Qeveria ka zbardhur relacionin shoqërues të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare që synon ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në zonat e prekura nga konfliktet. Projektligji pritet të miratohet sot në Kuvend me procedurë të përshpejtuar.
Sipas dokumentit zyrtar, marrëveshja është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave me vendimin nr.45, datë 21 janar 2026, dhe parashikon që Shqipëria, e përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, të bëhet pjesë e Kartës themeluese të Bordit të Paqes.
Bordi i Paqes do të krijohet si një organizatë ndërkombëtare me personalitet juridik ndërkombëtar, me mision promovimin e stabilitetit, rivendosjen e qeverisjes së ligjshme dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në territore të prekura ose të kërcënuara nga konflikti. Aktiviteti i tij do të zhvillohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Roli i Shqipërisë dhe statusi i anëtarit themelues
Relacioni thekson se pjesëmarrja e Shqipërisë në Bord përbën një zhvillim me rëndësi të veçantë për politikën e jashtme dhe diplomacinë e vendit. Shqipëria parashikohet të ketë statusin e anëtarit themelues, çka i jep një rol aktiv dhe të barabartë në formësimin e vizionit, parimeve dhe arkitekturës vendimmarrëse të Bordit.
Qeveria argumenton se ky status rrit ndjeshëm profilin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe e pozicionon vendin si faktor stabiliteti dhe aktor paqeje, veçanërisht në proceset që synojnë zgjidhjen e konflikteve shumëvjeçare, përfshirë Lindjen e Mesme. Dokumenti e cilëson gjithashtu këtë zhvillim si konfirmim të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Kartës, Bordi do të drejtohet nga një Kryetar dhe do të ketë dy struktura kryesore vendimmarrëse: Bordin e Shteteve Anëtare dhe Bordin Ekzekutiv. Vendimet do të merren me shumicë votash, por do të kërkojnë konfirmimin e Kryetarit, i cili gëzon edhe të drejtën e vetos dhe autoritetin përfundimtar interpretues.
Anëtarësimi i shteteve do të bëhet me ftesë dhe mandat trevjeçar, me mundësi rinovimi. Përjashtim bëjnë shtetet që kontribuojnë mbi 1 miliard dollarë brenda vitit të parë, për të cilat nuk zbatohet kufiri trevjeçar i mandatit.
Karta garanton ruajtjen e sovranitetit të shteteve anëtare, duke përcaktuar se Bordi nuk ka juridiksion brenda territorit të tyre dhe nuk mund t’i detyrojë të marrin pjesë në misione pa pëlqimin e shprehur.
Bordi i Paqes do të financohet përmes kontributeve vullnetare vjetore të shteteve anëtare. Ndërkohë, organizata dhe personeli i saj do të gëzojnë personalitet juridik ndërkombëtar, si dhe privilegje e imunitete të nevojshme për ushtrimin e funksioneve, të rregulluara përmes marrëveshjeve me shtetet pritëse.
Efektet financiare për Shqipërinë
Relacioni sqaron se në këtë fazë, miratimi i projektligjit nuk sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Megjithatë, anëtarësimi në Bord do të shoqërohet në të ardhmen me kontribute financiare vullnetare, të cilat do të përfshihen në buxhetin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe në planifikimet afatmesme buxhetore 2027–2029.
Për zbatimin e projektligjit ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa për zbatimin e marrëveshjes do të përfshihen edhe Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Marrëveshja për themelimin e Bordit të Paqes është iniciativë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mbështetet nga rezoluta nr. 2803 (2025) e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Si mund të ndiheni kaq të lumturuar kur të gjitha vendet e botës demokratike duke përfshirë edhe ato europiane i thanë JO këtij karagjozi?!!!!!!
Po cfare konfliktesh do te zgjidhim ne kur ende jemi koke e kembe ne konflikt te paster me serbe, maqedonas e greke, lidhur me Kosove, Maqedoni Perendimore dhe Cameri? Cfare konfliktesh do te zgjidhim ne, kur ka 35 vjet Shqiperia noton ne ujerat e nje quasi lufte civile te brendshme, vend pa vote te lire, vendi me i varfer i Evropes?! Nje qeveri dhe elite politike e korruptuar, tradhtare dhe iniorante natyrisht nuk mund te guxoje te negocioje kushtet e nje pjesemarrjeje pa te drejta te plota e deri ne zgjidhjen e halleve tona! Kjo elite vetem do ta perkeqesoje situaten mbarekombetare politjke, ekonomike e sociale! Shqiptaret nuk kane cfare ti japin me askujt, vec SHPIRTIN!
