Kuvendi i Shqipërisë, përmes Drejtores së tij Juridike, Mimoza Arbi, ka deklaruar në Gjykatës Kushtetuese se pezullimi nga detyra dhe bllokimi i pasaportës së zv.kryeministres Belinda Balluku janë në shkelje të Kushtetutës.
Arbi tha në seancën në Kushtetuese për çështjen Balluku, se sipas neneve përkatëse, deputetët gëzojnë imunitet dhe nuk mund të pengohen, arrestohen apo ndiqen penalisht pa miratimin e Kuvendit Popullor. Ndjekja penale mund të kryhet vetëm me pëlqimin e Kuvendit.
Në pikën 3 të nenit 103, Kushtetuta garanton pushtetin ekzekutiv, duke siguruar që ministrat që gëzojnë imunitet si deputetë të kenë të njëjtat mbrojtje kushtetuese. Po ashtu, neni 73 i Kushtetutës parashikon se deputeti nuk mund të arrestohet apo t’i ushtrohet kontroll paraprak.
Drejtorja Juridike e Kuvendit thekson se vendimet për pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës janë marrë në kundërshtim me këto parime kushtetuese.
“Pezullimi nga detyra dhe bllokimi i pasaportës për zv.kryeministren, Kuvendi e gjen në shkelje të Kushtetutës. Në nenin 22 parashikohet se deputeti i Kuvendit gëzon imunitet dhe nuk mund të pengohet, arrestohet apo ndiqet penalisht pa miratimin e Kuvendit Popullor. Ndjekja penale bëhet vetëm me pëlqimin e Kuvendit Popullor.
Në pikën 3 të nenit 103 të Kushtetutës është një dispozitë themelore që garanton pushtetin ekzekutiv. Kur ministrat gëzojnë imunitet si deputetë, ky imunitet është i barabartë dhe krijon garanci kushtetuese. Neni 73 i Kushtetutës parashikon se deputeti nuk mund të arrestohet dhe ndaj tij nuk mund të ushtrohet kontroll paraprak.’, tha Arbi.
Spak nuk i ngelet gje vetem te botoje te plote dosjen. E tja dergoje partnereve. Pastaj Rama ta mbaje gjithe jeten.
Padiskutim. Me kete mbrojtje bastarde qe po ben KM, nje hajduteje ordinereje, dosja duhet publikuar. Padiskutim. Dhe ta marre vesh populli i majte
Le tu dergoje partnereve edhe gjithe falsifikimet e shkeljet e ligjit qe kane bere sebashku me Gjkko ne ceshtjen Veliaj!
O shoku akoma se ke kuptuar qe nuk ka dosje per tu publikuar pervec disa zbardhje tabulatesh komunikimi te cilat do bien per procedure ne Gj Larte sepse nuk pergjohen e zbardhen bisedat e personave me imunitet pa miratim nga parlamenti me pare. E dyta, ato investime te bera, ata partneret i kane bere dhe fituar si tenderime dhe sipas kerkesave te tyre. Nejse ‘asino frica asino’ dmth gomari ferkon gomarin dhe per nje moment edhe une u bera gomar duke u perpjekur te te ndricoj ndopak.
Po Berishes si ja moren pasaporten 1 vit. He Arbi?
pse Berisha ishte anetar qeverie?
Banditet e vegjel izolohen ne burgje, kurse banditet surrelas, duhet te jeni te lire dhe duhet te levizin lirshem ne bote.
e ke per ate te bellkonit te kati i 8?
Më vjen keq për nivelin e ulët juridik që kanë SPAK dhe Gjykata! Këto janë arsyetime elementare që i kupton edhe një person që nuk është jurist! Çdo veprim lind nga Parlamenti dhe nuk mund që të bësh “lidhje të shkurtëra”!
Kush akuzohet nga prokuroria prezumohet i pa fajshem por,mundesia e largimit nga vendi eshte evidente.Rasti Ahmetaj,Llala e plot te tjere tregojne se nuk ka garanci per te dale jashte shtetit.Po ta leme te lire (te dale jashte vendit) do te themi me pas:kush e la?Znj.Balluku,Kuvendi i Shqiperise duhet ti heq imunitetin dhe te lere te lire drejtesin te bej punen e saj.
Sa te perpikte jane shqiptaret me ligjet,nuk ju kalon asnje gje e vogel pa e studjuar me hollesi dhe perpikmeri!Jo me kot kane arritur kaq shume suksese ne berjen e shtetit aq sa askush nuk rri ne kete vend sikur tja paguajne rrogen me flori!
Jo kushtetues bllokimi i pasaportes? Pse ka na i rruge Zvicre per te bere Balluku?
Republika e prokuroreve porsa I nxorri kthetrat. I duhen prere sa pa marre pushtet te plote e ti beje gjemen ketij vendi qe s'po I ndahen fatkeqesite.