“Opozita ka shkuar për skrap”, Kreshnik Spahiu: Më e votuara Fatbardha Kadiu, s’e njeh asnjë

29 Maj 2022, 21:22Politika TEMA
“Opozita ka shkuar për skrap”, Kreshnik Spahiu: Më e

Kreshnik Spahiu ka reaguar i habitur në lidhje me fitoren e 20 anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike të cilët u shpallën ditën e djeshme.

Në mesin e tyre ishte edhe emri i Fatbardha Kadiut si një nga kandidatet më të votuar pasi kishte arritur të merrte 148 vota.

Përmes një postimi në “Facebook”, Spahiu shkruan se Fatbardha Kadiu është një emër i panjohur për politikën.

Sipas Spahiut emri është shkruar gabim, duke dashur të shkruhej Fatbardh Kadilli, ose opozita “ka shkuar për skrap”.

“Sipas lajmeve zyrtare: Njeriu më i votuar ne Partinë Demokratike doli FATBARDHA KADIU.

Kur e lexova shkarazi mu duk si Fatbardh Kadilli por isha gabuar. Pyeta dhjetra miq por nuk e njeh askush se cila është kjo grua.

Unë kam 30 vjet studioj politik dhe nuk e njoh këtë politikanen e shquar dhe shumë popullore që është votuar masivisht nga foltorja, prandaj mendoj që:

– Ose emri është shkruar gabim

– Ose kjo opozitë ka shkuar për skrap”, shkruan ai.

6 Komente

  1. E
    Evi Kokpalari

    Mua me shqehteson fakti qe nuk u zgjodhe Evi Hoxha Kokpalari te eleminohet ajo qe drejtone politiken republikane ne amerike eshte turpe per votuesit e foltore-nevojtore.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Grand

      Z.Nik! Mo's u habit! Keta te opozits kete still kane. Kur ju bije bitha ne uje ndryshojne paksa mbiemrat. Psh Metaj, Medihoxha, Ndoshta ky/kjo Kadia eshte Kadilli, etc. Ata I genjen mendja. Por Jane Skrap. Ndoshta Apeli mund ti rregulloi ose formatoi si ...por ne kete rast nuk shpetojne nga skrapizmi. Rithemelim eshte kthim dhe rindertim te nje modeli te se kaluares. Eshte pergjithsishte filizofi e partive Markesiste. Besoj se shpesh ke degjuar formate te tilla si Partial Markesiste (komuniste) X e Rithemeluar. Sepse e majta e vjeter ka vetem keto dy forma te organizimit politike.

      Përgjigjjuni
      1. r
        raul

        Me erdhi shume keq qe perpjekja titanike e strategut te opozites Klevis krricit te faros per te penguar ndertimin e unazes shkoi kot. Klevis krrici i faros me dy gishtat lart hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para shpellareve te Astirit per 2 vjet iku per lesh dhije. Pritej qe Krrici i faros te zgjidhej antar i byrose politike te komitetit qendror te partise komuniste te Vicidolit por nuk ndodhi, dhe me sa duket dhe krrici i faros iku per skrap.

        Përgjigjjuni
        1. s
          shqip

          Mos ngatërro barin me kashtën. Per skrap çohen metale për riciklim. Opozita ka shku për lesh . Këtë e vërteton fakti që janë bërë lesh e li, LSI. Kur shikoj figurat tragjikomike të Nard Ndokes e të Dash Shehit, e vetmja gjë që më vjen ndër mend janë epilogu i famshëm i Fan Nolit. Ku shpalos me një kryevepër artistike të gjitha veset e karakteret e politikanëve të kohës kur jetoi. Rregullo gjuhën o Niku ! Skrapi ka vlerë. Ka vlerë financiare, vlerë ekologjike, vlerë kohe e hapësire. Ç'vlere mund të kenë këta që, gjëja e parë që u vete ne mendje është qysqia ?

          Përgjigjjuni
          1. s
            shaqiri

            te dyja jane o kuç e zi!A e mban mend si te çoi per skrap ty qytetari intlektual Rama edhe pse ne loje kishte hyre ai pseudodipllomati qe kishte lindur ne aeroplanmbajtese!E kush i doli perpara qytetarise se Edi Rames dhe nuk shkoi per skrap nga ju o Nik Kuç e zi!Zgjuarsia jote eshte se ike ne kohen e duhur dhe ne vendin e duhur,ndryshe do kishe perfunduar njelloj si "partia e dallkaukeve debila me siglen PD)

            Përgjigjjuni
            1. K
              Komentator Politik ????????

              Ësht premature të nxirren konkluzione, ka shenja mërzie dhe pesimizmi., por zgjidhja problemit ësht e mundur pa dallgë.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje