Berisha: Sazanin ia kam ofruar edhe Berlusconit, Nano e bëri për para, Rama për influencë politike

22 Janar 2026, 11:05Politika TEMA
Berisha: Sazanin ia kam ofruar edhe Berlusconit, Nano e bëri për para,

Pas seancës plenare në Kuvend, Sali Berisha, foli në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të Kuvendit.

Kreu i Partisë Demokratike u ndal te projekti i Sazanit, duke u shprehur se dhe në kohën kur ai ishte kryeministër, ia kishte ofruar ishullin ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconit.

“Sa i përket Zvërnecit, është një aferë private. Nuk di të jetë dhënë tokë publike aty. Sa i përket Sazanit, e kam deklaruar, ne i mbështesim investimet amerikane, por natyrisht ky e bëri këtë për influencë politike. E sigurt që dështoi, sepse po të mos dështonte, nuk do të merrte përsipër të bëhej gazi i dheut në një samit. Zvërneci është një investim privat, Sazanin ai e dha, por po të më çosh pak më tutje, do të flas për gjëra që s’kanë lidhje me këtë.

Sazanin edhe qeveria ime e ka ofruar. Nuk mund të jem ai që s’jam. E kemi ofruar. Në kohën kur ne kemi bërë vlerësimin, ai ishte një ishull pa prurje. E ofroi Fatos Nano para meje. E ofrova unë. Ia ofrova mikut të dashur të shqiptarëve, Silivio Berlusconit. Ai e pranoi dhe bëri projektin, por erdhi kriza e madhe financiare.

Sazanin e ka ofruar Fatos Nano. Sazanin e ka ofruar Sali Berisha dhe janë bërë projektet nga i ndjeri Sivliop Berlusconi. Sazanin e ofroi ky dhe ky gjeti Jared Kushner, i cili erdhi me një projekt. Nëse marrëveshja ishte të firmoste marrëveshjen para zgjedhjes së Presidentit Trump, ai e firmosi pas zgjedhjes.

PD ka një parim nga i cili s’ka lëvizur kurrë. Në çështjet e sigurisë ka votuar si SHBA dhe kjo është e faktuar. Ky votoi me një rezolutë me Jeminin për Palestinën  dhe kundër SHBA. Unë do të votoja SHBA. Nëse vjen problemi për të zgjedhur në çështjet e sigurisë, do zgjidhja Shtetet e Bashkuara. Nëse më pyesni për çështjet e sigurisë jam i palëkundur.

Po merr zgjedhje çështja për Groelandën, marrëveshja kuadër që është dakordësuar mes përfaqësuesve të NATO dhe Trump, është marrëveshje që jep zgjidhje”, tha ndër të tjera Berisha.

15 Komente

  1. T
    Teo

    Njesoj jeni...pse te votojme ty Berisha. Me mire te rrije ky....njesoj jeni..

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      O Birishe...pa gare nuk jepen gjerat o Vicidolist...hap gare me kushte e fto kompani nga gjithe bota dhe jepe kysj ofron me shume. Ju e jepni sikur te jeni zot...por te perkohshem jeni...mjere ai popull

      Përgjigjjuni
      1. H
        Harram

        Bravi,Berish,Nano Rama etj,etj mbasi per inat të Enverit që me gjakun e popullit Shqiptar ua mori Italianëve Sazanin.Endra e tyre per te bër koloni Shqiperine po vihet përseri ne rend te dites.Dhe me veprimet tuaja po jua jepni persëri mundesinë.Enveri ishte i 'lig'por ama nuk beri pazarllëqe te tilla.Eshtë lapidare thënia per një lug çorbë te prishur do villni gjith jetën.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Ne shtetin e degjeneruar shqiptar, një i pandehur dhe akuzuar per krime ndaj shtetit dhe rendit demokratik,përveç se non grata universal, rri gjithë ditën ne TV dhe gazetat e korrupsioni,duke përhapur dizinfomacion,shpifje dhe maskaralliqe të tjera.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Toni M.

