“Opozita nuk prodhon asgjë”, Dritan Shano: Non-grata të mbyllet në shtëpi dhe të pijë uthull, është turpi jo shpresa e shqiptarëve

28 Dhjetor 2022, 11:11Politika TEMA

“Opozita nuk prodhon asgjë”, Dritan Shano: Non-grata të

Ekonomisti Dritan Shano thotë se opozita nuk prodhon asnjë shpresë për shqiptarët, por qëndron për të përfituar si zgjidhja e dëshpërimit.

Ndaj sipas tij, PD si partia më e madhe opozitare duhet të refuzohet me votë që t’i bjerë legjitimiteti që pretendohet se e ka..

“Opozita nuk prodhon asnjë shpresë për shqiptarët, por qëndron atje për të përfituar si zgjidhja e dëshpërimit të shqiptarëve, pasi shqiptarët nuk kanë se ku shkojnë dhe do të shkojnë atje, sepse ata nuk afrojnë asgjë, asnjë alternativë dhe zgjidhje.

Prandaj shqiptarët duhet ta refuzojnë me votë që t’i bjerë legjitimiteti i pretenduar që nuk e kanë.

Një shqiptar i shpallur non grata nuk i shërben shqiptarit dhe duhet të mbyllet në shtëpi e të pijë uthull nga turpi, jo tu thotë shqiptarëve që është shpresa e së ardhmes”, është shprehur Shano në emisionin “Ora e Betit".

9 Komente

  1. K
    Kaiser

    Fjalet me me vend qe mund te kete thene ndonje person ne tv

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      O Shano ke thene nje fjale lapidar po atje jane mbledhur te gjithe qorrat , shurdhet , memecet e as shohin as degjojne se ju ka dhene tru gomari plaku mere dhe ai koke qezapi qe ka koken me qoshe dhe pretendojne pushtet , ata kane hallin e pasurise se tyre qorrat jane gati te vdesin per te ruatur pasurine e tyre

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Pra @emigrant, nuk jane dhe aq qorra, por jane bile me kater sy. Ata se shohin, ndaj dhe e dine se ç'i pret. Ashtu shtrenguar pas 'nongrates' , shpresojnë në ndonje mrekulli. Sigurisht që mrekullia nuk do ndodhe, por as ata nuk duan që të shkojne me kembet e tyre si 'cjapi te kasapi', që dmth se nëse e ndjejne veten të zhytur në pislleqet e 'liderit' të tyre historik dhe 'babait' të tyre shpirteror, ai 'kasapi' do të jete Ligji.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Veterani

          Po nuk u qërruan nga skena politike shqiptare Sali Ram Berisha dhe Ilir Rexhep Metaj , opozita shqipare duhet të bëhet e ndërgjegjshme se nuk do të vijë kurrë pushtet dhe Edi Rama do mbretërojë i pa shqetësuar fare . Shqiptarët dhe miqtë tanë euroatlantikë duan një opozitë që ti japë shpresë shqiparëve , për një ekonomi dhe një jetë më të mirë , gjë të cilën udhëheqja e opozitës së sotme e ka siguruar jo më për vehte e familjet e tyre po për brezat e tyre të ardhshëm . Po nuk u kuptua kjo situatë nga populli opozitar , Ramën do ta kemi gjatë në pushtet dhe pasojat do ti heqim të gjithë bashkë , pozitarë e opozitarë. Zoti i dhëntë mend popullit opozitar .

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eni

            O Shano po pse nuk del ti? Koqe kandari

            Përgjigjjuni
            1. c
              cuf dabjoni

              Ç'pate "Eni"? Kush te pickoi? Apo kur pickojne "bacen", plehun Sali, te pickojne edhe ty?

              Përgjigjjuni
            2. S
              Shaqo

              O Shano, me mire vone se kurre, shume vone e ke kuptuar Saliun e PD, por "better never than too late", je djegur edhe ti me te tjeret, jeni shume te vonuar.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drejtësia

                Super konkluzion! Mendjendritur Dritan Shano! Nje shtese vetem: PD as nuk ka patur, as nuk ka, as nuk do te kete kurre legjitimitet, prandaj nuk cfare legjitimiteti t'i bjere, apo t'i ngrihet! PD - që në embrion, ishte SAJESE ARTIFICIALE, me urdher nga lart, brenda dites, me lidership te imponuar, me antarë te gjithe te denuarit ordinere! Perkundrazi, te denuarit e ndergjegjes, ME STATISTIKE, u lane jashte PD-se, sepse i tille ishte misioni i PD-se: te mos lejonte faktorizimin politik te te denuarve te ndergjegjes! Keto jane arsyet pse PD perdori dy here ushtrine per te shtypur popullin: ne '97-en dhe me 21 Janar! Rast unik edhe ne krahasim me diktaturat me te urryera te cfardolloji! Vulen se cfare monstre eshte, PD- ja e vuri kur kreu precedentin unik te kriminalizimit te demokracise parlamentare: hodhi ne rruge mandatet dhe shkeli me kembe mandatet e perfaqesimit te popullit!!!!! Vetem ilegjitimët nuk kane perfaqesim nga populli. Prandaj PD as nuk ka patur, as nuk ka, as nuk do te kete kurre legjitimitet!!!!!!!!!!!!!!!!!

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Neritan Liçaj aktor

                  Or Veterani qenke me keq se ata qorat e Nevojtores e PD ,cfare te keqe ke nga Rama or hajvan ,se po bene Shqiperine qe sot po shihet qe eshte shtet ,sot po e njeh gjithe bota ,megjith keto pengesa nga opozita kriminale ,e nga disa qe japin mend si puna jote ,pa dyshim qe edhe ti je nje nga cecenet e Non Grates

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje