Në një intervistë në “NewsLine” në ABC News analisti Frrok Çupi theksoi se ftesa për Bordin e Paqes është një vlerësim i madh për Shqipërinë. Ai theksoi se kjo tregon edhe një forcim të marrëdhënieve me SHBA.
“Është ngjarje shumë e lartë, shumë vlerësuese për Shqipërinë. Është edhe një forcim i marrëdhënieve me SHBA. Ne kemi një opozitë që i ka shkaktuar dëme vendit, tragjedi, drama shumë shëmti vendit. Dhe sot është e paskrupujt, kur deklaron se ne e dimë se kryeministrin e Shqipërisë do vijnë ta marrin si në rastin e Venezuelës. Një njeri normal nuk mund t’i sajojë. Qeverisja e Shqipërisë po verifikohet si një nga qeverisjet më të dobishme në botë. Pse është zgjedhur Shqipëria dhe Edi Rama si kryeministër. Në gjenezën e vet propozimi ka një raport të trefishtë. Është nga të rrallët kryeministër që vetëm i jep autoritet vendit të vend. Bota ka perceptuar se Rama është një interlekutor i drejtë dhe i kulturuar në raport me kriza apo me probleme të mëdha”, tha Çupi.
Gjithashtu nënvizoi se opozita ka treguar sjellje antiamerikane dhe se gjatë gjithë kësaj kohe i ka shkaktuar vendit vetëm probleme.
“Si të votojë apo si të mos votojë opozita është një njësoj. Opozita ka treguar sjellje antiamerikane. Vetëm probleme i ka shkaktuar vendit”, tha ai.
O Frrok, aman ore se na çmende. Nga të mos jesh kundra Amerikës tani kur gjithë Evropa është kundra saj??? Amerika nuk është më ajo e vlerave demokratike. Tani është një bishë që ka marë një sindromë të pa parë në kokë që nuk ka ilaç për të... Ti merresh me Berishën dhe mirë bën po kjo Amerikë pak do tja dijë çfarë bëhet me Berishën dhe në fakt kjo e favorizon atë. Vitet e pleqërisë po I kalon për qejf ndërkohë që vrau e preu sa donte. Botë e qelbur!
Bravo Frok, e ke të garantuar vizën amerikane edhe për tre vjet!
America na e ka hequr gjithmone litarin nga fyti . Europa nuk e do shqiperine dhe po e pranoi vetem nga frika e Rusise