
Në çdo fjalor politik, ideja e mbledhjes së firmave për të ndikuar apo intimiduar një gjykatë që po shqyrton një çështje konkrete, konsiderohet ANTIDEMOKRATIKE dhe kundër SHTETIT LIGJOR.
Një ide e tillë, ca më shunë realizimi i saj, përbëjnë as më pak e as më shumë por cënim të parimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së gjykatës.
Në fakt, kjo ide i shndërron njerëzit në turmë (fyerje e rëndë kjo ndaj shoqërisë demokratike) dhe, tenton të nxjerrë dhënien e drejtësisë nga shtrati i proçesit të rregullt ligjor tek gjykimi popullor i turmës.
Këtë gjë kanë bërë e bëjnë të gjitha sisteme politike totalitare. Jakobinët, komunistët dhe talibanët kanë bërë e bëjnë këtë lloj drejtësie.
Është drejtësia tipike ku gjykimi nuk bëhet mbi fakte, prova e procese të rregullta, por mbi opinione politike. Në këtë drejtësi, individi, minoranca, liria dhe të drejtat nuk vlejnë përpara shkumës populiste, narrativa e të cilës ka emra të ndryshëm sipas dëshirës së politikanit që i nxit.
Sigurisht të gjithë dallkaukët që nxisin këto gjëra flasin në emër të popullit...
Trishtim i madh që edhe në hapësirën tonë politike ka parti dhe politikanë që bëjnë nisma të tilla populiste, sigurisht në përpjekje për të siguruar mbijetesën e tyre politike. Por në thelb këto nisma nuk flasin për demokraci, por për talibanizëm.
***
E kam bërë këtë reagim edhe kur Erion Veliaj, kryetar i bashkisë Tiranë, në mandatin e tij të parë, nxiti një protestë (nuk mblodhi firma) përpara gjykatës së Apelit Administrativ për një çështje konkrete.
Ka qenë dhe mbetet e papranueshëm ky reagim populist politik për një shoqëri demokratike.
Për talibanët po, vlejnë këto gjëra.
Mos komento ai ashte nje idiot klasi qe bane keta budalleqe
Ou , foli Ydhi ??? Po mire o Ydhi , protestat para gjykatave qenkan talebanizem ....po protestat kunder gjykatave perpara mikrofonit cfare jane ?? Ai shefi yt , qe te mban me buke , ka shume kohe qe proteston kunder gjykatave , por ama e mban veten dhe nuk shkon te dera , por proteston para kamerave dhe mikrofonit. A mund ti vesh kesaj nje epitet o Ydhi ???.....vetem kujdes , zgjidhi fjalet se mos merzitet mbreti dhe ngelesh pa buken e gojes pastaj !!!!!
Plotesisht dakotd , o Yll I pashuar ! Po pse harroni " Ndonjehere " dhe i turreni DREJTESISE me ZI se i perbetuari I Berishes dhe I BERISHIZMIT , Flamur Noka ?! ( Nga qe jeni nga e njejta nahije , mos jeni ne gare ? )
Per Veliaj ti e ke bere se te doli emri te thesi i vellait te Veliajt.
Kur drejtesia eshte padrejtesi domosdo qe duhet te jete kunderveprim