Mos guxoni ta votoni! Ne situaten e krijuar eshte si konferenca islamike qe na futi Berisha!
Po ik ore plehre kryeminister ,shume shtete evropiane s moren pjese o bythlepires .Po ti je legjenda e ballkanit si mos te maresh pjese ti .Per nje gje te heq kapelen qe the mjere amerika dhe bota po u zgjodh Trump president ,po pastaj vajte e lepive si legen burre qe je
Sigurisht Shqiperia dhe shqiptaret ku jane ne Ballkan, duhet te behen pjese dhe aktore te devotshem te Bordit te Paqes. Jemi populli i ISCANDERBEG apo i Gjergj Kastriotit SCANDERBEG. Logoja e skalitur nga Kryeheroi i shqipetareve ISCANDERBEG e deshifruar, asht si dy pika uje e ngjashme me cilesimin e struktures se re rregulluese, Bordi i Paqes. Otomanet e kane ditur deshifrimin e saj dhe pas thyerjes me lufte te shqiptareve, deri diku u perpoqen ta respektojne ate filozofi te holle, me nje kuptim universal per njerzimin, stampuar me qendisje ne gjokset e luftetareve nga Kryetrimit Shqipetar. Shpejt otomanet kuptuan dhe provuan se ky popull i vjeter ne Ballkan kanosej nga armiq qe donin ta eleminonin. Shqiperia qe e arriti mbijetesen e saj permes tolerances fetare, duhet te jete zeri me i pranueshem per kthimin e Paqes, atje ku ajo veshtirsohet per arsye egosh apo nxitjesh fondamentale qe frenojne ende boten te shkoi drejt strukturave demokratike perendimore, larg ekstremeve Majtas e Djathtas.
Deri kur e ku duhet te sakrifikojme per boten o gjergj fishta?! Kosova eshte endw nuk njihet nga OKB, Shqiperine e udheheqin prej nje shekulli joshqiptare, sllave e ortodokse, qe sic thoshte Fishta i Pare, ma mire me dek e nen dhe me u kja, se me jetue nen sllav e shkja!!!! Ne po beme punet e shtepise ketu jemi ok me veten e boten. Nese shqiperia do te ish per vete model paqeje te brendshme, demokracie, drejtesie e lirie, ok, perndryshe, kjo eshte nje bythelepirje politike ne emer te gjoja nje perfitimi gjeopolitik, qe kurre nuk e dime kur vjen. Ne duhet te paguajme vetem nese ne axhenden e ketij Bordi eshte dhe anetaresimi i Kosoves ne OKB dhe Vendosja e votes se lire ne Shqiperi, shkaterrimi i modelit narkoekonomik, paqe e drejtesi sociale... Shqiperine te pabuke e fanar ndricues ne bote e kishim nje here...! Kur Elez isuf Ndreun e dekoroi Franc Jozef, ky i fundit i kerkoi Elezit taksa e ushtare. Elezi dhe pse pranoi dekoraten, i tha: zotni, po ne kunder Turqise e Serbise luftuam se nuk kemi pse tu paguajme taksa e japim ushtare atyre! Dhe ju te njejten gje po kerkoni! Ne nuk kemi taksa e ushtare se vend i djegur e shkretuar jemi. Franc Jozef I dha te drejte dhe anulloi taksa e ushtare nga shqiptaret. Keta te sotmit dhe zjarrin ia vene Shqiperise po ua kerkoi bota, se nuk janr shqiptare! Jane serboboahnjak greke vllehe rome GORANE LGBT bullgare hajdute injorante w te pa din e iman!
1 miliard euro ?! Kaq pak]? Vetem kaq apo jane me te rejat.? Po te jete vetem per kaq I paguaj vetë nga xhepi.