          Flet idiotesira... pasi berluskoni hidhte miliarda € ne nje vend pa stabilitet.. pa ekonomi etj etj... ky eshte kome e koke ta hedhesh ne kazan ne pese te mengjesit.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Oskar Dirlewanger i Viçidolit

            Po VoriEpirin dhe detin kur ja ofrove Greqisë , o tradhëtari më i madh i gjithë kohrave? Që je kthyer në prostitutën e Asfalisë bashkë me vëllanë tënd binjak Ferid Bejlerin. Se Millosheviçit i ofrove naftë për të shfarosur boshnjakët dhe kosovarët, pastaj listat e kosovarëve që stërviteshin në Tiranë dhe në fund kur të dha urdhër UDBja fillove ti masakrosh nëpër prita luftëtarët e UÇKsë dhe tropojanët patriotë që i ndihmonin të transportonin armatimin kundër Millosheviçit

            Përgjigjjuni
            1. D
              Deshperuese

              Po pse more maskaranj kush jeni ju qe ofroni pjese te shqiperise sikur te ishit pronaret e saj ?

              Përgjigjjuni
              1. B
                Barbys

                Genjen o horr, Amerikanet ta kerkuan Sazanin para luftes ne Kosove, per te bere nje baze ushtarake. Keshtu nuk do ishte nevoja qe avionet bombardues te niseshin nga Aviano ne Itali. Por nga Sazani qe eshte me afer. Por ti kerkove shume para. Qe atehere filloi thyerja jote me Ameriken.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cute Babulja

                  Berishe, pervec ndonje idioti, keto qe thuaj ti per te relativizuar rendesine strategjike qe ka investimi amerikan ne Shqiperi, nuk i beson as Muli, Qimi e co.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bureto

                    Sazanin, ia kam ofruar edhe une Berluskonit-deklaroi Sa-lehu sot. OK! Së pari, nëse Nano, sipas teje e ofroi atë per para dhe Rama per influence politike, po ti per çfare ia ofrove Berluskonit?! E dyta me qe je mik kaq i madh i SHBA-ve si ka mundesi qe ata te shpallen "non grata" familiarisht?! Tashme je i bindur se "non grata' nuk ishte puna e Sorrosit, Blinkenit apo Rames. Në fakt si një shejtan budalla, ti ke qene i bindur per kete, por e paraqite si të tille, pra si nje komplot per te minuar opoziten (?!), se ashtu ta donte puna. Tani qe i bere te gjitha, partine me ndihmen e Rames (!) e more, gjyqet per heqjen e 'non grates', si në Paris dhe në Londer i humbe, parate e lobimit në SHBA te shkuan per dhjame qeni, dhe, edhe pse administrata amerikane ndryshoi, siç propogandove dhe shpresove se ate damkë, pavaresisht gomarlleqeve qe thone poshte e lart, ronxhobonxhot e tu si aldo, edithi, baçi etj, lera "non grata', nuk do te te hiqet më sa te jesh gjalle. E pra per kete te dyten, si çeshtje e dites pra, do na thuash ndonjllaf? Ndaj lere Sazanin, se per të apo punë te tjera, jane te tjere qe e kane ate te drejte, siç ua ka dhene populli, ndaj per punet e tyre mos leh se nuk të pjerdh më njeri, si brenda ashtu dhe jashte vendit. Kupto njehere e mire se eshte populli shqiptar ai qe ta ka hequr vizen me kohe. Tash e në vazhdim je vetem nje Zombie. Ndaj prit drejtesine dhe verdiktin e Zotit se çdo të bejne me ti. Pritshmeri të tjera nuk mund te kesh. Per mekatet e tua te panumurta dhe te renda, ka vite qe ka hyre në fuqi Karma jote.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sass

                      Po kure doje te hidhje ne ere ambasaden amerikane dhe ndiqj si shejtani ambasadoren Lino per ta brare ketr pse nuk e thua mor kriminel

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Patrioti

                        Po çfarë di të bësh ti more malukat! O Sali ti edhe shqip nuk di të flasësh mirë, megjithëse ke mbi 60 vjet që jeton në Tiranë. Ti je një monstër o Sali me fytyrë njeriu, por njeri nuk je sepse ti je një vrasës i rëndomtë, që nuk sheh kë ke përpara pasi për ty jeta e njeriut vlen sa një plumb. Mos pafsh hajër jo vetëm ti por gjithë familja jote kriminale që ka kaq shumë kusure për të larë.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bufiiiiiiii

                          O Birrisha jane filmime me ty talleshin italianet , nuk dine te ndaje femeroren nga mashkullore. Po ik o non grata vrases se je bere i peshtire

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Berluskoni tallej me Vampirin

                            Kur i kerkonte Vajza te bukura nga Shqiperia. Dhe ndyresira Zgerdhihej dhe nuk dinte te pergjigje. Sepse Politika e Vampirit i kishte mbushur semaforet e Italise me vajza tona.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Munika

                              Kurse ti e bere per te pasuruar Argiten dhe Zenin.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje