Presidenca kundër GJKKO e SPAK për Ballukun: Masa ndaluese nuk është kushtetuese

22 Janar 2026, 12:50Politika TEMA
Presidenca kundër GJKKO e SPAK për Ballukun: Masa ndaluese nuk

Ka rinisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen Balluku dhe fjalën e ka marrë përfaqësuesja e presidentit. Presidenca thotë se masa e ndërmarrë nga GJKKO dhe SPAK për pezullimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë nga detyra, është jo kushtetues.

“Nëse masa ndaluese e pezullimit nga ushtrimi i një detyre apo shërbimi, e vendosur ndaj një anëtari të Këshillit të Ministrave apo gjithë Këshillit të Ministave ndikon në funksionimin e lirë dhe të pakushtëzuar, të pushtetit ekzekutiv, atëherë kjo masë merr përmbajtjen e një instrumenti kontrolli dhe balance midis pushteteve. Një instrument i tillë i cili nuk është i parashikuar nga kushtetuta, por që ka forcën juridike për të kushtëzuar funksionimin dhe përbërjen e pushtetit ekzekutiv dhe nuk mund të konsiderohet kushtetues. Nëse masa ndaluese nuk ndikon në funksionimin e lirë dhe të pakushtëzuar të pushtetit ekzekutiv spese kuadri ligjor në fuqi parashikon zgjidhje apo rrugëdalje institucionale, të cilat nuk krijojnë impakt për ekzekutivin dhe nuk e vendosin atë përpara lëvizjeve të detyruara, atëherë del nga konteksti penal dhe nuk shndërrohet në instrument kontrolli e balance i pushtetit gjyqësor mbi pushtetin ekzekutiv”, tha përfaqësuesja.

4 Komente

  1. "
    "qytetar" katnar

    Po te blesh rrip mesi 12mij euro me rroge shteti eshte kushtetuese ?

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXX

      Po te firmosesh per shitjen e pronave te ushtrise eshte kushtetuese? Pyes per nje shok te embel si sheqeri.

      Përgjigjjuni
      1. t
        titi

        Po te vjedhesh Shqiptaret eshte Kushtetuse

        Përgjigjjuni
        1. d
          drejtesi e munguar

          SPAK-u dhe GJKKO-ja duhet te dalin me konkluzione konkrete per "krimin"e Znj.Balluku.Askush nuk duhet te jete mbi ligjin.K/ministri duhet ta largoj Znj.Balluku dhe ti jape mundesi drejtesise te veproj.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje