Spiropali i përgjigjet opozitës: Kosova dhe Shqipëria nuk konkurrojnë, plotësojmë njëra-tjetrën

22 Janar 2026, 12:45Politika TEMA
Spiropali i përgjigjet opozitës: Kosova dhe Shqipëria nuk

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka deklaruar se pjesëmarrja e Shqipërisë në Bordin e Paqes, e bën vendin tonë një vend më të besueshëm për Bashkimin Europian, pasi tregon se di të marrë përgjegjësi ndërkombëtare.

Ajo i ka bërë thirrje Kuvendit që të tregojë dhe të japë një mesazh që politika e brendshme nuk do të ndikojë në prekjen e çështjeve të tilla madhore.

“Sot nuk jam këtu vetëm për të paraqitur një akt ratifikimi por atë që ka efekt në atë se si Shqipëria shihet e dëgjohet në botë.
Kështu qeshni ju gjithmonë para kohe. Shqipëria është e ftuar përtej simbolikës, është e ftuar jo vetëm, formalisht.
Në këtë sallë kemi dallime politike është normale, ajo që nuk është normale është ajo që
Bordi i Paqes nuk është alternativë është mekanizëm për ndërtimin e paqes. Nuk hyjmë të zëvendësojmë asgjë për për të ndërtuar paqen ku besojmë.
Shqipëria në Bordin e Paqes është më e besueshme për BE-në dhe tregon se merr përgjegjësi në arenën ndërkombëtare.
Kosova ka pranuar dje ftesën për t’iu bashkuar nismës. Shqipëria dhe Kosova janë 2 shtete sovrane me rrugë të ndryshme por me të njëjtin qëllim. Nuk konkurrojmë njëra tjetrën por plotësojmë njëra tjetrën”, tha ajo.

2 Komente

  1. E
    EdYpi

    Po , poo mi shoqe. Ehe ehe, ashtu eshte mi

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Na e sqaro se sa dite te kane mbete ne drejtimin e ministrise. Tashti do kemi rastin te shohim se cila eshte me e forte: Ti apo Bela?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje