të shpikura prej tyre, nuk u tha asgjë tjetër negative.
Çdo ditë dëgjuam vlerësime nga doktorët dhe profesorët e sistemit shëndetësor, specialistët dhe funksionarët e Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP-së, Fondit të FSDKSH-së, etj., të cilët dëshmuan si dëshmitarë të thirrur nga ky komision.
Fitimet dhe shifrat nuk janë ato për të cilat flet kryetarja e komisionit, por janë shumë më të ulëta nga vlerat e paraqitura atë natë. Shifrat e bilancit të kompanisë, të cilat gjenden lehtësisht në QKB, flasin qartë për të ardhurat e realizuara dhe të paguara nga fillimi i projektit deri në fund të vitit 2023 nga FSDKSH në shumën prej rreth 44 milionë euro.
Kryerja e këtyre analizave gjatë periudhës 2015-2023 ka gjeneruar një fitim mesatar prej rreth 8.9% në vit, që ka sjellë fillimin e shlyerjes së investimit pas vitit të 8-të nga aksionerët. Me këto të dhëna, duket qartë se, në rast se nuk do të ishin paguar rastet e pakryera, pas 8 vitesh punë, kompania do të rezultonte me një humbje prej 3.8 milionë euro dhe nuk do të kishte mundësi të shlyente financimet fillestare të aksionerëve. Kjo është arsyeja pse kontrata garanton pagesën e një numri minimal prej 475,000 rastesh në vit.
Për të qenë më të qartë, me shifrat e deklaruara në atë komision, deri në fund të afatit 10-vjeçar, parashikohet që vlera e projektit të shkojë në 63 milionë euro dhe jo 130 milionë euro.
Megjithatë, për kaq shumë sa është folur dhe përfolur dhe sa shumë është përbaltur nga ata që duan të përfitojnë politikisht, përgjigjen për këtë e kanë dhënë vetë qytetarët. Deri më sot, mbi 1.1 milionë njerëz na kanë besuar dhe kanë marrë pjesë në Kontrollin Shëndetësor Bazë, duke u paraqitur për vite me radhë.
Kështu, nga fillimi i projektit deri më 31 gusht 2024, rezultojnë:
3,307,911 kontrolle shëndetësore të realizuara nga 3,781,058 të planifikuara (473,147 raste të pakryera).
Nga fillimi i projektit deri më sot janë diagnostikuar:
11,638 raste alerte me vlera kritike, tregues të situatave që mund të rrezikojnë jetën e individit.
14,072 raste me gjak okult në feçe, që tregon rrezik të shtuar për kancerin e zorrës së trashë.
8,628 raste të dyshuara për patologji malinje në gjak, të cilat sugjerojnë dyshime për kancer të gjakut.
Pra, bazuar në këto të dhëna, çdo muaj diagnostikohen mbi 300 qytetarë që kanë nevojë urgjente për mjekë specialistë për një kontroll më të thelluar.
Sot, Shqipëria ka një sistem të përsosur të Kontrollit Shëndetësor Bazë, nga i cili mund të përfitojnë të gjithë shqiptarët, kudo që janë, sepse funksionon në mënyrë efikase në 436 qendra shëndetësore nga veriu në jug.
Këtë punë nuk e hedh dot poshtë askush, pavarësisht gënjeshtrave dhe thirrjeve të papërgjegjshme të një klase politike që përpiqet ta denigrojë këtë projekt. Sot, këta njerëz do të duhej t’u kërkonin falje qytetarëve për dëmin që i kanë shkaktuar këtij projekti.
Ne nuk do të lejojmë që kjo histori suksesi e PPP-së së Kontrollit Shëndetësor Bazë, puna dhe përpjekjet e mëdha të këtyre njerëzve, të njollosen nga askush, përfshirë edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Për këtë arsye, do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të ndjekur gjyqësisht deklaratat e pavërteta të znj. Vokshi, të cilat kanë dëmtuar rëndë imazhin e shoqërisë dhe të projektit.
Vilma Nushi
Hajdute! Si mund te paguhesh pa bere analiza. Çdo transaksion matet, peshohet, numurohet. Ky eshte ne kodin e procedires civile. Kujt i plasi nese do dilje me humbje. Pse duhet patjeter te dalesh me shume fitim. Nje biznes quhet i mire edhe kur te ardhurat dhe shpenzimet ja te barabarta! Sepse ai ka rreziqet e tij. Ti je mesuar vetem te fitosh me te dy duart me korrupsion!
Me kete mendje duhet te kesh biznes te “mire” dhe kete eksperience ta shperndash se duket qe je i suksesshem dhe aspak ziliqar, njeri qe ska arritur asgje dhe qe kenaqet vetem kur te tjereve i behet keq, plus paske dhe nje intiligjence te “zhvilluar” se e ke “kuptuar” artikullin dhe te gjithe projektin!
Ah moj liza,te mbaja per inteligjente po dole analfabete,cfar shkolle ke mbaruar moj,apo njesoj sic e keni ne soj,kursin e plepave,sa shpejt i paske ber llogarite,apo je servilja Albanes,xhuxhe grivsh dhe e shemtuar.Turp te mbash anen e albanes,turp per ty e turp per ate si deputete mavria,ajo te meret me ato qe vodhen dhe shkaterruan Shqiperine ne 97 98 gerdeci me 26 te vdelur, etj etj.Mos meret me bizneset e vilmes,se ska byth as surrat e as inteligjence
Mendoj se SPAK-u tek analizat e pa kryera duhet te perqendrohet.Shoqeria qe merr persiper koncensionin i ka marre persiper risqet e mundeshme.Organet (personat) qe kane firmosur e pranuar te paguhet nje pune e pa kryer duhet te pergjigjen penalisht dhe te kethejne ne arken e shtetit pjesen e marre per punen e pa kryer.Kontrolli i shendetit te popullit duhet kryer por pa abuzime.Sa te kenaqur qe jane te moshuarit mbi 70-vjec qe nuk mund te bejne keto analiza e me pensinet e "medha" qe kane!
Ky Linza o zot! Biznes I mire kur del 0:0. Duket si futbollist! Po mire mo Linza dakort bigness le te dal 0:0, po ti do ndonje rroge mujore te mbash frymen bashke me familjen! Po shtepi te duhet, apo e ke zgjidhur tek ura! Nuk kam me ty, por me mashtrusen e opozites qe per te wene ne krye te listes shpif qe ky sherbim ka qene 130 milion Euro, kur zonja me dokumenta thot jane 43 milijon deri tani dhe deri ne fund te decades 63! 1. 1 milion shqiptar deri tani, si thua?
Chek - up eshte nje e mire publike qe tashme nuk mund te hiqet! Edhe sikur ..Vilma Nushi te hiqet! Por shpifja duhet denuar ashper! Te percaktohet sakte we shpifja nuk eshte e drejta e fjales se lire wofte edhe per deputet apo politikan! Ajo krijohet me paramendim! Prandaj duhet denuar si genjeshter publike!
Po Opzita per shpifje paguhet ndersa njerezit qe bejne analiza jane te kenaqur me sherbimin falas dhe cilesine
Eshte koncesion more zoterinj nuk eshte thjeshte bisnec kur nuk dini te beni dallimin midis koncesionit dhe bisnecit mos komentoni fare sepse me njohureite tuaja po cuditni dynjane.
Eshte koncesion more zoterinj nuk eshte thjeshte bisnec kur nuk dini te beni dallimin midis koncesionit dhe bisnecit mos komentoni fare sepse me njohureite tuaja po cuditni dynjane.
Eshte koncesion more zoterinj nuk eshte thjeshte bisnec kur nuk dini te beni dallimin midis koncesionit dhe bisnecit mos komentoni fare sepse me njohureite tuaja po cuditni dynjane.
Vilma Nushi nje bllokqene dhe nje kontrobandiste e hereshme e cigareve, pasi nuk la lloj lloj mbetjesh te tyre duke i shitur ne Shqiperi, cigare kancer i gjalle, u hodh ne shendetesi per te "ndimuar" ne zhvatjen e qytetareve dhe te miliona e miliona eurove te dhena ne kete fushe. Vilma mire po "cmonton" Vokshin, por a do te cmontoje SPAK, dosjet aty jane, vjedhjet aty jane dhe Ed Droga aty eshte si CEO i saj dhe i shume oliogarkeve, Karstrat, Mane, Salillari, Fusha etj etj.
Po koncesioni cfare eshte nqfse nuk eshte biznes? Ta kane dhene me zor ate koncesion si shpetimtare e shendetsise ne Shqiperi. Ptu rrace hajnash.
Vilmes jo leket we i duhen marre po edhe qimet e zogut do shkulur me pincete