Çështja “Balluku” në Kushtetuese: Kryeministria kundërshton pezullimin e një ministri nga Gjykata Penale

22 Janar 2026, 10:30Politika TEMA
Çështja “Balluku” në Kushtetuese: Kryeministria

Përfaqësuesja e Kryeministrisë ka mbrojtur në Gjykatën Kushtetuese argumentet e ankimimit kundër vendimit për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, për të cilën SPKA ka kërkuar arrestimin. Sipas Kryeministrisë, me vendimin e GJKKO për pezullimin e Ballukut si zv.kryeministre dhe ministre u cënua një nga pushtetet.

“GJKKO pretendon se kjo kërkesë nuk mund të ngrihet, duke argumentuar se nuk ka marrëdhënie juridike kushtetuese. Ne sqarojmë se kjo nuk është një ankimim kushtetues individual dhe nuk ka të bëjë me nevojën e mbrojtjes së të pandehurit. Kërkesat lidhen me marrëdhënien midis tre pushteteve. A ka të drejtë gjykata penale të pezullojë nga detyra një ministër? Ne vlerësojmë se jo!

Për legjitimin sqarojmë se Këshilli i Ministrave vjen në këtë gjykim si organ i prekur, pasi pezullimi i ministres pengon funksionimin e strukturave dhe projekteve të tij. Ministri i pezulluar nuk mund të propozojë më asnjë akt pranë Këshillit të Ministrave, ndërsa kryeministri mund të propozojë vetëm për fusha që nuk mbulohen nga asnjë ministër. Në këtë mënyrë, kryeministri vendoset në pozicionin ku duhet të zëvendësojë një ministër, gjë që e shtyn Këshillin të kërkojë shkarkimin e tij.

Nëse pasojat e këtij vendimi janë të lejueshme nga Kushtetuta, ky është thelbi i çështjes. Sa i përket pretendimit se duhet të tejkalohen të gjitha shkallët e gjyqësorit, kjo vlen vetëm për ankimimet e bëra nga individë, jo nga Këshilli i Ministrave”, tha përfaqësuesja e Kryeministrisë.

2 Komente

  1. e
    eDRAMA, Il Re degli Ignoranti

    Natyrisht qe nje Gjykate Penale nuk mund ta pezulloje nje minister se Sulltan Rama eshte mesuar der sot ti shkarkoje vete se pari Hajdutet brenda qeverise e pastaj tja hedhe ne preher Drejtesise, por kurrsesi nuk mund te kuptoje qe Gjykata Penale te penalizoje Hajdutet efektive e te besuar te tij pa i shkarkuar vete me Ferman Sulltani vete me pare!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lomi

      Ketu kemi te bejme me shkeljen e Kushtetutes dhe te ligjit ne pergjithesi, prandaj menyra e trajtimit nga ana e Kryeministrise dhe Kuvendit eshte e gabuar. Kuvendit me nje vendim te tij duhet te kishte pezulluar prokuroret e gjyqtaret qe kane shkelur ligjin, edhe per faktin qe nuk eshte hera e pare ... Ju kujtohen pergjimet e paligjshme ndaj Kushtetueses vetem,? Perse duhet te shprehet Kushtetuesja per shkeljen e ligjit kur shkelja eshte ne driten e diellit e per me teper keta zoterinje kane kurajo qe te insistojne ne shtremberimin e ligjit edhe Pasi Kane gabuar? Perse nje i zgjedhur kur gabon shkarkohet nga detyra kurse keta personazhe te zgjedhur nga Argjita me makinacionet e familjes, nuk mund te shkarkohet kurre?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje