Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi theksoi në Kuvend se ftesa për të marrë në Bordin e Paqes nuk është bërë ndaj kryeministrit Edi Rama por ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Nga Foltorja e Kuvendit, ai theksoi se kombi shqiptar, në Shqipëri e Kosovë, ka treguar se është pro paqes dhe prandaj ka ardhur një ftesë e tillë, ndaj nuk duhet që të bëhe propagandë nga qeveria. Bardhi po ashtu kujtoi edhe deklaratat e Ramës më herët kundër Trumpit, ndërsa shtoi se janë kundër shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të këtij projektligji në kundërshtim me rregulloren dhe Kushtetutën.
“Ka qenë Rama i vetmi lider botëtor që i është drejtuar presidentit të SHBA me termin përfaqëson turpin e njerëzimit. Një deklaratë që nuk i shkon as marrëdhënieve të Shqipërisë dhe kombit me SHBA, një deklaratë që vë në rrezik sigurinë dhe marrëdhëniet mes kombit shqiptar, dhe SHBA. Erdhe këtu e fole për Shqipërinë. Ne nuk ndihemi të vlerësuar për partneritetin që ka vetëm Shqipëria me SHBA, por krenarë për marrëdhëniet e shkëlqyera që ka kombi me SHBA. Prandaj edhe ftesa i është drejtuar Shqipërisë dhe Kosovës.
SHBA kishin ftuar në këtë bord Shqipërinë dhe Kosovën për shkak të rolit që ka kombi jonë jo thjesht në paqen në Ballkan por në Evropë dhe më gjerë dhe për shkak të raportit të shkëlqyer strategjik me SHBA. Nuk mund të bëhet propagandë apo të talleni me SHBA që të flasësh për arritje historike ndërkohë që përpara vitesh e ke quajtur njeriun kyç të paqes sot në botë, turpi i njerëzimit”, tha Bardhi.
Po po Bardha, ashtu eshte.
Letra i eshte drejtuar Shkelqesise se kryeministrit Shqiptar Z.Edi Rama.Ju jeni antishqiptar dhe ju e urreni popullin qe nuk ju dha voten .Lart e me larte Shqiperia jone e brishte dhe e bukur, te plasin ata qe nuk e duan .
Gazment BARDHI= LLAXHORE FSHATI:
Nuk ka se si te votoshe keta débil....keta thone hapur mos n'a votoni shikoni si jemi.....
O bardha hiqi syzet e lexoje mire ftesen.I drejtohet direkt K/M te Shqiperise sic i eshte drejtuar direkt Presidetes te Kosoves.