“Ftesa e Trump për Ramën nuk është simbolike”- Igli Hasani: Shqipëria shihet si partner i besueshëm!

22 Janar 2026, 13:25Politika TEMA
“Ftesa e Trump për Ramën nuk është simbolike”-

Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është shprehur se aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën është një vendimmarrje e arsyeshme në përputhje me interesin kombëtar.

Komentet Hasani i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku tha se ftesa e Presidentit amerikan Donald Trump për kryeministrin Edi Rama nuk është simbolike.

Hasani tha gjithashtu se nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, Shqipëria gjithmonë e më shumë shihet si një partner i besueshëm në arenën ndërkombëtare.

“Në vlerësimin e iniciativës së Trump për Bordin e Paqes, Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme është udhëhequr nga një parim që ‘paqja sot nuk ndërtohet me pritje, por me veprim dhe përgjegjësi’. Kur tragjedia humanitare në Gaza po tregon kufijtë e mekanizmave tradicionalë diplomatikë, çdo nismë që pretendon të krijojë hapësira dialogu duhet të mirëpritet.

Ftesa drejtuar Ramës për të përfaqësuar Shqipërinë si anëtare themeluese e Bordit të Paqes nuk është simbolike. Ajo reflekton rolin dhe peshën që Shqipëria ka ndërtuar në marrëdhëniet multilaterale si një vend i besueshëm. Shqipëria ka një histori unike të bashkëjetesës fetare, që është një kapital diplomatik real. Si vend pa bagazh historik konfliktesh apo interesa të drejtpërdrejta në zonat e konfliktit, Shqipëria gëzon një rol të veçantë si zë i pranueshëm dhe i balancuar në iniciativa paqeje.


Të qenit vend themelues i kësaj nisme ka një rëndësi të veçantë dhe kjo prani e hershme i jep mundësi Shqipërisë që të ndjekë nga afër zhvillimet që më herët. Prandaj Komisioni i Jashtëm vlerëson që aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes është një vendimmarrje e arsyeshme në përputhje me interesin kombëtar”, tha mes të tjerash Hasani.

4 Komente

  1. R
    Real

    A mundet kush te na e sqaroje, qe nqfse kerkesa e Trampit ishte per palloshen individualisht, cfare thote Ai qe ngroh presidencen qe leshon autorizimin , qe i gjati te perfaqsoje vendin ne kete bord. Neqfse i gjati eshte ftuar nominalisht, per cfare duhet autorizimi ?

    Përgjigjjuni
    1. F
      FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

      Me Emrin e shenjte 'SHQIPERI' c'far nen kupton ti mender ti Igli Hassan efeNi!?

      Përgjigjjuni
      1. B
        Besfort N.

        shume me serioz ishte ky si minister i jashtem se Mamica

        Përgjigjjuni
        1. R
          Realisti

          O Hasani, unë jam pro Ramës që në 1990ën por të thuash se Shqipëria partner I besueshëm kr vendit më demokratike Evropiane nuk marin pjesë do të thotë që të heshtësh dhe ta pranosh ftesën po në heshtje. Thjesht se nuk kemi bole!!! Boll me të tjerat se nuk ka budallenjë! Shikoni si ju sjell vërdallë SPAKu dhe të gjithë vjedhin. Na e shpifët. Lule çdo 21 janar a thua se prandaj ju kemi zgjedhur. Të pështirë!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje